dëgjoni
Pasi ra tëmeti në Wenchuan të provincës Sichuan, veprimet shpëtuese të shpejta e efikase të Kinës janë vlerësuar pozitivisht nga komuniteti ndërkombëtar, veprime të cilat i treguan botës anën tjetër të Kinës: një qeveri më efikase dhe një qeveri e ndërgjegjshme, një shoqeri më e hapur dhe më transparente dhe populli kinez i plotë me dashuri dhe me solidaritet, këto të gjitha ndodhën në një gjendje shumë të natyrëshme.
Pas vetëm disa orësh, kryeministri kinez Wen Jiabao arriti në momentin e parë në zonat e prekura dhe organet dhe departamentet e çështjeve civile, komunikacionit, telekomunikacionit etj. filluan menjëherë sistemin emergjent. Reagime të shpejta, përmasa dhe fuqi të mëdha, të gjitha këto janë të pashembullt. Gazetarja e gazetës amerikane "Los Angelos Times" në Pekin znj. Barbara Demick vlerësoi në korrespondencën e saj se qeveria kineze ka bërë një reagim shumë të shpejtë në veprimet e zhdukjes së fatkeqësisë, çka u tregoi njerëzve "një Kinë të re" dhe "një Kinë me dashuri dhe aftësi".
Mënyra që përdor Kina në trajtimin dhe publikimin e informacioneve pas këtij tërmeti të fuqishëm është vlerësuar nga e gjithë bota. Kina publikoi lajmin e parë brenda 10 minutash pasi ra tërmeti. Mediat kineze bënë raportimin mbi tërmet në kohën e parë, televizioni kombëtar dhe disa televizione lokale ndërprenë programet e përditëshme dhe dhanë transmetimin e drejtëpërdrejtë për punët e shpëtimit dhe për zhdukjen e fatkeqësisë.
BBC-ja vlerësoi se bashkë me raportimet mbi punët shpëtuese të drejtuara nga qeveria, mediat kineze kanë bërë raportime të hollësishme mbi numrin e viktimave, zhvillimin e punëve shpëtuese, rreziqet potenciale dhe ndihmën nga vende të tjera. Gazeta angleze "Financial Times" raportoi, duke thënë se qeveria kineze meriton vlerësim, se bëri reagimet e shpejta për tërmetin në Wenchuan të Sichuanit dhe se kinezët nuk fshehin shkallën e dëmtimeve të shkaktuara nga tërmeti.
Gjatë punëve shpëtuese, forcat jozyrtare kineze bënë paraqitje aktive. Deri më 21 maj, dhurimi i parave nga e gjithë shoqeria kaloi mbi 14 miliardë juanë, shifër kjo që është e pashembullt. Gjatë shpëtimit të organizuar nga qeveria, vullnetarë të shumtë shkuan në zonat e prekura nga vendet e ndryshme dhe kontribuan me forcat e tyre. Gazeta singaporiane "Zaobao" tha se tërmeti i fuqishëm në Wenchuan të Sichuanit tronditi të gjithë kinezët, por ka nxitur ndienjën patriotike dhe identifikimin kombëtar të banorëve kinezë. Disa mediat e tjera vlerësuan se gjatë punëve shpëtuese, është rritur më tej ndienja qytetare e popullit kinez dhe është bashkuar më tej shoqeria.
Por, kur opinioni publik i botës po pohon dhe vlerëson punët e shpëtimit të Kinës, disa mediat janë të mendimit se veprimet e shpejta të Kinës janë vetëm një veprim për efekt sepse po afron Olimpiada e Pekinit. Ka edhe disa media të cilat shprehën mendimet e tyre me fjalë "habitjen", "të pabesueshme" dhe "të papritur" për veprimet e qeverisë kineze në zhdukjen e fatkeqësisë.
Në perëndim ka një thënie: "Roma nuk është ndërtuar brenda një dite." Njësoj si kjo fjali, shpejtësia, fuqia, efektiviteti, kuraja dhe besimi që tregoi Kina gjatë veprimeve të shpëtimit nuk janë dukur brenda një nate, të gjitha këto janë vetëm një pjesë e ndryshimeve që po ndodhin në Kinë. Qoftë qeverinë, qoftë banorët, paraqitjet e tyre aktive dhe të shkëlqyera gjatë këtyre veprimeve kanë një bazë ligjore dhe një sistem të gjerë e të thellë, kanë kushte shoqerore dhe sfondin e mendimeve publike. Të gjitha këto kanë lindur në mënyrë të natyrëshme pasi Kina ka zhvilluar në një fazë të duhur ekonomike, shoqerore.
Megjithëse ekzistojnë akoma shumë probleme gjatë procesit të zhvillimit, Kina po trajton këto probleme dhe zhvillon bashkëpunimin ndërkombëtar, duke marrë një pozicion më aktiv dhe më të hapur se në të kaluarën.
Dhe këtë ju mund të gjeni, nëse e njihni Kinën në mënyrë më të gjerë, e shikoni Kinën në mënyrë më objektive dhe keni më shumë kontakte me kinezë. (Jiang Lei)
|