v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-06-03 18:34:02    
Kapja e kreut pėr tė asgjėsuar banditėt

cri

Tė dashur dėgjues, nė rubrikėn "Kultura tradicionale kineze" do tė flasim pėr taktikėn "Kapja e kreut pėr tė asgjėsuar banditėt", qė ėshtė taktika e 18-tė nga libri "Tridhjetė e gjashtė skemat strategjike dhe taktike", njė libėr klasik kinez pėr artin ushtarak.

Shprehja "Kapja e kreut pėr tė asgjėsuar banditėt" ka ardhur nga vargjet e poetit tė madh kinez Du Fu tė dinastisė Tang, tė shekullit tė 8-tė tė erės sonė. Taktika ushtarake e emėrtuar me kėtė shprehje do tė thotė se shpartallimi i forcave kryesore tė armikut, kapja e kreut ose shkatėrrimi i shtabit tė tij ėshtė njė metodė efikase pėr fitoren mbi armikun. Njė shembull i pėrdorimit tė suksesshėm tė kėsaj taktike ka qenė luftimi pėr asgjėsimin e rebelėve nė kohėn e dinastisė Tang.

Mesi i shekullit tė 8-tė ishte njė periudhė e lulėzuar pėr dinastinė Tang. Mirėpo perandori i saj u dha pas jetės luksoze, duke i lėnė pas dore ēėshtjet poltike dhe ushtarake. Si pasojė, u acaruan kontradiktat shoqėrore, gjė qė ēoi nė rebelimin e forcave separatiste kundėr regjimit qendror. Nė vitin 755, zyrtarėt krahinorė An Lushan dhe Shi Siming u rebeluan dhe shpejt pushtuan kryeqytetin Ēang-an. Perandori u arratis dhe An Lushan u shpall "perandor".

Nė fillim, trupat rebele korrėn fitore tė njėpasnjėshme nė beteja, prandaj An Lushanit iu rrit mendja. Me urdhrin e tij, gjenerali i klikės rebele Yin Ziqi, duke komanduar 100 mijė trupa rebele, nisi mėsymjen pėr tė pushtuar Suiyang, qytet me rėndėsi strategjike. Gjanerali Zhang Xun i forcave qeveritare, qė mbronte qytetin, kishte vetėm disa mijė ushtarė. Armiku sulmoi mė shumė se 20 herė, por nuk pushtonte dot qytetin Suiyang, sepse ēdo herė u spraps nga forcat qeveritare qė luftuan duke u mbėshtetur nė fortesėn e pathyeshme. Megjithatė, qyteti ishte i rrethuar shtresa-shtresa nga rebelėt.

Meqenėse numri i trupave rebele ishte disa herė mė shumė se numri i forcave qeveritare, Gjenerali Zhang Xun vendosi tė zbatonte taktikėn "Kapja e kreut pėr tė asgjėsuar banmditėt". Ai kishte ndėr mend qė, me kryerjen e njė aksioni, tė vriste Yin Ziqinė, kreu i trupave rebele. Mirėpo as ai dhe as ushtarėt e tij nuk kishin parė asnjėherė surratin e Yin Ziqiut, prandaj dallimi i kėtij njeriu nė mes tė detit tė njerėzve ishte bėrė njė vėshtirėsi e madhe. Nė kėtė kohė, me porosinė e gjeneralit Zhang Xun, ushtarėt mprehėn njė numėr shtizash druri dhe, duke i pėrdorur si shigjeta, qitėn kundrejt armikut. Shumė veta prej trupave rebele u goditėn nga kėto shtiza, por nuk pėsuan asgjė, prandaj u gėzuan pa masė, duke kujtuar se forcave qeveritare u kishin mbaruar shigjetat e vėrteta. Disa prej tyre shkuan fėt e fėt te kreu i tyre pėr t'i raportuar kėtė lajm. Nė kėtė ēast, Gjenerali Zhang Xun kuptoi menjėherė se kush ishte Yin Ziqi dhe urdhėroi ushtarėt tė qitnin me shigjeta tė vėrteta kundrejt atij njeriu. Njė shigjetė goditi mu nė syrin e majtė tė Yin Ziqiut, prandaj ai ra nga kali. Duke parė kėtė, trupat rebele u gjendėn menjėherė nė rrėmujė. Forcat qeveritare, tė komanduara nga Zhang Xun, vranė mjaft rebelė dhe zunė rob shumė tė tjerė. Nė kėtė mėnyrė, duke pėrdorur me sukses taktikėn "Kapja e kreut pėr tė asgjėsuar banditėt", Zhang Xun krijoi njė shembull tė fitores sė pakicės mbi shumicėn. (Zheng)