v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-06-18 20:35:54    
Kultura bėhet falas

cri

Njė skemė pėr hyrjen falas nėpėr muzeumet e gjithė Kinės po hap dyert e kulturės dhe historisė pėr tė gjithė publikun.

"Tė them tė drejtėn isha pak e habitur kur pashė se nuk kishte rradhė tė gjata pėrpara muzeut sic e kisha menduar," tha Yuan Hong, njė qytetare e Pekinit gjithashtu dhe njė fanse ushtarake. Yuan po vizitonte Muzeun Ushtarak tė Revolucionit tė Popullit Kinez nė Pekin me rastin e 1 Majit, ditės sė parė tė tre ditėve pushim me rastin e festės sė puntorėve.

"Isha e shqetėsuar se do tė prisja pėr njė ose dy orė nė rradhė pėr tu futur nė muze, por nuk kishte fare rradhė dhe s'kishte dhe aq shumė zhurmė nė muze," tha Yuan.

Yuan po shijonte ditėn e parė tė hyrjes pa pagesė nė muze, i cili ndodhet nė zonėn veri-perėndimore tė rrugės Fuxing, i projektuar pėr tė shtyrė qė mė shumė njerėz tė vizitojnė muzeumin dhe monumentet.

Edhe 33 muzeume tė tjerė nė Pekin, duke pėrfshirė muzeun e kryeqytetit, 20 muzeume nė Provincėn Gansu nė veri-perėndim tė kinės dhe nėntė muzeume nė provincėn Guangdong gjithashtu aplikuan hyrjen e lirė qė nga 28 Marsi, dhe qė kur kjo skemė ėshtė bėrė mė e famshme numri i vizitorėve ėshtė rritur nė mėnyrė dramatike.

Sipas planit tė qeverisė, numri i muzeumeve qė kanė hyrje tė lirė nė gjithė kinėn arriti nė 600 mė 1 Prill tė kėtij viti dhe 800 tė tjerė do ti shtohen kėsaj liste vitin tjetėr.

"Unė besoj se bėrja e hyrjes falas do tė tėrheqė mė shumė njerėz pėr tė vizituar muzeumet, cka do tė ndihmojė nė pėrmirėsimin e njohjes sė kulturės nga publiku," tha Xiao Yonggao, duke folur pėr njė revistė lokale nė Pekin. Xiao ishte njė vizitor nga provinca verilindore Liaoning e kinės dhe kishte ardhur pėr tė vizituar Muzeun e Pekinit nė ditėn e parė tė hyrjes falas.

Shpenzimet operative e tė gjithė muzeve kombėtarė dhe holleve memoriale do tė mbulohen nga buxheti qėndror, ndėrsa institucionet nė nivele provincash do tė mbulohen bashkarisht nga pushteti qėndror dhe ai lokal, sipas zėvendės ministrit tė financave Zhang Shaochun.

Sipas buxhetit tė qeverisė qėndrore nė mars, ajo do tė investojė 1.2 miliardė juanė($171 milion) nė muzetė e lirė, holle pėrkujtimore dhe baza pėr edukimin patriotik.

" Hyrja e lirė nė muzeume dhe qendra pėrkujtimore duhet tė garantohet dhe nė asnjė mėnyrė tė mos pengohet nga mungesa e fondeve," tha Zhang.

Qeveria lėshoi njė qarkore mė 23 Janar ku thuhej se tė gjithė muzeumet, qėndrat pėrkujtimore dhe bazat kombėtare pėr edukimin patriotik do tė kenė hyrje tė lirė pėrpara vitit 2009, duke pėrjashtuar disa relike kulturore dhe pika historike.

Kina ka mbi 2300 muzeume, tė cilėt pritėn 150 milionė vizitorė vitin qė shkoi, tha Zhang Bai, Drejtori i Administrimit tė Trashgimisė Kulturore.

Turmat e papėrmbajtshme

Vizitorė t e muzeumeve e kanė mirėpritur hyrjen falas, por kjo skemė nuk ishte pa probleme. Nė ditėn e parė me hyrje falas, Muzeu Ushtarak i Revolucionit tė Popullit Kinez priti rreth 12,000 vizitorė, gjashtė herė mė shumė se e njėjta ditė vitin qė shkoi. Nė muajin e parė qė nga 1 Marsi muzeu pati njė total prej 400,000 vizitorėsh, me njė mesatare prej 13,000 cdo ditė, ndėrsa nė tė shkuarėn pėrpara se tė aplikohesh hyrja falas muzeu vizitoheshe afėrsisht nga 1,250 vizitorė nė ditė, tha Gao Yulin, njė anėtar i stafit tė lajmeve nė muze.

"Ne e prisnim vėrshimin e menjehershėm tė njerėzve dhe u pėrgatitėm paraprakisht pėr tė," tha Gao, duke shtuar se ngarkesa e punės e punonjėsve ėshtė nė rritje si pasojė e shtimit tė numrit tė vizitorve.

Ekzistonte shqetėsimi se rritja e numrave mund ti sillte dėme muzeumeve. Sipas raporteve nė njė muze nė provincėn Fujian duke marrė pjesė nė hyrjen falas turma dėmtoi disa ekspozita nė hyrje tė muzeut. Si pasojė muzeu ishte mbyllur.

"Kur njė muze ėshtė falas, tė gjitha grupet e njerėzve nga klasa tė ndryshme mund tė vijnė pėr ta vizituar. Ne nuk mund tė zgjedhim se kush do tė jetė audienca, kėshtu qė ajo qė mund tė bėjmė ėshtė tė pėrmirėsojmė menaxhimin dhe tė pėrballemi me sfidėn," tha Gao.

Adam Minter nje shkrimtar Amerikan nė Shangai shfaqi konfidencėn e tij nė hyrjen falas. "Ata qė mund t'i shkaktojnė dėme koleksioneve janė njė minoritet i vogėl nė krahasim me ata qė vijnė pėr tė shijuar artin," thoshte ai nė diskutimin e titulluar Skrapi i Shangait. "Kuriozėt do tė jenė gjithnjė nė minorancė me artdashėsit. Kina nuk do tė ndryshoj, dhe unė parashikoj se ditėt me turma tė papėrmbajtshme qė vizitojnė muzeumet e niveleve shtetėrore kineze sė shpejti do tė mbarojnė."

Problemi qė ndodhi gjatė ditėve tė para tė hyrjes falas nė Fujian ishte njė rast i izoluar, ndėrsa gjendja e pėrgjithshme ishte e mirė, tha Zhang i Administrimit tė Trashgimisė Kulturore.

Zhang theksoi se muzeumet duhet tė rregullojė shėrbimet e tyre, menaxhimin dhe mjetet e sigurisė pėr t'u pėrballur me sfidėn e njė numri mė tė madh vizitorėsh. Nė tė njėjtėn kohė, pėrsa u pėrket vizitorėve ata duhet tė respektojnė rregulloret e muzeumeve dhe tė sillen denjėsisht kur i vizitojnė ato, shtoi ai. (Klajd Toska)