v Protokolli mbi bashkëpunimin e uebsajtit në gjuhën shqipe të CRI Oline me botën e jashtmev Tërmeti në Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International Wednesday    Apr 16th   2025   
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencë e Teknikë

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-05-30 19:39:06    
Forcohet kontrolli për gjendjen e parave dhe materialeve

cri

dëgjoni

Të dashur dëgjues, në rubrikën e sotme "Aktualitet nga Kina" do të ndiqni shënimin me titull "Zonat e prekura nga tërmeti të provincës Sichuan forcojnë kontrollin për gjendjen e përdorimit të parave dhe të materialeve të shpëtimit kundër tërmetit".

Pas rënies së tërmetit të madh në provincën Sichuan, zonat e prekura nga tërmeti në këtë provincë kanë marrë para dhe materiale të dhëna nga qeveria, shoqëria dhe komuniteti ndërkombëtar. Për të garantuar përdorimin e përshtatshëm dhe të arsyeshëm të këtyre parave dhe materialeve dhe për të parandaluar veprimet e paligjshme, provinca Sichuan ka forcuar kontrollin për përdorimin e këtyre parave dhe materialeve, në mënyrë që gjendja e shpërndarjes dhe e përdorimit të parave dhe të materialeve të shpëtimit të jetë transparente dhe e hapur.

Sipas të dhënave statistikore, deri më 29 maj, provinca Sichuan ka pranuar fondet e posaçme kundër tërmetit me një vlerë prej mbi 6 miliardë juanësh dhe një sasi të madhe materialesh shpëtimi. Zv.sekretari i Komisionit Disiplinor të Komitetit të PK të Kinës për provincën Sichuan, zoti Ren Junnian, u shpreh se për të parandaluar veprimet e paligjshme, provinca Sichuan do të zhvillojë kontrollin kryesisht për zonat e prekura nga tërmeti.

"Komisioni Disiplinor i Komitetit të PK të Kinës për provincën Sichuan dhe sektorët e kontrollit të kësaj province kanë dërguar 17 grupe kontrolli në 11 sektorë kryesorë të shpërndarjes së parave dhe të materialeve të shpëtimit në rang province dhe 6 zona të prekura rëndë nga tërmeti për të zhvilluar në mënyrë të gjithanshme kontrollin për këto para dhe materiale."

Zoti Ren Junnian theksoi se sektorët përkatës kanë forcuar më tej kontrollin për gjendjen e përdorimit të parave dhe të materialeve të shpëtimit.

Edhe Drejtoria Shtetërore e Kontrollit e Kinës ka dërguar përfaqësues për kontrollin e gjendjes së përdorimit të parave dhe të materialeve të shpëtimit në zonat e prekura nga tërmeti në provincën Sichuan të Kinës juglindore.

Korrespondenti pa në zonat e prekura nga tërmeti të provincës Sichuan se shpërndarja e parave dhe e materialeve të shpëtimit është zhvilluar në mënyrë normale dhe banorët e këtyre zonave të prekura nga tërmeti mund të gjejnë materialet e duhura. Gjatë shpërndarjes, është zhvilluar kontrolli ndaj funksionarëve të bazës që përgjigjen për shpërndarjen e materialeve dhe është shënuar gjendja e përdorimit të çdo materiali.

Mësohet se në zonat e ndryshme të prekura nga tërmeti të provincës Sichuan, janë hartuar rregulloret e rrepta për përdorimin e fondeve dhe të materialeve të shpëtimit. Kryetari i grupit të materialeve të Komandës kundër tërmetit të distriktit Beichuan Zhou Ming i tha korrespondentit:

"Për të kontrolluar grupin tonë, ne kemi ftuar një nënkryetar të Asamblesë Popullore të distriktit në grupin tonë dhe, në të njëjtën kohë, kemi ftuar edhe një vullnetar për të kontrolluar gjendjen e punës sonë për shpërndarjen e fondeve dhe materialeve."

Një funksionar i provincës Sichuan u shpreh se sektorët e ndryshëm, si industria, tregtia, kontrolli, sigurimi publik etj., do të marrin masat e përbashkëta për të forcuar kontrollin e gjendjes së përdorimit të fondeve dhe materialeve të shpëtimit. (Du) (Artan)

© China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China. 100040