v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-06-17 19:35:35    
Njė satelit meteorologjik kinez i brezit tė ri

cri

dėgjoni

Tė dashur dėgjues, para disa ditėsh Kina lėshoi me sukses njė satelit meteorologjik tė brezit tė ri, qė quhet "Sateliti Feng-yun Tre numėr 01" dhe qė do t'u ofrojė Kinės dhe vendeve tė tjera tė botės shėrbim meteorologjik tė cilėsisė edhe mė tė lartė. Nė rubrikėn e sotme "Shkenca, arsimi dhe shėndetėsia" do tė flasim pėr rolin qė do tė luajė ky satelit.

Siē kėrkohet nė projekt, ky satelit do tė rrotullohet rreth Tokės nėpėr vijėn e Gjatėsisė dhe do tė bėjė njė xhiro rreth Polit Jugor dhe Polit Verior brenda 102 minutash. Zoti Yang Gjyn, drejtori i Qendrės Kombėtare Kineze tė Meteorologjisė Satelitore, thotė se, nė krahasim me satelitėt meteorologjikė tė tė njėjtit lloj tė lėshuar mė parė, sateliti "Feng-yun Tre numėr 01" ka pasur pėrparim tė madh nga ana e funksioneve dhe sigurisė.

"Mė parė, nė vrojtimin me satelit, fotografonim kryesisht figura optike qė pasqyrojnė informacionet e sipėrfaqshme dhe qė nuk mund tė tregojnė strukturėn e brendshme tė tajfunit. Kurse ky satelit i brezit tė ri do tė luajė njė rol shumė mė tė mirė pėr pėrmirėsimin e sinoptikės dhe ngritjen e saktėsisė sė parashikimit tė motit nė vendin tonė."

Eksperimentimi dhe prodhimi i satelitėve meteorologjikė nė Kinė filloi qysh nė vitet '70 tė shekullit tė 20-tė. Deri tani, Kina ka lėshuar me sukses 9 satelitė tė tillė, duke u bėrė njė nga vendet e pakta tė botės qė zotėrojnė njėkohėsisht satelitė meteorologjikė tė orbitės polare dhe satelitė meteorologjikė statikė. Duke e shpjeguar kėtė, zonja Dong Ēaohua, specialiste e Qendrės Kombėtare Kineze tė Meteorologjisė Satelitore, thotė se, sipas ndryshimit tė lėvizjes sė tyre nė orbitė, satelitėt meteorologjikė ndahen nė dy lloje, ata tė orbitės polare dhe ata statikė. Me funksionimin e tyre nė bashkėpunim, mund tė ngrihet shumė niveli i vrojtimeve meteorologjike.

"Gjatė funksionimit tė tij, sateliti meteorologjik i orbitės polare rrotullohet nė orbitėn e Polit Jugor dhe Polit Verior, domethėnė nėpėr vijėn e Gjatėsisė. Ky lloj sateliti ka njė tė mirė se mund tė bėjė vrojtim global, duke funksionuar si njė stacion i lėvizshėm kozmik. Ndėrsa sateliti meteorologjik statik funksionon si njė stacion vrojtimi i fiksuar, duke vrojtuar nė sferėn e njė rajoni qė ėshtė sa njė e katėrta ose njė e treta e sipėrfaqes sė Tokės."


Sateliti "Fengyun Tre numėr 01" ėshtė satelit meteorologjik i orbitės polare, qė sė bashku me 2 satelitė meteorologjikė statikė kinezė qė po funksionojnė nė orbitė, do tė vrojtojnė gjendjen e motit nė gjithė Kinėn dhe gjithė Tokėn.

Zoti Yang Gjyn, drejtori i Qendrės Kombėtare Kineze tė Meteorologjisė Satelitore, thotė se, pėr tė ngritur nivelin e vrojtimeve, sateliti "Fengyun Tre numėr 01" ėshtė pajisur me mė shumė se 10 lloje aparatesh vrojtimi me nivel tė pėrparuar ndėrkombėtar, si monitor i mjedisit nė hapėsirėn kozmike, kamera me mikrovalė etj. Me ndihmėn e kėtyre aparateve, sateliti "Fengyun Tre" numėr 01 jo vetėm mund tė bėjė vrojtime tė gjithėsishme tė tri pėrmasave nė shkallė globale, por edhe mund tė ndihmojė parashikimet e motit tė 10 deri nė 15 ditėve. Vrojtimet do tė jenė mė tė sakta.

Zoti Yang Gjyn thotė se, krahas ngritjes sė temperaturės nė gjithė globin, shtohet edhe dendėsia e tajfunit, e tufanit me rėrė dhe e moteve tė tjera ekstreme. Kur ndodhin ato, sateliti "Fengyun Tre numėr 01" do tė lėshojė tė dhėnat pėrkatėse, sipas tė cilave qeveria do tė marrė masat e duhura.

"Tė dhėnat nga sateliti 'Fengyun Tre numėr 01' i marrim nėpėrmjet 4 stacioneve marrėse tė vendit tonė dhe njė stacioni nė rajonin e Polit Verior, qė kemi ngritur nė bashkėpunim me Suedinė. Kėto stacione i marrin nė kohė tė dhėnat nga sateliti 'Fengyun Tre numėr 01' dhe i transmetojnė nė Qendrėn Kombėtare Kineze tė Meteorologjisė Satelitore. Pastaj i trajtojmė ato dhe i bėjmė fryte meteorologjike qė do t'u ofrohen sektorėve tė ndryshėm."

Zonja Dong Ēaohua, specialiste e Qendrės Kombėtare Kineze tė Meteorologjisė Satelitore, thotė se sateliti "Fengyun Tre numėr 01" ėshtė njė satelit qė e gėzon gjithė globi. Qė sot e tutje, edhe njė numėr i madh konsumatorėsh nė vende tė tjera mund t'i marrin drejtpėrdrejt dhe t'i shfrytėzojnė mė me saktėsi tė dhėnat nga sateliti "Fengyun Tre numėr 01".

"Satelitėt meteorologjikė u shėrbejnė tė gjithėve dhe funksionojnė duke vrojtuar nė hapėsirėn kozmike dhe duke ēuar tė dhėnat nė Tokė. Ēdokush mund t'i marrė ato tė dhėna, mjafton tė ketė pajisje marrėse. Prandaj them se sateliti 'Fengyun Tre numėr 01' ėshtė satelit qė e gėzon gjithė globi."

Organizata Meteorologjike Botėrore e pėrfshiu satelitin "Fengyun Tre numėr 01" nė rrjetin botėror tė vrojtimeve meteorologjike me satelitė tė orbitės polare. Ky satelit, bashkė me satelitėt evropianė dhe amerikanė tė tė njėjtit lloj, do tė kryejnė vrojtime meteorologjike tė mjedisit nė atmosferė, nė oqeane dhe nė sipėrfaqen e Tokės. (Zheng)