v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-05-19 21:34:18    
Melodi tė interpretuara nė guzheng nga Yuan Sha

cri

Tė dashur dėgjues, unė jam Pina, po takohemi pėrsėri nė programin e sotėm tė melodive popullore. Nė kėtė program do t'ju flas pėr instrumentisten e re e njohur kineze tė veglės muzikore kineze guzheng, Yuan Sha dhe do t'ju ftoj tė shijoni njė grup melodish tė interpretuara prej saj.

Guzheng-u ėshtė njė nga veglat muzikore tė lashta kineze me tela, ai lėshon tingujt "zheng, zheng", prandaj iu vu emri zheng. Timbri i tij ėshtė elegant, luksoz dhe ka forcė tė pasur shprehėse.

Tė dashur dėgjues, melodia qė ndoqėt, titullohet "Melodia e natės pranė dritares", interpretuar nga Yuan Sha. Kjo ėshtė njė melodi tradicionale e elegante, me ritme tė ngadalshme, qė pėrshkruan njė gjendje shpirtėrore tė qetė dhe tė rehatshme. Nėpėrmjet ndryshimit tė ritmeve e timbrit melodia shpreh me qartėsi zhurmėn e shiut, pushimin e shiut dhe pikimin e ujit tė strehės nė gjethet e bananeve.

Yuan Sha 31 vjeēare ėshtė nga distrikti Tiantai i provincės Zhejiang. Qė kur ishte e vogėl tregoi talentin muzikor. Kur ishte 4 vjeēe ajo ishte nė gjendje tė binte nė piano elektronike tė vogėl melodinė qė e kishte dėgjuar. Kur ishte 5 vjeēe, duke parė nė operė njė gjyshe qė lypte derė mė derė, ajo qante me tė madhe. I ati mendoi se vajza e tij kishte ndjenjė tė pasur dhe mund tė mosonte muzikėn, kėshtu ai vuri pėrpara vajzės sė vogėl njė guzheng. Qysh nga ajo kohė, Yuan Sha 6 vjeēare filloi tė mėsonte interpretimin e guzhengut. Nėn kujdesin e madh tė profesorėve ajo u pranua pas 4 vjetėve nė shkollėn fillore pranė Konservatorit Qendror tė Kinės.

Tė dashur dėgjues, melodia qė ndoqėt titullohet "Liu Qingniang", interpretuar nga Yuan Sha. Kjo melodi ėshtė e pėrhapur gjerėsisht nė Chaozhou tė provincės Guangdong. Kjo melodi ėshtė melakolike, ka shije tė veēantė dhe ėshtė e vėshtirė pėr tė luajtur. Yuan Sha me mjeshtėri tė madhe shpreh nė mėnyrė korrekte shijen dhe stilin e saj.

Gjatė 10 vjetėve tė studimit nė shkollė, Yuan Sha studioi vetėm interpretimin e guzhengut nga profesoresha Li Meng. Si nxėnėse mė e shkėlqyeshme Yuan Sha u pranua nė Konservatorin Qendror si aspirante pėr mastėr. Gjatė studimit ajo mori bursė vite me radhė tė konservatorit. Nė vitin 2001 ajo u diplomua dhe filloi tė punojė deri tani si pedagoge nė kėtė konservator.

Tė dashur dėgjues, nė fund tė programit tė sotėm ju ftoj tė shijoni melodinė "Lulet dhe hėna mbi lumė pranveror", interpretuar nga Yuan Sha. Kjo ka qenė njė melodi e interpretuar me veglėn muzikore kineze pipa, e cila me melodi tė bukur dhe tė shtruar pėrshkruan peizazhin tėrheqės tė fshatrave nė jug ėt lumit Jance, si njė pikturė peizazhi e pastėr, e freskėt e mahnitėse.

Ju flet Radio e Jashtme e Kinės! Tė dashur dėgjues, ju fola pėr instrumenten e re Yuan Sha tė veglės muzikore kineze guzheng dhe ndoqėt njė grup melodish tė intepretuara prej saj. Mirudėgjofshim tė shtunėn tjetėr. Nė mikrofon pėr ju( Pina).