v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-05-20 22:52:33    
Hyrja e Operės sė Pekinit tė shkollat e Tiancinit

cri

Tė dashur dėgjues, nė rubrikėn e sotme "Shkenca, arsimi dhe shėndetėsia" do tė japim reportazhin "Hyrja e Operės sė Pekinit nė shkollat e Tiancinit".

Opera e Pekinit vlerėsohet si margaritar i kulturės tradicionale kineze dhe quhet "kuintesencė kombėtare" e Kinės. Nė shkurt tė kėtij viti, Ministria e Arsimit e Kinės pėrfshiu 15 arie nga Opera e Pekinit nė lėndėn mėsimore tė muzikės tė shkollave fillore dhe shkollave tė mesme, me qėllim qė frytet e shquara kulturore tė trashėgohen mė mirė nga brezi i ri. Mė pas, Pekini, Tiancini, Gjangsu dhe 7 provinca tė tjera caktuan secila 20 shkolla fillore dhe shkolla tė mesme si pika prove tė "hyrjes sė Operės sė Pekinit nė mėsim". Kėshtu qė nxėnėsit po shijojnė pak nga pak bukurinė e vėrtetė artistike tė kėsaj "kuintesence kombėtare", duke filluar nga njohja e lėvizjeve bazė skenike dhe melodive tė Operės sė Pekinit. Kjo punė po zhvillohet mbarė nė shkollat fillore dhe shkollat e mesme tė qytetit Tiancin tė Kinės Veriore.

Nė klasėn e 5-tė tė shkollės fillore tė rrugės "Siangjang" tė rajonit Hėsi tė Tiancinit po zhvillohet mėsimi i muzikės. Nga magnetofoni po jepet muzika shoqėruese. E drejtuar nga mėsuesi i saj, nxėnėsja Pan Siao Tong po kėndon me vėmendje arien nga pjesa teatrore "Hong Niang". Ajo thotė se ka dy vjet qė mėson Operėn e Pekinit.

"Opera e Pekinit mė duket shumė interesante. Mua mė pėlqejnė sidomos tekstet e arieve. Sa herė qė mėsojmė ndonjė arie, mėsuesi ynė na tregon nė radhė tė parė pėrmbajtjen e kėsaj pjese dhe sfondin shoqėror tė krijimit tė saj, me qėllim qė tė kuptojmė mė thellė dhe tė mėsojmė mė mirė."

Nė qytetin Tiancin, qė ka pasur emrin e bukur "Fshati i artit teatror" i Kinės, Opera e Pekinit ka mjaft adhurues. Qysh para disa vjetėve, shkolla fillore e rrugės "Siangjang" dhe disa shkolla tė tjera vunė njohuritė bazė tė Operės sė Pekinit nė mėsimin e muzikės. Nė vitin 2005, mėsuesit e kėsaj shkolle pėrpiluan lėndėn mėsimore me titull "Kuintesenca magjepsėse kombėtare" dhe nisėn nė gjithė shkollėn edukimin e nxėnėsve me artin e Operės sė Pekinit. Pėrmbajtja e kėsaj lėnde mėsimore fillon nga njohuritė bazė tė Operės sė Pekinit dhe mbaron nė tė kėnduarin e disa arieve nga pjesėt teatrale. Tani, nxėnėsit e kėsaj shkolle jo vetėm kanė pėrvetėsuar njohuritė bazė pėrkatėse, por mund tė kėndojnė shumė arie. Pėr kėtė foli mėsuesja e muzikės e kėsaj shkolle, Yang Qiu Yue:

"Mėsimin e muzikės me elemente tė Operės sė Pekinit pėr klasat e ulėta ne e fillojmė me disa arie tė regjistruara nė disk, me qėllim qė nxėnėsit tė shikojnė dhe shtojnė gradualisht interesin pėr Operėn e Pekinit."

Specialisti i artit teatror i Tiancinit, zoti Liu Lianqun, thotė se kujdesi i shoqėrisė pėr Operėn e Pekinit ėshtė dobėsuar, sepse nuk i kushtohet rėndėsi trashėgimit tė kulturės tradicionale. Futja e elementeve tė Operės sė Pekinit nė mėsimin e muzikės tė shkollave fillore dhe tė mesme ėshtė e domosdoshme pėr ndryshimin e kėsaj gjendjeje, sepse edukata e pėrshtatshme ėshtė kushti paraprak i brumosjes sė nxėnėsve me interesin pėr kėtė art tradicional. Sot mjaft vende tė botės e kanė pėrfshirė trashėgimin e kulturės sė vet kombėtare nė arsimin bazė. Nga ky kėndvėshtrim, hyrja e Operės sė Pekinit nė mėsimin e muzikės tė shkollave fillore dhe tė mesme ėshtė e dobishme pėr trashėgimin e kulturės sonė kombėtare.

"Pėrse tė fusim elementet e Operės sė Pekinit nė mėsimin e muzikės? Me sa kuptoj unė, qėllimi ėshtė qė brezi i ri tė brumoset qysh nė shkollėn fillore me dashurinė pėr kulturėn dhe artin e shquar kombėtar. Vetėm kėshtu mund tė trashėgohet brez pas brezi kultura kombėtare, gjė qė mund tė lindė forcėn e pėrbashkuar dhe potencialin shpirtėror tė kombit."

Pėr tė ngritur mė lart nivelin e mėsimdhėnies, shumė shkolla fillore dhe tė mesme tė Tiancinit ftojnė posaēėrisht artistė profesionistė pėr mėsimdhėnien e Operės sė Pekinit. Zoti Tao Sinēeng, artist profesionist i Teatrit Tiancinas tė Operės sė Pekinit, shfrytėzon kohėn e lirė pėr mėsimdhėnie nė klasėn e 2-tė tė shkollės sė mesme "Yaohua" tė Tiancinit. Ai thotė se nxėnėsit tashmė kanė interes tė madh pėr Operėn e Pekinit.

Zoti Feng Gjicai, shkrimtar i njohur kinez dhe kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė qytetit Tiancin, e quan futjen e elementeve tė Operės sė Pekinit nė mėsimin e muzikės "njė veprim tė mrekullueshėm krijues". Ai propozon qė krahinat e ndryshme tė Kinės, duke u nisur nga kushtet e veēanta tė tyre, tė mbrojnė edhe format e veta karakteristike tė arteve, domethėnė, duke pasur hyrjen e Operės sė Pekinit nė mėsimin e muzikės si nismė, tė fusin edhe arte tė tjera kombėtare nė lėndėt mėsimore.

"Opera e Pekinit ėshtė pėrcaktuar si trashėgimi kulturore jo materiale. Unė e pėrkrah plotėsisht hyrjen e saj nė mėsimin e muzikės nė shkolla." (Zheng)