v Protokolli mbi bashkëpunimin e uebsajtit në gjuhën shqipe të CRI Oline me botën e jashtmev Tërmeti në Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International Wednesday    Apr 16th   2025   
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencë e Teknikë

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-05-21 17:40:39    
Kina zhvillon punët e gjithanshme të dezinfektimit dhe të parandalimit epidemik në zonën e prekur nga tërmeti të provincës Si Chuan

cri

dëgjoni

Tani, në zonën e prekur nga tërmeti të provincës Si Chuan, shumë persona ndihmës po kërkojnë e shpëtojnë të mbijetuarit në mënyrë të ngutshme. Njëkohësisht, janë duke zhvilluar punët e gjithanshme të dezinfektimit dhe të parandalimit epidemik në zonën e prekur nga tërmeti. Sipas statistikave, mijëra persona profesionistë po zhvillojnë punët dezinfektuese dhe të parandalimit epidemik në Si Chuan. Ata kanë bërë dezinfektimin dhe kanë trajtuar trupat e viktimave. Falë përpjekjeve të tyre, deri tani, në zonën e prekur nga tërmeti në Si Chuan nuk ka njoftime për incidente të befasishme të shëndetit dhe të higjienës publike ose për epidemi të mëdha. Ju ftojmë të dëgjoni materialin e korrespondentit të Radios së Jashtme të Kinës lidhur me këtë.

Më 12 maj ra tërmeti i madh në qytezën Wenchuan të provincës Sichuan, si pasojë e të cilit kanë vdekur dhe janë plagosur shumë veta. Për shkak të numrit të madh të trupave të viktimave e të sasisë së madhe të plehrave, me ngritjen e temperaturës lokale, ka shumë mundësi që të ndodhë epidemi e madhe. Përballë kësaj situate, Ministria e Shëndetësisë e Kinës ka dërguar mijëra specialistë të parandalimit epidemik në Si Chuan për të zhvilluar punët përkatëse. Deri më 19 maj, ata dezinfektuan një sipërfaqe prej 100 milionë metrash katrorë dhe kanë trajtuar më shumë se 8400 trupa të viktimave. Në disa zona të prekura rëndë nga tërmeti, ata kanë bërë punët e gjithanshme dezinfektuese.

Në qytezën Bei Chuan pranë qytetit Mian Yang, çdo ditë, shumë persona përkatës shpërndajnë lëndët mjekësore dezinfektuese në çdo anë. Feng Yang, një punonjës antiepidemik nga Qendra e Kontrollit të Epidemisë e Qytetit Mian Yang, ka ardhur në qytezën Bei Chuan qysh në 13 maj. Çdo ditë, ai duhet të punojë vazhdimisht për 12 orë.

"Ne duhet të nisim nga ora 7 e mëngjesit dhe punojmë pandërprerë deri në orën 18, bëjmë punë shtesë për dezinfektimin. Ne kemi kostume mbrojtëse, doreza, maska dhe maska për sytë. Pajisjet e mbrojtjes janë shumë të mira."

Siç mësohet, tani, ka më shumë se 100 persona për punët e dezinfektimit dhe të parandalimit epidemik në qytezën Bei Chuan. Përveç personave lokalë, gjithashtu ka edhe specialistë nga provinca Jiang Su, Pekini dhe provinca të tjera. Për të forcuar punët e parandalimit epidemik, një ekip antikimik pranë Ushtrisë Çlirimtare të Popullit Kinez ka ardhur këtu. Nëpërmjet pajisjeve profesionale, ata kanë ngritur efektivitetin e punëve dezinfektuese dhe të parandalimit epidemik.

Përgjegjësi i Qendrës së Kontrollit të Epidemisë të Qytetit Mian Yang, Hu Yong u shpreh nga ana e tij se punët e dezinfektimit dhe të parandalimit epidemik kanë arritur rezultate të dukshme.

"Ne kemi marrë masa efektive dhe kemi zhvilluar punët e parandalimit epidemik në mënyrë shkencore, tani, efektiviteti është i mirë. Ne kemi bërë dezinfektimin në zonat e plehrave, zonat e banimit, të trupave të viktimave dhe në zonën që varrosen trupat. Për trupat e viktimave, së pari, ne bëjmë punët dezinfektuese, pastaj, i spërkatim me pluhur gëlqeror, në fund, i varrosim nën dhe. Nëse bëjmë mirë punët dezinfektuese dhe punët e mbrojtjes së vetes, mund të arrihet efektivitet shumë i mirë."

Siç mësohet, edhe në qytezat Wen Chuan e Qing Chuan gjithashtu janë bërë punët e tilla. Përveç këtyre, sektorët përkatës kanë forcuar kontrollin për burimet e ujërave të zonës së prekur nga tërmeti, ndërmarrjet që prodhojnë ushqime, institucionet mjekësore dhe vendet e banimit të njerëzve të prekur nga tërmeti.

Përgjegjësi i Qendrës së Kontrollit të Epidemisë të Qytetit Mian Yang, Hu Yong, bëri të ditur se, sipas planit antiepidemik të hartuar nga sektori i shëndetësisë, pas mbarimit të punëve ndihmëse, ata do të vazhdojnë punët aty..

"Kur të gjithë personat e ndihmës të tërhiqen nga këtu, do të vazhdojnë të bëhen punët e dezinfektimit të mjedisit, do të kontrollohet cilësia e ujërave dhe do të trajtohen trupat të viktimave. Të gjitha punët e fundit do të kryhen nga Qendra e Kontrollit të Epidemisë"

Më 20 maj, Ministria kineze e Shëndetësisë shpalli se deri tani, në provincën Si Chuan nuk ka ndodhur asnjë epidemi e madhe. Nga 20 maj, do të dërgohen 2500 persona antiepidemikë shtesë në zonat e prekura nga tërmeti për të forcuar punët e dezinfektimit. (Yuan Xin) (Artan)

© China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China. 100040