v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-05-20 22:44:44    
E lėshoj qėllimisht qė ta nėnshtroj pėrfundimisht

cri

Ju flet Radio e Jashtme e Kinės. Tė dashur dėgjues, nė rubrikėn "Kultura tradicionale kineze" do tė flasim pėr taktikėn "E lėshoj qėllimisht qė ta nėnshtroj pėrfundimisht", qė ėshtė taktika e 16-tė nga libri "Tridhjetė e gjashtė skemat strategjike dhe taktike", njė libėr klasik kinez pėr artin ushtarak.

Nė fushėn ushtarake, taktika "E lėshoj qėllimisht qė ta nėnshtroj pėrfundimisht" do tė thotė se, pėr ta nėnshtruar pėrfundimisht kundėrshtarin, mund ta lėmė tė veprojė si tė dojė, qė tė bindet gradualisht. Njė shembull i mrekullueshėm i pėrdorimit tė kėsaj taktike nė fushėn ushtarake tė lashtėsisė ėshtė historia e vėrtetė "Zėnia rob e Meng Huos pėr herė tė 7-tė", ku flitet pėr luftėn qė bėri strategu i famshėm kinez Zhugė Liang pėr tė nėnshtruar Meng Huon, qė ishte kreu i njė fisi tė atėhershėm nė zonat jugore.

Nė vitin 225 tė erės sonė, gjatė periudhės sė "Tri Perandorive" nė historinė kineze, kryeministri i perandorisė Shu, Zhugė Liang, komandoi trupat pėr ekspeditė drejt jugut, pėr tė konsoliduar prapavijėn e shtetit tė tij. Nė kohėn kur ai po bėhej gati tė tėrhiqte trupat pas fitores, Meng Huo, kreu i fisit Yi tė jugut, duke prirė trupat e tij, nisi mėsymjen kundėr trupave tė Shusė. Por ai pėsoi disfatė dhe u zu rob. Sipas logjikės, pas zėnies rob tė kryekomandantit tė palės kundėrshtare, Zhugė Liangu mund tė vazhdonte luftimin pėr tė korrur fitoren pėrfundimtare, duke pėrfituar nga rasti i rėnies sė fuqisė luftarake tė armikut. Por Zhugė Liangu kishte parasysh se, meqenėse Meng Huo gėzonte prestigj tė lartė dhe kishte ndikim tė gjerė nė ato zona, nėnshtrimi dhe kapitullimi i tij me dėshirėn e vet do tė ishte njė gjė shumė e dobishme pėr stabilizimin e vėrtetė tė zonave jugore; pėrndryshe, me vazhdimin e trazirave tė fiseve tė jugut, prapavija e perandorisė Shu nuk do tė kishte qetėsi. Kėshtu qė ai liroi Meng Huon, duke filluar njė "luftė kundėr zemrės".

Mė pas, Meng Huo, duke prirė trupat e tij, luftoi edhe 5 herė tė tjera me trupat e Zhugė Liangut, por pėsoi disfatė ēdo herė dhe u zu rob ēdo herė. Megjithatė, Meng Huo ende nuk pajtohej me dėshtimin, duke u justifikuar se lloj-lloj faktorėsh tė papritur e shpunė atė nė disfatė dhe nė zėnien rob. Kėshtu, Zhugė Liangu e liroi edhe njė herė. Meng Huo luftoi pėr herė tė 7-tė, por prapė u kap nga trupat e Zhugė Liangut. Kėsaj here, ai pranoi mė nė fund se ishte i dobėt nė komandimin e forcave ushtarake nė krahasim me Zhugė Liangun, madje e falėnderoi pėrzemėrsisht pėr mosvrasjen, edhe pse u zu rob 7 herė. Mė tej, ai u betua se u nėnshtrua dhe u vu nėn varėsinė e Zhugė Liangut. Qė nga ajo ditė, u bė e sigurt paqja nė prapavijėn e perandorisė Shu.

"Lėshoj qėllimisht" ėshtė kyēi i pėrdorimit tė taktikės "E lėshoj qėllimisht qė ta nėnshtroj pėrfundimisht". Zbatimi i kėsaj taktike nė praktikė ėshtė shumė i vėshtirė, sepse pakujdesia sado e vogėl mund tė sjellė rezultatin e "lėshimit tė tigrit tė kthehet nė mal", gjė qė i lė kundėrshtarit rastin e ikjes dhe tė rimėkėmbjes. Prandaj, pėrdorimi i kėsaj taktike i kėrkon vendimmarrėsit qė nė radhė tė parė tė analizojė mirė dhe tė gjykojė saktė gjendjen dhe pastaj tė ndėrmarrė veprimin e tė luftojė pėr tė korrur fitoren pėrfundimtare. (Zheng)