v Protokolli mbi bashkëpunimin e uebsajtit në gjuhën shqipe të CRI Oline me botën e jashtmev Tërmeti në Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencë e Teknikë

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-06-04 20:46:59    
Populli shqiptar dhe populli kinez janë së bashku

cri

dëgjoni

Në orën 14.28 të 12 majit, në distriktin Wenchuan të provincës Sichuan, në pjesën jugperëndimore të Kinës, ra tërmeti i fuqishëm 8.0 ballësh, duke shkaktuar një numër të madh të vdekurish e të plagosurish dhe humbje të mëdha ekonomike. Për të shprehur hidhërimin e popullit të kombësive të ndryshme të Kinës për viktimat gjatë tërmetit të Wenchuan-it, Këshilli i Shtetit i Kinës vendosi 3 ditë zie kombëtare, nga 19 deri më 21 maj. Në mbarë vendin dhe në institucionet e Kinës jashtë atdheut u ul në gjysmështizë flamuri kombëtar në shenjë zie. Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës dhe ambasadat e Kinës vendosën libra ngushëllimi.

Më 18 maj, rreth orës dy pasdite sipas orës së Tiranës, ambasada e Kinës në Shqipëri mori njoftimin mbi këtë dhe bëri rregullimet përkatëse. Brenda gjysmë dite, ata ishin gati për aktivitetin 3-ditor të zisë.

Ambasadori i Kinës në Shqipëri, z.Wang Junling, tha:

"Ne bëmë menjëherë nota për Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, kryeministrinë, parlamentin dhe ambasadat e vendeve të huaja në Shqipëri. Ne njoftuam edhe kinezët e emigrantët kinezë dhe institucionet me investime të Kinës."

Më 19 maj, në orën 14.28 sipas orës së Pekinit ose 8.28 sipas orës së Tiranës, koha kur ra tërmeti në Wenchuan, i gjithë personeli i ambasadës së Kinës në Shqipëri, së bashku me të gjithë popullin kinez, mbajtën zi.

Pas fillimit të aktivitetit të zisë, pala zyrtare dhe qarqe jozyrtare shqiptare, trupi diplomatik në Shqipëri, kinezë e emigrantë kinezë dhe institucionet me investime të Kinës shkuan aktivisht për të marrë pjesë në këtë aktivitet. Ajo që i kanë lënë ambasadorit Wang një përshtypje shumë të thellë është që:

"Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, më 20 maj pasdite, në orën 1 sipas orës së Tiranës, erdhi në ambasadën e Kinës për të shprehur hidhërimin e tij. Ai shkroi fjalë në librin e ngushëllimeve, mbajti zi dhe u përkul."

z. Berisha shkroi në librin e ngushëllimeve se "Me ndjenjën e dhembjes së thellë, shprehim hidhërim për viktimat në këtë tërmet, duke shprehur simpati dhe ngushëllim për të afërmit e tyre. Qeveria dhe populli shqiptar dëshirojnë së bashku me qeverinë e popullin kinez të përballin këtë fatkeqësi.

Pas shprehjes së ngushëllimeve, kryeministri Berisha i tha ambasadorit Wang Junling se qeveria shqiptare shpreh admirimin për reagimin e shpejtë e efektiv të qeverisë kineze në punët e shpëtimit kundër tërmetit. Ai ishte i bindur se nën udhëheqjen e qeverisë kineze, populli në zonat e prekura nga fatkeqësia do të fitojë mbi fatkeqësinë dhe do të rindërtojë shtëpitë e veta.

Përveç kësaj, më 21 maj, edhe kryetarja e parlamentit shqiptar, zj. Jozefina Topalli, shkoi në ambasadën e Kinës në Shqipëri për të bërë homazhe. Ambasadori Wang Junling tha:

"Zj. Topalli shkroi në librin e ngushëllimeve se 'Në emrin tim dhe në emrin e parlamentit të Shqipërisë shprehim hidhërimin për viktimat e tërmetit, ngushëllimet e sinqerta për qeverinë kineze dhe masat popullore në zonat e prekura nga fatkeqësia. Në kohë të vështira, populli shqiptar dëshiron që të ndajë dhembjen së bashku me popullin kinez të marrin pjesë të dhembjes së tyre. "

Kryeministri Berisha dhe kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Topalli kanë shkruar se populli shqiptar do jetë së bashku me popullin kinez në kalimin e vështirësive, gjë që tregon miqësinë tradicionale midis Shqipërisë dhe Kinës. Qytetarët e thjeshtë shqiptarë shkuan aktivisht për të treguar përsëri këtë gjë.

Nga fillimit të aktivitetit të zisë më 19 maj, shumë masa popullore shqiptare shkuan në ambasadë për të marrë pjesë. Nëpërmjet njoftimeve të plotësishme të mediave shqiptare, më 21 maj, pjesëmarrja e masave të thjeshtë shqiptare arriti në një majë.

Ndër qytetarët shqiptarë që shkuan në ambasadë përfshihen jo vetëm miq shqiptarë që kanë qenë në Kinë ose kanë punuar me specialistë kinezë, por edhe shumë të rini shqiptar. Në veprimet e tyre miqësore, shikuam vazhdimin e miqësisë midis Shqipërisë dhe Kinës në brezin e ri dhe shikuam të ardhmën e bukur të zhvillimit të marrëdhënieve të dy vendeve.

Përveç këtyre, qeveria shqiptare, bashkia e Tiranës, Kryqi i Kuq i Shqipërisë dhanë ndihmë për Kinën. Si një vend në zhvillim, Shqipëria me këto veprime tregoi edhe një herë miqësinë midis saj dhe Kinës. Gazetari i Agjencisë kineze të Lajmeve Hsinhua Yang Ke tha:

"Për tërmetin, kanë vepruar si pala zyrtare, ashtu edhe ajo jozyrtare. Këto nga ana e Shqipërisë jam i mendimit se janë të shtrenjta."

Gjatë aktivitetit 3-ditor, shumë shqiptarë shkuan për të dhënë para. Ata u shprehën se dëshirojnë që të jenë së bashku me popullin kinez në përballimin e kësaj vështirësie.

Mediat shqiptare njoftuan në mënyrë të gjithanshme për vendosjen e 3 ditëve të zisë kombëtare nga qeveria kineze dhe aktivitetin e zisë në ambasadën e Kinës në Shqipëri.

Ambasadori Wang Junling tha:

"Televizionet lokale njoftuan për shprehjen e ngushëllimeve nga kryeministri Berisha, njëkohësisht njoftuan për punët e shpëtimit të Kinës kundër pasojave të tërmetit. Këto njoftime ishin më të shumta në krahasim me të kaluarën."

Qëndrimi i palës zyrtare, pjesëmarrja e masave popullore, vëmendja e mediave, të gjithë tregojnë mirëkuptimin dhe përkrahjen e Shqipërisë për Kinën dhe vazhdimin e miqësisë tradicionale midis popullit shqiptar dhe popullit kinez. (Çang Çuo)