v Protokolli mbi bashkëpunimin e uebsajtit në gjuhën shqipe të CRI Oline me botën e jashtmev Tërmeti në Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International Wednesday    Apr 16th   2025   
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencë e Teknikë

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-05-29 19:35:53    
Po zhvillohet riparimi i instalimeve bazë në zonat e prekura nga tërmeti

cri

dëgjoni

Të dashur dëgjues, në rubrikën e sotme "Aktualitet nga Kina" do të ndiqni shënimin me titull "Po zhvillohet riparimi i instalimeve bazë në zonat e prekura nga tërmeti të provincës Sichuan të Kinës jug-lindore."

Më 28 maj, nëndrejtori i Komitetit Shtetëror të Zhvillimit dhe të Reformës të Kinës zoti Mu Hong u shpreh në Pekin se deri tani, janë arritur suksese fillestare në riparimin e instalimeve bazë në zonat e prekura nga tërmeti i provincës Sichuan. Materialet e ndryshme po dërgohen vazhdimisht në këto zona. Sipas planit, Brenda 3 vjetëve të ardhshëm, qeveria kinez do të kryejë në përgjithësi detyrat kryesore të rindërtimit të zonave të prekura nga tërmeti iprovincësë Sichuan.

Pasi më 12 maj ra tërmeti i madh në Wenchuan të provincës Sichuan, Komiteti Shtetëror i Zhvillimit dhe i Reformës i Kinës ka formuar shpejt grupin e garantimit të instalimeve bazë dhe të rindërtimit të përbërë prej mbi 20 dikastereve qeveritare për detyrat e shpëtimit pas tërmetit. Zoti Mu Hong tha se deri tani, janë arritur sukseset fillestare në riparimin e instalimeve bazë në zonat e prekura nga tërmeti i provincës Sichuan.

"Pasi ra ky tërmet i madh, sektorët e ndryshëm të grupit të garantimit të instalimeve bazë filluan shpejt punët shpëtimtare, kanë riparuar me të gjitha forcat instalimet bazë të prishura si psh rrugë, energji, ndërlidhje, furnizim me ujë etj. Ata kanë bërë përpjekje të mëdha për riparimin e instalimeve bazë në një kohë sa më të shkurtër."

Zoti Mu Hong tha se gjatë këtij tërmeti, gjithsej 16 autostrada, 9 linja hekurudhore dhe 21 aeroporte janë dëmtuar në masa të ndryshme. Deri tani, këto instalime bazë rifilluan funksionet e tyre. Çdo qytezë në zonat e prekura nga tërmeti ka të paktën një rrugë automobilistike në lidhje me jashtë.

Me riparimin e linjave të ndryshme, shpëtuesit dhe materialet janë çuar pandërprerë në zonat e prekura nga tërmeti. Zoti Mu Hong tha:

"Për të garantuar furnizimin me drithra, qeveria kineze ka përdorur një pjesë të drithrave të rezervës. Këto drithra janë çuar në zonat e prekura nga tërmeti. Nga gjendja e tanishme, furnizimi me drithra në tërë provincën Sichuan është i garantuar dhe çmimi i tyre është i qendrueshëm."

Por, ky funksionar tha hapur se tërmeti i madh ka prishur shumë nga instalimet bazë të provincës Sichuan dhe do të jetë shumë e vështirë dhe shumë e rëndë detyra për rifillimin e prodhimit dhe për rindërtimin e instalimeve bazë në zonat e prekura nga tërmeti. Ai tha se palët përkatëse po vazhdojnë të marrin masat efektive për të garantuar energjinë elektrike, ndërlidhjet dhe rrugët në këto zona të prekura nga tërmeti.

Mësohet se deri tani, qeveria kineze ka investuar 70 miliardë juanë si fond për rindërtim. Qeveria kineze ka nisur edhe sistemin e përkrahjes përkatëse dhe ka zbatuar mënyrën që një provincë përkrah një distrikt të prekur rëndë nga tërmeti ose disa provinca përkrahin një qytet ose një qark të prekur rëndë nga tërmeti, për të shpejtuar rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti. Qeveria kineze shpreson se do të kryejë Brenda 3 muajve të ardhëshëm planin e përgjithshëm për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i provincës Sichuan dhe brenda 3 vjetëve të ardhshëm, do të kryejë detyrat kryesore të rindërtimit pas ketij tërmeti të madh. (Du)

© China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China. 100040