v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-06-10 20:50:03    
Ekipi mjekėsor rus qė jep ndihmė tė shpejtė nė Sichuan

cri

Tė dashur dėgjues, nė rubrikėn e sotme "Shkenca, arsimi dhe shėndetėsia" do tė japim reportazhin "Ekipi mjekėsor rus qė jep ndihmė tė shpejtė nė Sichuan".

Ekipi mjekėsor rus, i pėrbėrė nga 67 punonjės, ėshtė i pari ekip mjekėsor ndėrkombėtar qė arriti nė Kinė pėr tė dhėnė ndihmė mjekėsore nė zonat e prekura nga tėrmeti i fuqishėm qė ra nė distriktin Wenchuan tė provincės Sichuan. Me tė arritur nė Pengzhou, njė nga zonat e prekura mė rėndė nga tėrmeti, mjekėt rusė ngritėn menjėherė njė "spital fushor" tė urgjencės dhe iu pėrveshėn punės intensive pėr tė mjekuar dhe shpėtuar tė plagosurit nga tėrmeti.

Sa pėrfundoi ngritjen e spitalit fushor, ekipi mjekėsor rus pranoi grupin e parė tė tė plagosurve. Njė nga tė plagosurit ishte edhe gjyshja mbi 80-vjeēare Yang Yishy, e cila u rrėzua mė 12 maj nė ēastin kur ra tėrmeti, iu thyen kockat e kurrizit dhe pati tronditje tė lehtė nė tru. Meqenėse spitalet nė zonėn e saj u dėmtuan rėndė nga tėrmeti dhe nuk kishin mė kushte mjekimi, punonjėsit e ndihmės nė raste fatkeqėsish natyrore e sollėn atė pėr mjekim nė spitalin fushor rus tė urgjencės.

Mjekėt rusė e operuan kėtė tė plagosur tė moshuar 1 orė pas arritjes sė saj. Komandanti i pėrgjithshėm i spitalit fushor rus, Aleksandėr Ivanus, tha se ekipi mjekėsor rus mund tė kryejė me rendiment kaq tė lartė aktivitetet e ndihmės sė shpejtė kryesisht nė saje tė pajisjeve tė pėrparuara qė zotėrojnė spitalet e tyre tė lėvizshme fushore.

"Tė gjitha pajisjet e kėtij spitali mund tė ēmontohen pas pėrdorimit dhe tė montohen shpejt pėrsėri. Kėto pajisje, qė janė tė lehta pėr t'u mbartur, mund tė transportohen me automjet ose helikopter. Prandaj quhet edhe si 'spitali i lėvizshėm ajror'. Ky spital fushor ofron 16 lloje shėrbimesh, siē janė ndihma urgjente, mjekimi normal, shėrbimi nė xhenio etj."

Ivanusi thotė se, ēdo ditė, spitali i tyre fushor mund mjekojė 200 tė plagosur rėndė dhe tė operojė 5-10 veta.

Tė gjithė anėtarėt e ekipit mjekėsor rus kanė pėrvojė tė pasur nė ndihmėn e shpejtė. Ata bėnė shėrbime mjekėsore pasi ndodhi fatkeqėsia e rėndė e cunamit nė Oqeanin Indian.


Ivanusi thotė se puna e tanishme e ndihmės mjekėsore ėshtė shumė e vėshtirė, por ata kanė vėnė re se po zhvillohet intensivisht puna pėr mjekimin e tė plagosurve, pėr rregullimin e jetės sė banorėve tė prekur nga fatkeqėsia e tėrmetit dhe pėr parandalimin e pėrhapjes sė epidemisė nė kėto zona.

"Ky tėrmet, qė ra nė zona malore, pati fuqi shumė tė madhe shkatėrruese. Rrugėt u dėmtuan shumė rėndė. Asnjė vend nuk mund tė ketė forcė kaq tė madhe tė transportit ajror pėr tė shpėrngulur banorėt e prekur nga fatkeqėsia, prandaj puna e ndihmės ėshtė shumė e vėshtirė. Por unė u mahnita se si pėrballė njė fatkeqėsie kaq tė rėndė natyrore, qeveria kineze mundi tė organizojė nė rregull punėn e ndihmės."

Krahas punės sė mjekimit tė tė plagosurve, anėtarėt e ekipit mjekėsor rus kanė marrė pėrsipėr edhe punėn e ndihmės psikologjike pėr banorėt e prekur nga fatkeqėsia e tėrmetit. Korrespondenti ynė vuri re se mjekja ruse Olia Makorova po i jepte ndihmė psikologjike njė vajze 3-vjeēare. Prindėrit e kėsaj vajze tė vogėl u plagosėn rėndė nga tėrmeti dhe ajo u tremb shumė. Makarova thotė se ajo shpreson se, pas mjekimit shkencor, kjo vajzė do tė dalė nga gjendja e zymtė psikologjike.

"Zakonisht, pas njė tėrmeti, tė gjithė njerėzit bien nė njė botė shpirtėrore plot me frikė. Ata vuajnė nga humbja e tė afėrmve, kanė frikė se mos shtėpia do tė shembet edhe njė herė dhe tremben nga pasgoditjet. Ne kemi detyrim qė t'i shoqėrojmė sa mė shumė, duke bėrė muhabet me ta, me qėllim qė ata t'i shkarkojnė kėto ndjenja psikologjike. Sa pėr fėmijėt, ne mund t'i shoqėrojmė duke pikturuar bashkė me ta, me qėllim qė ata tė pikturojnė gjėrat qė u kallin frikė dhe gjėrat qė i gėzojnė. Kėshtu qė ata mund tė shfaqin ndjenjat e tyre."

Makarova nuk e di gjuhėn kineze, megjithatė ajo pėrpiqet tė komunikojė me fėmijėt me ndihmėn e gjuhės sė gjesteve.

Mė nė fund, kjo vajzė e vogėl vuri buzėn nė gaz. Makarova thotė se ajo shpreson qė, pas njė kohe jo tė gjatė, tė gjithė njerėzit e prekur nga ky tėrmet do tė buzėqeshin. (Zheng)