v Protokolli mbi bashkëpunimin e uebsajtit në gjuhën shqipe të CRI Oline me botën e jashtmev Tërmeti në Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International Wednesday    Apr 16th   2025   
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencë e Teknikë

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-06-02 19:47:22    
Dikasteret përkatëse të Kinës trajtojnë paratë dhe materialet e dhëna

cri

dëgjoni

Të dashur dëgjues, në rubrikën e sotme "Aktualitet nga Kina", do të ndiqni shënimin me titull "Dikasteret përkatëse të qeverisë kineze dhe shoqatat popullore të Kinës trajtojnë në mënyrë transparente paratë dhe materialet e dhëna për punën shpëtimtare kundër tërmetit të provincës Sichuan."

Pasi më 12 maj ra tërmeti i madh në Wenchuan të provincës Sichuan të Kinës jug-lindore, qarqet e ndryshme të Kinës dhe të vendeve të tjera u dhanë aktivisht para dhe materiale zonave të prekura nga tërmeti në provincën Sichuan. Deri në orën 12 të 1 qershorit, qarqet e ndryshme të Kinës dhe të vendeve të tjera dhanë para dhe materiale me një vlerë prej mbi 41 miliardë e 500 milionë juanë. Dikasteret e cështjeve civile të niveleve të ndryshme dhe shoqeritë e ndryshme humanitare që kanë marrë këto para dhe materiale, u shprehën se do të publikojnë në kohë listat e hollësishme të parave dhe të materialeve të dhëna në uebsajtet e tyre dhe do të pranojnë në kohë kontrollin e sektorëve të kontrollit për gjendjen e administrimit, përdorimit dhe shpërndarjes së këtyre parave dhe të materialeve.

Më 1 qershor, Ministria e Cështjeve Civile të Kinës publikoi "medotat e hapjes së informatave mbi administrimin dhe përdorimin e fondeve dhe të materialeve për punën shpëtimtare kundër tërmetit të Wenchuanit". Në këto medota caktohet se dikasteret e cështjeve civile të niveleve të ndryshme dhe sektorët e tjerë që kanë marrë paratë dhe materialet për punën shpëtimtare kundër tërmetit, duhet të publikojnë në kohë nëpërmjet uebsajtit, konferencës së shtypit, mediave etj gjendjen e administrimit dhe përdorimit të fondeve dhe materialeve kundër tërmetit dhe të pranojnë në kohë kontrollin, mbikqyrjen nga qarqet e ndryshme shoqërore.

Përgjegjësi i Drejtorisë së Punëve Shpëtimtare të Ministrisë së Cështjeve Civile të Kinës të Kinës Pang Chenmin tha:

"Paratë dhe materialet e pranuara nga Ministria e Cështjeve Civile të Kinës përdoren kryesisht për shpëtimin urgjent, transferimin dhe vendosjen e banorëve të prekur nga tërmeti, për zgjidhjen e vështirësive të tyre për veshmbathje, ushqim, strehim, mjekësi etj, për rindërtimin e banesave dhe për rimëkëmbjen e infrastrukturës bazë publike."

Më 1 qershor, nënkryetarja e përhershme e Kryqit të Kuq të Kinës zonja Jian Yiman u tha korrespondentëve:

"Për arsye se kësaj here, numri i parave dhe materialeve të dhëna nga qarqet e ndryshme është shumë i madh, Kryqi i Kuq i Kinës ka forcuar kontrollin dhe administrimin e parave dhe të materialeve të dhëna. Kryqi i Kuq i Kinës pranon kontrollin nga dikasteret përkatëse të qeverisë dhe nga qarqet e ndryshme shoqërore."

Tani, paratë dhe materialet për punën shpëtimtare të dhëna nga qarqet e ndryshme shoqërore vazhdojnë të shtohen. Më 20 qershor, Drejtoria Shtetërore e Kontrollit e Kinës do të publikojë gjendjen e kontrollit dhe pastaj cdo muaj, kjo drejtori do të publikojë komunikatën përkatëse mbi gjendjen e administrimit dhe përdorimit të këtyre parave dhe materialeve të dhëna nga qarqet e ndryshme shoqërore, në mënyrë që këto para dhe materiale për punën shpëtimtare të jenë nën kontrollin publik. (Du)(Klajd)

© China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China. 100040