v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-06-16 21:41:46    
Kėngėt popullore kineze tė interpretuara nga kėngėtarėt e brezit tė vjetėr(1)

cri

dėgjoni

Tė dashur dėgjues, unė jam Pina, ju pėrshėndes pėrsėri nga Pekini. Nė programin e sotėm tė kėngėve popullore do t'ju paraqit njė grup kėngėsh popullore tė interpretuara nga kėngėtarėt kinezė tė brezit tė vjetėr. Sė pari ju ftoj tė shijoni kėngėn popullore me titull "Kėnga malėsore e kullotjes sė kuajve", kėnduar nga kėngėtarja popullore kineze e ndjerė Huang Hong.

"Nė janar kullot kuajt nė shpat mali, nė shkurt rriten mirė barėrat, kullot kuajt nė thellėsinė e maleve. Kuajt nuk shėndoshen pa ngrėnė barėra tė egra, ndėrsa barėrat nuk rriten pa vesė."

Kėnga qė ndoqėt titullohet "Kėnga malėsore e kullotjes sė kuajve", kėnduar nga Huang Hong. Kjo kėngė popullore e provincės Yunnan pasqyron jetėn e bariut tė vogėl. Kėnga ėshtė e gėzueshme dhe e shpejtė, ka strukturė tė thjeshtė melodike e forcė tė theksuar jetėsore.

Kėngėtarja Huang Hong lindi nė vitin 1928 nė qytetin Kunming tė provincės Yunnan tė Kinės jugperėndimore. Qė kur ishte e vogėl i pėlqenin shumė kėngėt e vallet popullore tė provincės Yunnan. Nė vitin 1949 pas shpalljes sė Kinės sė Re, ajo u bė njė kėngėtare soliste nė Ansamblin e kėngėve dhe valleve tė Yunnanit. Nė vitin 1953 nė Festivalin e parė kombėtar tė kėngėve e valleve popullore Huang Hong, me zė tė ėmbėl dhe tė freskėt dhe stil fushor tė interpretimit, kėndoi kėngėt popullore tė Yunnanit "Kėnga pėr tė ngarė kalin", "Gurgullon pėrroi" etj., duke shkaktuar jehonė tė madhe nė qarqet muzikore dhe duke u vlerėsuar lart nga spektatorėt. Huang Hong jo vetėm ishte e aftė pėr tė kėnduar kėngėt popullore tė Yunnanit, por edhe ka marrė pjesė aktivisht nė mbledhjen e sistemimin e kėtyre kėngėve, shumė kėngė popullore tė mbledhura prej saj janė tė pėrhapura gjerėsisht nė gjirin e popullit. Mė poshtė do tė shijojmė sė bashku kėngėn popullore tė Yunnanit me titull "Gurgullon pėrroi", kėnduar nga Huang Hong.

Kjo ėshtė njė kėngė e njohur dashurie, e cila me melodi tė bukur e tė freskėt pėrshkruan njė gjendje shpirtėrore poetike e piktoreske. Nė kėngė thuhet: "Hėna lėshon rreze tė ndritura, mė merr malli pėr tė dashurin tim qė ndodhet nė mal. I dashuri si hėnė ecėn nė qiell, pėrroi gurgullon rrėzė malit."

Tė dashur dėgjues, ndoqėt kėngėn popullore "Gurgullon pėrroi". Tani do t'ju paraqit kėngėt popullore kineze tė interpretuara nga kėngėtarja veterane Ju Xiufang.

Sopranoja Ju Xiufang ka lindur nė vitin 1934 nė provincėn Jiangsu tė Kinės jugore dhe ėshtė rritur nė qytetin ujor Suzhou, i cili i ka dhėnė zė tė ėmbėl. Nė vitin 1950, Ju Xiufang u pranua nė Konservatorin e Shangait, duke mėsuar nga profesoresha Zhou Xiaoyan. Krahas studimit tė mjeshtėrisė sė kėndimit evropian, ajo studioi edhe artin vokal popullor kinez, duke e kombinuar mėnyrėn e kėndimit evropian me atė kinez.

Kėnga qė ndoqėt ėshtė njė kėngė popullore e Suzhout me titull "Lodra Jiulianhuan e vogėl", kėnduar nga Ju Xiufang. Kjo kėngė pėrshkruan njė vajzė tė re qė luan nė shtėpi me lodrėn Jiulianhuan. Jiulinahuan-i ėshtė njė lodėr tradicionale kineze, ajo pėrbėhet nga 9 rrathė tė lidhur me njėri-tjetrin nė njė shkop tė shkurtėr qė ėshtė shumė e vėshtirė pėr t'i zgjidhur.

Gjatė karrierės artistike mbi 50 vjeēare, Ju Xiufang ka mbledhur, sistemuar, pėrpunuar dhe kėnduar gati 100 pjesė tė muzikės vokale popullore. Ajo ka zė tė ėmbėl e tė bukur, kėndon me fjalė tė qarta dhe nė mėnyrė elegante, interpretimi i saj ka karakteristika tė theksuara kombėtare dhe forcė jetėsore. Nė fund tė programit tė sotėm do tė shijojmė sė bashku kėngėn popullore tė veriut tė provincės Shanxi me titull "Wuge kullot dhen". Kjo kėngė pėrshkruan njė vajzė qė dashuron bariun Wuge, e merr malli shumė pėr tė dhe ėndėrron njė jetė tė lumtur nė tė ardhmen. Le ta dėgjojmė. (pina)