v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-05-27 21:07:13    
Hedhja e tullės pėr tė sjellė nefritin

cri

Shprehja "Hedhja e tullės pėr tė sjellė nefritin" ėshtė njė idiomė e gjuhės kineze, qė pėrdoret nga folėsi pėr tė treguar modestinė, duke thėnė se po shpreh njė sugjerim tė cekėt dhe tė papjekur pėr tė nxitur tė tjerėt qė tė shprehin sugjerime tė thella dhe tė pjekura. Kurse nė fushėn ushtarake, taktika "Hedhja e tullės pėr tė sjellė nefritin" do tė thotė qė tė joshėsh kundėrshtarin duke i ofruar njė leverdi tė vogėl, qė tė bjerė nė grackė. Kjo taktikė ėshtė pėrdorur shesh nė luftėrat e lashtėsisė.

Nė periudhėn "Pranvera dhe Vjeshta" nė historinė kineze, tė gjitha principatat dhe shtetet vasale tė dinastisė Zhou Lindore pėrpiqeshin tė bėnin ekspansion ushtarak pėr tė zgjeruar territorin e vet. Nė vitin 700 para erės sonė, shteti Ēu, qė gjendej nė provincat e sotme Hubei dhe Hunan tė Kinės dhe qė ishte vend i fuqishėm, nisi mėsymjen pėr tė pushtuar Gjaoēengun. Brenda njė muaji, trupat e Ēu-sė sulmuan shumė herė, por nuk e merrnin dot qytetin e Gjaoēengut, qė ndodhej nė reliev shumė tė rrezikshėm dhe qė mbrohej lehtė.

Nė kohėn kur trupat e Ēu-sė nuk dinin se ē' tė bėnin, njė ministėr i Ēu-sė analizoi me hollėsi gjendjen e Gjaoēengut dhe njoftoi se, pas rrethimit pėr njė kohė tė gjatė, Gjaoēengut i mungonte lėnda djegėse pėr gatim. Me propozimin e tij, monarku i Ēu-sė dėrgoi njė grup ushtarėsh qė, tė veshur si marangozė, tė shkonin ditė pėr ditė pėr tė prerė dru nė mal. Trupat e Gjaoēengut, qė po shqetėsoheshin pėr zgjidhjen e problemit tė lėndės djegėse pėr gatim, vunė re papritur se njė grup njerėzish po ecnin duke marrė me vete dru. Atyre u lindi dėshira pėr tė rrėmbyer drutė. Kėshtu, komandanti i tyre dėrgoi njė repart qė tė dilte fshehurazi nga porta e qytetit dhe tė rrėmbente drutė. Ushtarėt e Ēu-sė, qė ishin tė veshur si marangozė dhe qė nuk mbanin asnjė armė, lanė ngarkesat dhe ikėn me vrap. Ushtarėt e Gjaoēengut u gėzuan pa masė qė korrėn sukses kaq lehtė.

Kėshtu ndodhi pėr disa ditė me radhė. Ushtarėt e Gjaoēengut dilnin ēdo ditė pėr t'u rrėmbyer "marangozėve" drutė. Ata besonin se trupat e Ēu-sė nuk e vinin re fare kėtė gjė. Por nė fakt trupat e Ēu-sė kishin zėnė pritė. Njė ditė, mbreti i Ēu-sė dėrgoi "marangozė" tė shumtė pėr tė prerė dru dhe komandanti i Gjaoēengut dėrgoi ushtarė tė shumtė pėr t'i rrėmbyer drutė. Por kėsaj here "marangozėt" ikėn me vrap, pa i lėnė ngarkesat. Prandaj ushtarėt e Gjaoēengut i ndoqėn pas, duke mos ditur se kishin hyrė nė zonėn e pritės. Nė njė ēast, "marangozėt" lanė ngarkesat dhe bėnė sikur po iknin tė frikėsuar. Ushtarėt e Gjaoēengut u gėzuan dhe filluan t'i merrnin drutė. Papritur, u dėgjuan britma dhe trupat e Ēu-sė sulmuan nga tė katėr anėt. Ushtarėt e Gjaoēengut u gjenden nė rrėmujė dhe shumica e tyre u vranė. Nė kėtė ēast, mbreti i Ēu-sė dha urdhrin pėr tė marrė qytetin e Gjaoēengut. Ushtarėt e paktė qė mbronin qytetin, e dinin se nuk mund ta mbronin atė, prandaj u dorėzuan. Ky ėshtė pikėrisht rezultat i zbatimit tė suksesshėm tė taktikės "Hedhja e tullės pėr tė sjellė nefritin". (Zheng)