v Protokolli mbi bashkëpunimin e uebsajtit në gjuhën shqipe të CRI Oline me botën e jashtmev Tërmeti në Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International Wednesday    Apr 16th   2025   
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencë e Teknikë

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-05-28 16:33:03    
Ministria e Shëndetësisë e Kinës: Puna profilaktike në zonat e prekura nga tërmeti po zhvillohet me efektivitet

cri

dëgjoni

Ka kaluar më shumë se dy javë nga rënia e tërmetit në Wenchuan të Sichuan-it. Gjatë punëve shpëtimtare përballë tërmetit, profilaksia, si një punë e rëndësishme, po zhvillohet në mënyrë të gjithanshme në zonat e prekura nga fatkeqësia. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë të Kinës Sun Jiahai u shpreh më 27 maj në Pekin se të gjitha fshatrat e zonave të prekura nga tërmeti, si dhe qendrat e përkohshme të akomodimit të banorëve, janë përfshirë plotësisht në mjekimin, profilaksinë, si dhe dhënien e materialeve mjekësore. Do të ndiqni tani një reportazh lidhur me këtë.

Pas rënies së tërmetit në Wenchuan të provincës Sichuan, u keqësuan kushtet mjekësore. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë të Kinës Sun Jiahai u shpreh se sektorët kinezë të shëndetësisë kanë shpëtuar shumë të plagosur dhe, njëkohësisht, kanë zhvilluar edhe punën profilaktike.

"Deri më 27 maj në orën 12, Ministria e Shëndetësisë ka dërguar në zonat e prekura nga tërmeti 4939 punonjës profilaktikë dhe punonjës të kontrollit higjienik, të mbledhur nga 30 krahina të mbarë vendit. Ministria e Shëndetësisë ka krijuar mekanizmin bashkërendues për profilaksinë me sektorët e ushtrisë, të bujqësisë dhe të çështjeve civile. Tani kemi zbatuar sistemin e profilaksisë me përgjegjës personat konkretë, duke realizuar përfshirjen e gjithanshme të punës së profilaksisë."

Mësohet se tani në distriktet që janë goditur më rëndë nga tërmeti bëhet çdo ditë spërkatja me lëndë dezinfektuese. Sektorët e shëndetësisë, të sigurimit publik dhe të bujqësisë kanë dezinfektuar edhe mbi 18 mijë trupa të të vdekurve, si dhe mbi 20 milionë kufoma kafshësh.

Punonjësit e kontrollit higjienik kanë kontrolluar furnizimin në mënyrë të qëndrueshme me ushqime të qendrave të akomodimit të banorëve, si dhe gjendjen e furnizimit të ujit. Deri në orën 12 të 27 majit, në zonat e prekura nga tërmeti nuk ka njoftim për epidemi dhe për incident të papritur të higjienisë publike.

Z. Sun Jiahai u shpreh se tërmeti ka dëmtuar rëndë sistemin e raportimit të gjendjes epidemike në zonat e fatkeqësisë, megjithatë, nëpërmjet rrjetit të telefonisë celulare, vrojtimi i gjendjes epidemike përfshin të gjitha lokalitetet e distrikteve të prekura nga tërmeti, si dhe të gjitha qendrat e përkohshme të akomodimit. Aktualisht janë marrë njoftime për disa sëmundje ngjitëse, si tuberkuloz, hepatit, heqje barku etj., por nuk është zbuluar incident i papritur higjienik me epidemi të rëndë.

Sun Jiahai u shpreh se tani ndodhemi në periudhën verore të përhapjes së sëmundjeve ngjitëse, e po të shtosh keqësimin e madh nga tërmeti të kushteve të jetesës dhe higjienike të banorëve vendas, është i lehtë shpërthimi dhe përhapja e sëmundjeve ngjitëse. Prandaj detyrat e profilaksisë në këto zona janë shumë të rënda. Sun Jiahai u shpreh se Ministria e Shëndetësisë do të marrë masa të mëtejshme për forcimin e punës profilaktike në këto zona.

"Për grupet kryesore të njerëzve e zonat kryesore, si dhe kundër epidemive kryesore, do të dërgojmë edhe më shumë specialistë me përvojë për forcimin e punës profilaktike. Së bashku me sektorët përkatës, do të vazhdojmë të trajtojmë si duhet trupat e të vdekurve dhe kufomat e kafshëve, që të kontrollojmë rreptësisht burimet e infektimit. Do të vaksinojmë edhe grupe njerëzish me imunitet të dobët."

Mësohet se sektorët e shëndetësisë do t'u bëjnë grupeve kryesore të njerëzve vaksinën e hepatitit A dhe atë të meningjitit trunoshpinor B para 15 qershorit. Sun Jiahai u shpreh se puna profilaktike nuk ka afat. Për sa kohë të ketë nevojë për profilaksi, kjo punë do të vazhdojë më tej. (Wang Lei)(Artan)

© China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China. 100040