v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-06-18 21:01:02    
U organizua premiera e filmit tė parė me temė tė Lojėrave Olimpike tė Kinės (1)

cri

dėgjoni

Nė vitin 1932, atleti i vrapimit me distancė tė shkurtėr, kinezi Liu Changchun duke kapėrcyer vėshtirėsi tė shumta, si i vetmi pėrfaqėsuesi i Kinės mori pjesė nė Lojėrat e 10-ta Olimpike tė Los Anxhelos. Mė 16 maj, u organizua nė Pekin premiera e filmit artistik " Olimpiada e njė njeriu", filmi i parė kinez me temė olimpike qė pasqyron njė histori tė vėrtetė. Duke filluar nga 17 maji, ky film u vu nė qarkullim nė mbarė Kinėn dhe u organizua nė Pekin njė simpozium mbi kėtė film.

Do tė dėgjoni tani reportazhin me titull: "U organizua premiera e filmit tė parė me temė tė Lojėrave Olimpike tė Kinės".

Nė vitin 1908, revista e atėhereshme me ndikim nė Kinė " Rinia e Tiancinit" parashtroi 3 pyetje : Kur do tė marrin pjesė kinezėt nė Lojėrat Olimpike? Kur do tė fitojė Kina njė medalje nė Lojėrat Olimpike? Kur do tė organizojė Kina Lojėrat Olimpike? Filmi i parė kinez me temė olimpike " Olimpiada e njė njeriu" na dha pėrgjigje pėr pyetjen e parė.

Nė vitin 1931 nė prag tė incidentit tė "18 shtatorit", Liu Changchun ishte njė stundent i Universitetit tė Kinės verilindore. Ai lindi nė qytetin Dalian. Kishte talent pėr vrapimin nė distancė tė shkurtėr dhe gjatė njė gare ai mposhti atletin japonez duke fituar titullin kampion nė spartakiadėn e Kinės veriore. Pas incidentit tė 18 shtatorit, Liu Changchun u detyrua tė hiqte dorė nga stėrvitjet dhe garat, kurse biseda qė ai bėri me trajnerin gjerman gjatė dhėnies sė lamtumirės i ngjalli dėshirėn e zjartė Liu Changchunit pėr tė marrė pjesė nė Lojėrat Olimpike. Me pėrkrahjet e palėve tė ndryshme, ai u ngjit nė vaporin postar pėr nė Los Anxhelos. Nė ceremoninė e hapjes sė Lojėrave Olimpike tė LosAnxhelos nė vitin 1932 u shfaq pėr herė tė parė tabela orientuese me mbishkrimin " China".

Nė film, Liu Changchun pėr arsye tė lodhjes gjatė udhėtimit, nė garėn paraprake tė vrapimit 100 metra, u tejkalua nga kundėrshtarėt dhe mbeti i fundit nė grup. Kurse nė garėn paraprake tė vrapimit 200 metra, ai kaloi nga vendi i dytė nė tė katėrtin dhe kėshtu nuk pati mundėsi tė hynte nė raundin e dytė tė garave.

Liu Changchun nuk pati mundėsi tė hynte nė garat e raundit tė dytė, por rezultati nuk ishte aq i rėndėsishėm, spektatorėt u prekėn nga ndjenjat olimpike tė personazhit kryesor tė filmit Liu Changchun...

" Ky film na jep njė frymėzim tė madh. Ai shkoi i vetėm nė Lojėrat Olimpike gjė qė pėrfaqėsoi vullnetin e ēeliktė tė kinezėve. Me anėn e kėtij filmi, dėshirojmė tu transmetojmė ngushėllimet tona banorėve tė zonave tė prekura nga tėrmeti, nė mėnyrė qė ata tė ngrihen sa mė parė nė kėmbė dhe tė rindėrtojnė vatrat e tyre. "

" Jam e mendimit se si brezi i ri i kinezėve, jam frymėzuar shumė nga ky film. Nė kohėn kur fryma olimpike ėshtė transferuar nė Kinė, unė uroj qė cdo kinez, i zonave tė prekura nga tėrmeti dhe tė gjithė tė jenė tė fortė duke u inkurajuar nga fryma olimpike"

Nė simpoziumin mbi filmin " Olimpiada e njė personi", shumė komentatorė me sy kritik thanė se nė tė kaluarėn, shumė pak nga filmat me temė sportive i kanė prekur, kurse filmi " Olimpiada e njė njeriu" u dha atyre njė tė papritur. Njė funksionar i Drejtorisė Shtetėrore tė Radio-Film-Televizionit tė kinės tha se ky film me anėn e hollėsirave pasqyron nė mėnyrė tė natyrshme frymėn kombėtare tė luftės sė bashkuar tė kinezėve duke arritur nė njė nivel tė lartė. Komentatori profesionist, zv-kryeredaktor i revistės " Kinematografia" Won Yan i tha korrespondentit se krahas emocionit, ky film i ka ngjallur atij edhe mendim tė thellė.

" Ky film ka shtjelluar historinė shpirtėrore tė njė atleti, nė fakt ai ishte pėrfaqėsuesi i njė kombi. Ne pamė procesin e rritjes sė njė atleti nė Kinėn e dobėt, nė sfondin historik kur Kina ėshtė marrė nė qafė nga tė tjerėt. Jam shumė i emocionuar nga ky film, vecanėrisht duke parė atė nė vrapimin 100 metra, desha tė vrapoja sė bashku me tė. Mė vjen shumė keq qė ai mbeti i fundit. Nuk di si ishte rezultati i vėrtetė, ai ishte nė tė parėt, por nga lodhja e tepėrt ai u kalua nga tė tjerėt. Ndoshta ky ėshtė njė trajtim artistik i bėrė me qėllim nga regjisori ". ( Zhai)

\