v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-06-03 19:06:47    
Bisedė pėr shkakun e tėrmetit

cri

dėgjoni

Tė dashur dėgjues, mė 12 maj tė kėtij viti, nė distriktin Wenchun tė provincės Sichuan tė Kinės Jugperėndimore, ra njė tėrmet i fuqishėm 8-ballėsh, i cili goditi nė shkallė tė ndryshme mė shumė se 10 provinca tė Kinės si dhe Vietnamin e Tajlandėn. Por pse ky tėrmet preku njė sferė kaq tė madhe dhe pse bie tėrmeti nė pėrgjithėsi? Lidhur me kėtė ēėshtje, nė rubrikėn e sotme "Shkenca, arsimi dhe shėndetėsia " do tė japim njė bisedė pėr shkakun e tėrmetit.

Ashtu si fryrja e erės, rėnia e reshjeve dhe shkrepja e rrufesė, edhe rėnia e tėrmetit ėshtė njė dukuri natyrore qė ndodh shumė shpesh nė Tokė. Rėnia e tėrmetit ėshtė lėkundja e sipėrfaqes sė Tokės, e shkaktuar nga shkarkimi i vrullshėm i energjisė sė akumluar pėr njė kohė tė gjatė si pasojė e thyerjes dhe lėvizjes sė shkėmbinjve nė thellėsi tė Tokės. Nga vrojtimet shumė-vjeēare del se tėrmeti vjen shpesh herė nga njė pikė e thellėsisė sė madhe prej 10 kilometrash nėn Tokė dhe kjo pikė quhet "burimi i tėrmetit".

Gao Mengtan, zv-kreytari i Institutit Studimor Gjeofizik pranė Drejtorisė Sizmike tė Kinės, i cili ka dhjetėra vjet qė merret me kėrkimet sizmike, thotė se tėrmeti ėshtė njė dukuri shumė e shpeshtė natyrore nė Tokė, qė ndodh pothuajse ēdo ditė, por shumicėn e tėrmeteve nuk i ndiejmė. Njeriu e ndien tėrmetin vetėm ateherė kur ai arrin njė shkallė tė caktuar.

"Nė qendėr tė tėrmetit, me fjalė tė tjera, kur tėrmeti bie nėn kėmbėt tona, ne mund tė ndiejmė tėrmetin rreth 3-ballėsh."

Shkencėtarėt i ndajnė tėrmetet nė disa kategori sipas ballėve tė tyre. Ato nėn 3-ballėshe quhen tėrmetet e dobėta qė nuk ndihen nga njeriu nė pėrgjithėsi; ato nga 3 deri nė 4.5 ballėshe quhen tėrmetet e ndjeshme, qė nuk shkaktojnė dėme tė rėnda nė pėrgjithėsi; kurse tėrmeti 8-ballėsh e mbi 8-ballėsh quhen tėrmetet e fuqishme, qė i sjellin njerėzimit katastrofa tė rėnda, ashtu si tėrmeti qė ra kėsaj here nė distriktin Wenchuan tė provincės Sichuan tė Kinės dhe qė shkaktoi vdekjen e rreth 70 mijė njerėzve.

Gao Mengtan thotė se valėt e tėrmetit ndahen nė dy lloje, valė vertikale dhe valė horizontale. Valėt vertikale, qė vijnė nga thellėsia e Tokės, shkaktojnė tronditje lart-poshtė; kurse valėt horizontale shkaktojnė tronditje para-prapa. Pėrhapja e kėtyre valėve i sjellin drejtpėrdrejt njerėzimit dėme tė mėdha, ndėrsa tempi i pėrhapjes sė tyre ėshtė shumė mė i shpejt sesa mund tė pėrfytyrojė njeriu.

"Shpejtėsitė e pėrhapjes sė dy lloje valėve tė tėrmetit nuk janė tė njėllojta. Shpejtėsia e tyre mesatare arrin nė disa kilometra pėr sekondė."

Pas kėrkimeve shumė-vjeēare, shkencėtarėt u bindėn se rėnia e tėrmetit ėshtė nė tė vėrtetė njė proces jashtėzakonisht i ndėrlikuar, prandaj ėshtė e vėshtirė qė tė sqarojmė ligjin e tij, edhe sikur tė pėrdorim aparatet mė tė pėrparuara.

Deri tani, njerėzimi ka arritur tė zotėrojė tė dhėnat fillestare pėr tėrmetin. Toka ka dy breza tė mėdhenj tėrmetesh: brezi i tėrmeteve rreth Oqeanit Paqėsor dhe brezi i tėrmeteve Mesdhe-Himalaja. Krahinat perėndimore tė Kinės ndodhen nė brezin e fundit, prandaj Kina ėshtė bėrė njė nga vendet me mė shumė tėrmete nė botė.

Ai shpjegoi mė tej se Toka pėrbėhet nga 6 pllaka tektonike, qė janė tė lidhura ngushtė me njėra-tjetrėn. Brenda Tokės, ekzitojnė mjaft shtresa tė thyera gjeologjike qė nuk duken nė sipėrfaqen e Tokės. Pikėrisht kėto shtresa tė thyera gjeologjike janė faktorė kryesorė tė tėrmeteve. Pėr shkak tė shtytjes reciproke tė pllakave tektonike tė kontinentit euro-aziatik, pllaka e plotė tektonike e krahinave perėndimore tė Kinės ėshtė thyer nė disa pllaka tė vogla qė kanė formuar njė brez tė thyer, ku ndodhet njė zonė me tėrmete tė shumta.

Distrikti Wenchuan, ku ra kėsaj here tėrmeti 8-ballėsh, ndodhet nė njė nga brezat e thyer. Nė periudhat historike, nė kėtė zonė ranė mė se 10 tėrmete mbi 6-ballėsh. Nė krahasim me tė kaluarėn, tėrmeti qė ra kėsaj here preku njė sipėrfaqe mė tė madhe dhe pati forcė mė tė madhe shkatėrruese.

"Pse ky tėrmet ndikoi nė njė sipėrfaqe kaq tė madhe? E para, ky tėrmet shkarkoi njė sasi tė madhe energjie; e dyta, ndryshe nga shtėpitė e kaluara, ndėrtesat tona tė tanishme janė disa-katshe, me konstruksion prej betonarmeje dhe me cikėl tė gjatė tė vetė-tronditjes, prandaj ato mund tė bėjnė rezonancė me tronditjen e tėrmetit."

Gao Mentan thotė se asnjė tėrmet nuk mund tė bėjė goditje tė thjeshtė, por ndiqet me pasgoditje. Ai kėshillon veēanėrisht qė, pas ēdo tėrmeti tė fuqishėm, tė kemi parasysh shmangien e dėmeve qė mund tė shkaktohen nga pasgoditjet.

"Ėshtė njė gjė krejt normale qė ēdo tėrmet i fuqishėm tė ndiqet me pasgoditje. Ne duhet tė marrim masa pėr tė shmangur dėmet qė mund t'i shkaktojnė pasgoditjet. Duhet tė mbajmė vigjilencėn edhe ndaj rrėshqitjes sė dheut dhe fatkeqėsive tė tjera gjeologjike qė mund tė ndodhin pas tėrmetit."(Zheng)