v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-06-10 20:43:40    
Ia heq kazanit drutė nga poshtė

cri

Tė dashur dėgjues, nė rubrikėn "Kultura tradicionale kineze" do tė flasim pėr taktikėn "Ia heq kazanit drutė nga poshtė", qė ėshtė taktika e 19-tė nga libri "Tridhjetė e gjashtė skemat strategjike dhe taktike".

"Ia heq kazanit drutė nga poshtė" ėshtė njė fjalė e urtė dhe idiomė e gjuhės kineze, me tė cilėn ėshtė emėrtuar njė taktikė ushtarake qė do tė thotė zgjidhje e problemit qė nga themeli. Strategėt ushtarakė janė tė mendimit se kur uji nė kazan vlon, njeriu i heq drutė e ndezura nga poshtė, me qėllim qė uji tė ftohet dhe, nė kėtė ēast, askush nuk prek direkt me dorė ujin e nxehtė dhe zjarrin. Po kėshtu, pėrballė njė kundėrshtari tė fortė, trimi me mend pėrpiqet t'i shmanget tehut, tė kėrkojė pikat e dobėta tė kundėrshtarit dhe tė presė rastin e volitshėm pėr tė ulur rrėnjėsisht aftėsinė luftarake tė kundėrshtarit.

Kėtė taktikė e vuri nė jetė me sukses administratori krahinor Shye Ēangru gjatė kohės sė dinastisė Song, nė shekullin e 10-tė tė erės sonė. Njė ditė, njė numėr ushtarėsh nė kazermėn brenda krahinės sė administruar prej tij u rebeluan, nisėn tė vrisnin zyrtarėt lokalė dhe tė digjnin rezidencat e zyrtarėve. Tė gjithė zyrtarėt e tjerė u frikėsuan dhe nuk guxonin tė dilnin pėr tė pėrballuar atė gjendje. Vetėm Shye Ēangru doli me gjoksin pėrpara dhe shkoi nė kazermėn e rebelėve, pa u shoqėruar nga askush. Duke treguar rreptėsi nė zėrin dhe fytyrėn e tij, ai tha pėrpara ushtarėve tė rebeluar: "Tė gjithė ju keni prindėr dhe fėmijė. Po tė vazhdoni rebelimin, jo vetėm ju vetė nuk do tė keni pėrfundim tė mirė, por do t'u sillni telashe edhe tė afėrmve tuaj. Sa fatkeqėsi e madhe do tė ishte kjo! Po tė lini armėt qė tani, unė nuk do t'i fajėsoj ushtarėt e thjeshtė." Pasi dėgjuan kėto fjalė, shumica e ushtarėve pjesėmarrės nė rebelim u ēelėn nė fytyrė, sepse shumė prej tyre morėn pjesė nė rebelim jo me dėshirėn e vet, po me detyrim. Pasi vuri re kėtė ndryshim, Shye Ēangru vazhdoi: "Tani, organizatorėt kryesorė tė rebelimit le tė dalin nė tė majtė, ndėrsa tė gjithė tė mashtruarit nė tė djathtė." Kėshtu, disa qindra ushtarė pjesėmarrės nė rebelim kaluan nė tė djathtė, siē urdhėroi Shye Ēangru, kurse njė grusht i vogėl organizatorėsh, pasi panė se situata ishte e pafavorshme pėr ta, dolėn rrėmbimthi nga porta, u shpėrndanė, ikėn me tė katra dhe u fshehėn nėpėr fshatra. Shye Ēangru, nė krye tė ushtarėve qė u rebeluan tė mashtruar mė parė dhe qė u ndreqėn mė nė fund, shkoi fshat mė fshat pėr tė mobilizuar fshatarėt qė tė demaskonin organizatorėt e rebelimit. Pas pak kohe, ata njerėz u kapėn tė gjithė.

Metoda qė pėrdori Shye Ēangru pėr zgjidhjen e krizės ėshtė shpjegimi mė i mirė i taktikės "Ia heq kazanit drutė nga poshtė". Duke i bėrė me vete ushtarėt qė morėn pjesė nė rebelim, ai uli moralin dhe shthuri bazėn organizative tė krerėve tė rebelėve. Kyēi i taktikės "Ia heq kazanit drutė nga poshtė" ėshtė qė tė kapemi fort pas zgjidhjes sė kontradiktės kryesore dhe tė shfrytėzojmė pikat qė kanė tė bėjnė me gjendjen e pėrgjithshme. Tė gjitha masat qė merren nė kohėn e kundėrvėnies midis palėve nė luftė, siē janė shkatėrrimi i prapavijės sė armikut, rrėmbimi i municioneve tė armikut, prerja e rrugėdaljes sė tij e tė tjera, i pėrkasin kėsaj taktike. (Zheng)