v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-05-27 21:47:47    
Rekordi botėror i Shoqėrisė Aksionare San-yi

cri

Dihet nga tė gjithė se vinēi, si njė lloj mekanizmi modern ndėrtimi, mund tė ēojė betonarmenė nė ēdo pikė tė ndėrtimit me anė tė krahut tė tij, i cili ėshtė pjesa e tij thelbėsore, dhe sa mė i gjatė ėshtė krahu i vinēit, aq mė larg ēohet betonarmeja. Vinēi ėshtė mjeti i domosdoshėm pėr ndėrtimin e godinave tė larta moderne. Para disa kohėsh, Shoqėria Aksionare San-yi, njė ndėrmarrje e njohur kineze pėr prodhimin e mekanizmave tė ndėrtimit, shėnoi rekordin botėror tė gjatėsisė sė krahut tė vinēit tė ndėrtimit.

Njė ditė vjeshte, koha ishte e mrekullueshme, qielli ishte i kaltėr dhe dielli ndriēonte. Nė uzinėn e Shoqėrisė Aksionare San-yi, qė gjendet nė zonėn e zhvillimit ekonomik dhe teknik tė qytetit Ēangsha tė provincės Hunan, tė gjithė vizitorėt, qė qėndronin rreth e pėr qark, shikonin tė mahnitur njė vinē me krah 66 metra tė gjatė. Ata u mahnitėn sepse ky ėshtė vinēi me krahun mė tė gjatė deri tani nė botė. Inxhinierja e lartė e kėsaj shoqėrie, zonja Zhu Hong, tha se zgjatja e krahut tė vinēit tė ndėrtimit ėshtė njė punė e vėshtirė, sepse zgjatja e krahut tė vinēit sjell shtimin e ngarkesės sė tij dhe shtimi sado pak i ngarkesės ndikon nė karakteristikat e tij kundėr lėkundjes dhe nė qėndrueshmėrinė e tij. Prandaj nė sektorin e prodhimit tė vinēave ėshtė pėrhapur thėnia se "Krahu i vinēit zgjatet pėr njė metėr, vėshtirėsia rritet sikur tė ngjitesh nė qiell". Pikėrisht pėr kėtė arsye, para vitit 1998, detalet pėrkatėse tė vinēave tė ndėrtimit vendi ynė i importonte gjithmonė nga jashtė.

"Mė parė nė vendin tonė nuk prodhoheshin krahė vinēash, sepse nuk kishim teknologjinė pėrkatėse. Por ne duhet tė bėjmė pėrpjekje, sepse vetėm kėshtu mund tė krijojmė produkte tė markave tė kualitetit tė parė."

Nė atė kohė, gjatėsia mė e madhe e krahėve tė vinēave tė ndėrtimit, qė vendi ynė importonte, ishte 36 metra. Pas njė anlize dhe studimi tė hollėsishėm, Shoqėria Aksionare San-yi, si njė ndėrmarrje e prodhimit tė pajisjeve tė mėdha mekanike nė Kinė, vendosi qė tė eksperimentojė dhe tė prodhojė vinēa ndėrtimi me krahė tė gjatė dhe me patentė kineze. Deri tani, vinēi i ndėrtimit me krahun mė tė gjatė, qė ėshtė pėrdorur gjerėsisht nė botė, ka qenė me krah 56 metrash. Me lindjen e vinēit tė ndėrtimit me krah 66 metra tė gjatė, rekordi botėror nė kėtė drejtim ėshtė rritur pėr 10 metra.

Nė fushėn e industrisė sė mekanizmit inxhinierik, krahu 66 metra i gjatė i vinēit tė ndėrtimit njihet nga tė gjithė si i pari tani nė botė. Para pak kohėsh, Shqėria Aksionare San-yi mori certifikatėn e dėrguar nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Guinesit Botėror, ku dėshmohet vėrtetėsia se vinēi i ndėrtimit me krah 66 metra tė gjatė ėshtė vinēi me krahun mė tė gjatė tani nė botė. Pėr karakterin e novacionit tė vinēit me krah 66 metra tė gjatė, foli profesor Shi Laide, kryetari i Kėshillit tė Ligės Kineze tė Mekanizmave Inxhinierikė. 

"Lindja e vinēit me krah 66 metra tė gjatė nė shoqėrinė tonė, qė ėshtė rekordi botėror, tregon se industria tradicionale kineze e mekanizmave tė betonarmesė bėri njė hop tė madh nga 'prodhimi kinez' nė 'krijimin kinez'."

Duke krijuar produkte tė reja tė teknologjive me patentat e saj, Shoqėria Aksionare San-yi ka rritur shumė fitimet e saj. Nė vitin 2006, vėllimi i fitimeve tė saj kaloi 4 miliardė e 500 milionė juanė, shifėr kjo qė u rrit 80 % nė krahasim me vitin 2005. Zv-drejtori i pėrgjithshėm i Shoqėrisė Aksionare San-yi, Hė Zhen-lin, thotė se gjatė 13 vjetėve tė kėsaj ndėrmarrjeje, prodhimi i saj ėshtė rritur mesatarisht ēdo vit 50 % dhe biznesi i saj ėshtė shtrirė nė shumė vende tė botės.

"Zhvillimi i shpejtė i ndėrmarrjes sonė vjen nga krijimi i tė rejave. Investimet tona tė mėdha nė kėrkimet shkencore kanė sjellė nė mėnyrė tė pashmangshme grumbullimin e kuadrove tė nivelit tė lartė te ne. Si rezultat, shpejtohet krijimi i tė rejave dhe kjo gjė ka sjellė mbrojtjen e tė drejtave tė pronėsisė intelektuale. Tė gjitha kėto sjellin lindjen e produkteve tona tė markave tė njohura. Meqė puna jonė ecėn nė mes tė njė qarkullimi tė mirė, rruga jonė bėhet gjithnjė e mė e gjerė."

Nė fushėn e demonstrimit tė vinēit me krah 66 metra tė gjatė, ky mekanizėm gjigant binte nė sy veēanėrisht nėn rrezet e ndritura tė diellit. Ai do tė ekspozohet nė 9 qytete tė mėdha tė Kinės, si Guangzhou, Nankin, Shangai, Hanzhou, Pekin etj dhe pastaj do tė dalė jashtė vendit pėr tė marrė pjesė nė ekspozita nė SHBA, Gjermani, Spanjė, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe vende tė tjera, duke i treguar botės bukurinė e tij.

Inxhinierja e lartė e Shoqėrisė Aksionare San-yi, Zonja Zhu Hong thotė se prodhimi me sukses i vinēit me krah 66 metra tė gjatė ėshtė njė nismė e re pėr tė dhe pėr shoqėrinė e tyre. Ajo merr pjesė ēdo vit nė 2 ose 3 objekte tė kėrkimeve shkencore. Krijimi i pandėrprerė i tė rejave ėshtė bėrė njė besim i tyre i pėrbashkėt. (Zheng)