v Protokolli mbi bashkëpunimin e uebsajtit në gjuhën shqipe të CRI Oline me botën e jashtmev Tërmeti në Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International Wednesday    Apr 16th   2025   
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencë e Teknikë

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-05-27 20:41:02    
Është zhvilluar në rregull puna e strehimit të banorëve të prekur nga tërmeti në qytetin Dujiangyan të Sichuanit

cri

dëgjoni

Kanë kaluar mbi dy javë nga tërmeti në Wenchuan, i cili shkaktoi rrëzimin e shumë shtëpive. Numri i njerëzve të prekur nga tërmeti i kaloi 45 milionët. Tani puna e shpëtimit kundër tërmetit ka hyrë në fazën e strehimit të banorëve të prekur prej tij dhe të rifillimit të prodhimit. Ditët e fundit, gazetari dha njoftime nga qyteti Dujiangyan për gjendjen relativisht të rëndë nga tërmeti, për pikat e strehimit të banorëve të prekur nga tërmeti dhe për gjendjen e jetesës së tyre.

Në një copë tokë të sheshtë janë vendosur çadra të rregullta me ngjyrë të kaltër. Kjo është një pikë strehimi e banorëve të prekur nga tërmeti ku ka instalime publike të jetesës dhe shkolla, qendër mjekimi etj. Një përgjegjës i kësaj pike i tha gazetarit:

"Këtu është planifikuar në mënyrë unike, mund të përdoren uji, gazi dhe energjia elektrike dhe ka instalime të tjera publike. Jetesa e përditshme e banorëve të këtushëm është relativisht normale."

Për të siguruar shëndetin e banorëve të kësaj pike, punonjësit mjekësorë të shpëtimit në këtë pikë strehimi kanë marrë masat aktive për të parandaluar rrezikun lidhur me higjienën. Përgjegjësi i qendrës së mjekimit Yu Xinqiang i tha gazetarit:

"Në radhë të parë, ne duhet të forcojmë kontrollin ndaj epidemisë dhe të kontrollojmë shëndetin e të gjithë banorëve të prekur nga tërmeti. Së dyti, duhet të zhvillohet dezinfektimi për mjedisin vendor dhe duhet të bëhet edukimi shëndetësor i banorëve vendorë."

Përveç punonjësve profesionalë të shpëtimit kundër tërmetit, edhe vullnetarët e ardhur nga Universiteti i Sichuanit po shpërndajnë sende të përdorimit të përditshëm për banorët e prekur nga tërmeti. Një vullnetar i tha gazetarit:

"Detyrat tona kryesore janë transportimi i materialeve, ruajtja e rendit publik, plotësimi i mësimeve për nxënësit e fëmijët, pastrimi i mjedisit publik dhe propagandimi i njohurive për parandalimin e epidemisë."

Një familje e prekur nga tërmeti ka banuar në Dujiangyan. Pas tërmetit, shtëpia e kësaj familjeje u shkatërrua, pastaj ajo u shpërngul në këtë pikë strehimi. Duke folur për gjendjen e jetesës së këtushme, një pjesëtar i kësaj familjeje tha:

"Tani sendet e përdorimit të përditshëm janë të mjaftueshme dhe mensa është e madhe, nuk ka nevojë të mbash radhë."

Gazetari pa nga afër se gjatë dy javëve pas tërmetit, gjallëria dhe atmosfera e jetës janë kthyer përsëri këtu. Janë ndërtuar edhe disa salla kulture me një sipërfaqe sa 3 fusha basketbolli. Shumë fëmijë po luanin këtu.

Pika e strehimit të banorëve të prekur nga tërmeti në Dujiangyan u ndërtua nga ndihma e të tjerëve. Përveç kësaj, disa distrikte të tjera të qytetit Chengdu që pësuan humbje relativisht të lehta, kanë ndërtuar gjithashtu disa pika strehimi për banorët e prekur nga tërmeti në Dujiangyan. Tani këtu ka gjithsej 16 pika strehimi dhe 5800 çadra shpëtimi.

Besimi i banorëve të prekur nga tërmeti për rindërtimin e vatrave të tyre po shtohet. Pas 3 muajve, ata do të shpërndulen në shtëpi më të mira të përkohshme. Shumë banorë të prekur nga tërmeti i thanë gazetarit se ata kanë besim të plotë për rindërtimin e vatrave të tyre. (Sihai)

© China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China. 100040