v Protokolli mbi bashkëpunimin e uebsajtit në gjuhën shqipe të CRI Oline me botën e jashtmev Tërmeti në Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International Wednesday    Apr 16th   2025   
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencë e Teknikë

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-05-21 21:21:24    
Është forcuar më tej ndërgjegjshmëria shtetasve kinezë

cri

dëgjoni

Chen Yan është bosi i një ndërmarrje private në provincësn Guangdong, të Kinës jugore. Në ditën e dytë pas tërmetit në Wenchuan të provincës Sichuan, ai , së bashku me të shoqen, shkuan në qytetin Mianzhu të provincës Sichuan, duke marrë me vete materiale ndihmëse. Këto ditë, ai ka shpëtuar mbi 20 fëmijë nga rrënojat dhe bëhet një nga vullnetarët që shpëtojnë më shumë njerëz pas tërmetit.

"U mora me punët e shpëtimit kur isha në ushtri. Mendoj se ushtarakët në zonat e prekura nga tërmeti kanë pajisje profesionale, plus përvojën time, kështu do të kemi projektin më të mirë për të shpëtuar sa më shumë të mbijetuar."

Pas rënies së tërmetit në Wenchuan, vullnetarët nga krahinat e ndryshme të Kinës shkuan shumë shpejt në zonat e prekura nga tërmeti. Ata kanë kërkuar jetë nën rrënoja, kanë shpërndarë në kohën e parë rrobat e dhuruara për banorët vendas dhe kanë çuar ushqime e ujë të pijshëm në duart e tyre. Gjatë aktiviteteve shpëtuese nga tërmeti, ndërgjegjshmëria e pjesëmarrjes dhe e përgjegjshmërisë e treguar nga kinezët e thjeshtë dhe nga organizatat popullore pasqyron forcimin e pandërprerë të ndërgjegjshmërisë së shtetasve kinezë.

Ndërgjegjshmëria e shtetasit është një lloj ndërgjegjshmëri e masave popullore, e formuar në bazë të zhvillimit dhe të përparimit të shoqërisë. Ajo përfshin jo vetëm ndërgjegjshmërinë për të drejtat e vlerën e vetë dhe të tjerëve, por edhe përgjegjshmërinë ndaj shtetit dhe shoqërisë.

Që nga viti 1993 kur në Kinë nisën veprimtaritë e vullnetarëve të rinj, koncepti i shërbimeve vullnetare është përhapur shpejt në Kinë dhe pjesëmarrësit përfshijnë jo vetëm të rinj, por edhe personat në moshë të ndryshme. Shërbimet vullnetare janë bërë veprimet e përbashkëta të gjithë shoqërisë. Sipas statistikave, numri i përgjithshëm i pjesëmarrësve në shërbimet e ndryshme vullnetare kaloi 80 milionë veta. Në punët shpëtuese pas tërmetit në Wenchuan, koncepti i "vullnetarëve", i kultivuar prej vitesh në Kinë, u mishërua plotësisht.

Në qoftë se veprimet vullnetare janë mishërimi i drejtëpërdrejtë i përgjegjsisë, atëherë dhurimi i parave dhe i gjakut është mishërimi i tërthortë.

Pas rënies së tërmetit, në shumë qytete kineze banorët shkuan me iniciativë në qendrën e rezervës së gjakut për dhurim. Disa uebsajt iniciuan aktivitetet e dhurimit të parave dhe kanë gjetur jehonë të madhe në përdoruesit e internetit. Në Tibet, murgjit zhvilluan miting budist, në shenjë përkujtimore për frymën e viktimave. Në Shangai, nënat që kanë humbur fëmijët e tyre, organizuan me iniciativë një grup të shpëtimit shpirtëror, që shkoi në zonat e prekura nga tërmeti për të ndihmuar jetimët.

Ndërgjegjshmëria e shtetasve kinezë mishërohet edhe në respektin, hidhërimin dhe pikëllimin ndaj viktimave në tërmet.

Këshilli i Shtetit të Kinës vendosi që nga 19 deri më 21 maj të ishte ditë zie kombëtare. Më 19 maj në orën 14 e 28 minuta, kur ra alarmi kundërajror, të gjithë kinezët pushuan veprimtaritë e tyre dhe mbajtën 3 minuta heshtje për viktimat.

Gjatë punëve shpëtuese, me veprimet e tyre kinezët vërtetuan se shpëtimi nga fatkeqësia nuk është më përgjegjësia e qeverisë, por detyrimet e shtetasve për punët publike dhe për zhvillimin e vendit. (Wang Lei)(Klajd)

© China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China. 100040