v Protokolli mbi bashkëpunimin e uebsajtit në gjuhën shqipe të CRI Oline me botën e jashtmev Tërmeti në Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International Wednesday    Apr 16th   2025   
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencë e Teknikë

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-05-23 15:17:15    
Kina siguron me të gjitha përpjekjet furnizimin e tregut në zonat e prekura nga fatkeqësia e tërmetit

cri

dëgjoni

Pas rënies më 12 maj të tërmetit të fuqishëm në Wenchuan të provincës Sichuan të Kinës, për të siguruar furnizimin e mallrave të prodhimit dhe të jetesës dhe të materialeve të shpëtimit nga fatkeqësia, Ministria e Tregtisë e Kinës nisi menjëherë projektin me rastin e jashtëzakonshëm për të siguruar me të gjitha përpjekjet furnizimin e tregut në zonat e prekura nga fatkeqësia. Tani oferta dhe çmimet në treg në këto zona janë bërë të qëndrueshme.

Në konferencën e shtypit të organizuar më 22 maj nga zyra e shtypit e Këshillit të Shtetit të Kinës, ministri i Tregtisë Chen Deming u shpreh se tani Ministria e Tregtisë po bën dy gjëra kryesore:

"Së pari, ne kemi transportuar materiale nga krahinat e ndryshme të mbarë vendit në zonat e prekura nga fatkeqësia. Së dyti ne po shpejtojmë rivendosjen e rrjetit tregtar. Parashikojmë që para fundit të këtij muaji, do të rivendoset rrjeti tregtar në të gjitha distriktet në zonat e prekura nga fatkeqësia."

Chen Deming u shpreh se tani oferta në treg në kryeqendrën e provincës Sichuan Chengdu dhe në disa qytete të tjera të mëdha është shumë i pasur, kanalet e transportit të materialeve në qytete dhe në distrikte janë të lira në përgjithësi. Tani puna e rëndësishme është që të hapen përsëri rrugët drejt fshatrave për t'u dhënë materialet dhe mallrat më të nevojshme masave popullore në gjendje më të vështirë.

Krahas sigurimit të furnizimin e tregut në zonat e prekura nga fatkeqësia, Ministria e Tregtisë e Kinës ka zhvilluar punën e marrjes së ndihmës ndërkombëtare. Drejtori i Drejtorisë Ndërkombëtare të kësaj ministrie Zheng Kening tha:

"Pas rënies së tërmetit, ne i lajmëruam menjëherë agjencitë e organizatave ndërkombëtare dhe të qeverive të huaja në Kinë për gjendjen përkatëse. Qysh nga 13 maji, ne filluam të marrim ndihmë ndërkombëtare duke e transportuar në kohë në zonat e prekura nga fatkeqësia."

Zhang Keningu u shpreh se Ministria e Tregtisë e Kinës do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me institucionet ndërkombëtare të ndihmës për të zhvilluar punën e ndihmës.

Në këtë konferencë shtypi, ministri i Tregtisë i Kinës Chen Deming tha se tërmeti në Wenchuan të provincës Sichuan ka shkaktuar humbje të mëdha, por nuk do të ndikojë shumë negativisht në ofertën në treg të mbarë vendit:

"Provinca Sichuan është vërtet bazë e rëndësishme e drithërave e vendit tonë. Por këtë herë zonat kryesore të prekura nga fatkeqësia janë zonat malore në veri të provincës Sichuan dhe nuk do të ketë ndikim të madh negativ mbi tregun kombëtar. Tani në Kinë ka rezerva të pasura të drithërave, të mishit dhe të vajit, të lashtat ka shpresë të marrin korrje të bollshme, prodhimi i mishit të derrit po shtohet në mbarë vendin."

Chen Deming tha gjithashtu se deri tani, tërmeti në provincën Sichuan nuk ka ndikuar negativisht në përgjithësi mbi eksportin e Kinës. (Fani)

© China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China. 100040