v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-05-28 21:55:35    
Artikulli i dytė i konkursit tė njohurive turistike "Bukuria nė Guanxi": Ju ēojmė nė vendlindjen e majmunit kokėbardhė (1)

cri

Mirė se vini nė konkursin e njohurive turistike "Bukuria nė Guanxi". Nė emisionin e sotėm, ne do t'ju ēojmė nė mes tė maleve tė qytetit Congzuo tė provincės Guanxi, qė tė njihni majmunin kokėbardhė, njė lloj kafshe e egėr qė ndodhet nė prag tė zhdukjes.

Para se tė vazhdojmė kėtė emision, do t'ju paraqitim dy pyetje: 1. Pėrveē provincės Guanxi tė Kinės, nė botė a ka vende tė tjera ku jetojnė majmunė kokėbardhė?

2. Deri tani sa majmunė kokėbardhė jetojnė ende? Ju lutemi tė ndiqni me vėmendje kėtė emision, ku mund tė gjeni edhe pėrgjigjet e kėtyre pyetjeve.

Nė luginėn e maleve tė qytetit Congzuo tė Kinės jetojnė njė grup kafshėsh simpatike qė kanė nė kokė njė tufė leshi tė bardhė tė ngrirė si njė kapelė e bardhė me majė, edhe qafėn e supet i kanė me ngjyrė tė bardhė, e po ashtu edhe bishti i gjatė i tyre ėshtė nė ngjyrė tė bardhė. Kėta janė pikėrisht majmunėt kokėbardhė. Ata filluan tė jetonin nė kėtė tokė qysh para 2 milionė e 500 mijė vjetėsh, teksa shumė kafshė qė kanė jetuar nė tė njėjtėn kohė me majmunėt kokėbardhė janė zhdukur. Tani nė botė jetojnė vetėm pak mė shumė se 700 majmunė kokėbardhė, tė cilėt rriten vetėm nė Chongzuo, pra ata janė mė tė rrallė se panda e njohur nė botė.

Nė njė mėngjes vere, ne erdhėm pėr vizitė nė parkun ekologjik ku jetojnė majmunėt kokėbardhė tė Chongzuos. Nė kėtė park me njė sipėrfaqe prej 24 kilometrash katrorė jetojnė grupi mė i madh prej 400 majmunėsh kokėbardhė nė botė. Korrespondenti pa disa majmunė kokėbardhė duke ngrėnė fruta tė egra e gjethe pemėsh dhe duke luajtur nė njė shkėmb. Ata janė shumė tė shkathėt, duke ecur nė shkėmb si nė fushė. Kėta majmunė janė miq tė fshatarėve vendas. Fshatari Xiao Wang tha :

"Tė gjithė i dinė se nė botė nuk kanė mbetur shumė majmunė kokėbardhė, ata jetojnė vetėm nė vendin tonė, janė shumė tė ēmuar, prandaj tė gjithė i duan dhe i mbrojnė me kujdes".

Xiao Wang ėshtė nga kombėsia miao. Duke qenė mysafirė tė familjes sė kombėsisė miao, ne u pritėm ngrohtėsisht nga i zoti i shtėpisė me raki tė shijshme. Nė shtėpinė e Xiao Wanit, ne mėsuam njė pėrrallė tė bukur mbi historinė e majmunėve kokėbardhė.

Na ishte njė herė e njė kohė, ky fshat ishte shumė i varfėr, fshatarėt jetonin gjithmonė tė uritur. Njė ditė, vdiq njė plak, njerėzit mbajtėn shenjė zie duke lidhur njė shall tė bardhė nė kokė dhe rrip tė bardhė nė bel pėr tė varrosur plakun. Pas ceremonisė sė varrimit, fėmijėt qė shkuan nė male, panė shumė fruta tė egra dhe tė shijshme, ata hėngrėn dhe luajtėn me gėzim. Prindėrit panė se fėmijėt e tyre ishin shumė tė kėnaqur dhe i lanė ata nė male. Mė vonė, fshati filloi tė pasurohej, prindėrit i mori malli pėr fėmijėt e tyre dhe donin t'i merrnin ata pėrsėri nė shtėpi, kurse fėmijėt thanė se nuk do tė ktheheshin, sepse aty nė male jetonin mė mirė". Kėshtu, kėta fėmijė mbetėn aty, duke jetuar nė male dhe duke filluar tė trashėgoheshin. Pas shumė vjetėsh, ata ndryshuan, shalli i bardhė nė kokė u shndėrrua nė lesh tė bardhė, rripi i bardhė nė bel u shndėrrua nė bisht tė bardhė...

Profesori i Universitetit tė Pekinit Pan Shiwen, qė ka ardhur para 10 vjetėsh nė Chongzuo pėr studimin dhe mbrojtjen e majmunėve kokėbardhė, na tha se nė fillim tė viteve '90 tė shekullit tė kaluar, nė Chongzuo kishte tė paktėn 2000 majmunė kokėbardhė. Kurse mė pas kjo lloj kafshe u pakėsua shumė, deri nė vitin l996, kishin mbetur vetėm 90. Profesori Pan tha: "Kur tė ndalohen gjuetia e fshehtė dhe tė rivendosen rezervatet e rritjes sė kafshėve, kjo lloj kafshe do tė shtohet. "

Ai i tregoi korrespondentit se jeta e majmunėve ėshtė shumė e rregullt, ata hanė dhe lozin nė mėngjes dhe mbrėmje nė mes tė maleve, kurse nė drekė bėjnė pushim, natėn e kalojnė nė shpella. Pėr tė shtuar sasinė e kėtyre majmunėve qė janė nė prag tė zhdukjes, mė e rėndėsishmja ėshtė tė rivendosen hapėsirat ku jetojnė ata.

Pėr tė rivendosur mjedisin e jetesės tė majmunėve kokėbardhė, bashkia e qytetit Chongzuo ka bėrė njė punė tė madhe. Z.Wei Xin i drejtorisė turistike tė qytetit Chongzuo tha :

"Pėr tė mbrojtur mjedisin ekologjik, qeveria e ndihmoi ēdo shtėpi tė ndėrtojė rezervuarin e gazit metan, duke i dhėnė 50 % tė parave pėr shtojcė dhe orientim teknik. Tani shumė banorė pėrdorin gazin metan pėr dritė dhe pėr gatim. Nė prodhim, ne i orientojmė fshatarėt tė mbjellin disa kultura ekonomike, nė mėnyrė qė ata tė marrin tė ardhura ekonomike pa prishur mjedisin ekologjik". ( Zhai)