v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-05-13 21:32:01    
Pėrpjekjet e mėdha qė bėn qyteti Ēongēing i Kinės pėr tė tėrhequr kuadro tė nivelit tė lartė

cri

dėgjoni

Qyteti Ēongēing, si qyteti mė i ri kinez i varur drejtpėrdrejt nga Qendra, ruajti 7 vjet me radhė tempin e lartė tė rritjes sė ekonomisė. Tėrheqja e njerėzve tė talentuar nga krahina tė ndryshme ka qenė njė faktor i rėndėsishėm i zhvillimit ekonomik nė kėtė qytet tė madh, qė administron njė sipėrfaqe prej 82 mijė e 4 qind kilometrash katrore, duke u pėrfshirė edhe sipėrfaqja e qyteteve tė tij satelite me gjithė periferinė e tyre, me 32 milionė qytetarė dhe fshatarė.

Njėri prej kėtyre kuadrove tė talentuar ėshtė edhe Ēen Shu, kryetari i Akademisė sė Shkencave Shoqėrore dhe nėnkryetar i pėrhershėm i Qendrės Studimore tė Zhvillimit tė qytetit Ēongēing. Ai punon njėkohėsisht edhe si kreyredaktor i revistės "Reforma" qė ėshtė njė revistė pėr zhvillimin e kėtij qyteti. Ēen Shu vlerėson lart ndryshimet e kėtij qyteti.

"Unė, si njė dėshmitar pėr zhvillimin e qytetit Ēongēing, kam parė me sytė e mi ndryshimet e tij. Shprehja 'tė reja nė ēdo muaj dhe ēdo ditė' ėshtė mė e pėrshtatshme pėr tė treguar kėto ndryshmime. Disa njerėz mund tė ndiejnė mėrzitje kur ndodhen pėr njė kohė tė gjatė nė tė njėjtin vend, por unė e shoh kėtė qytet plot me gjėra tė reja qė mė mallėngjejnė gjithmonė."

Mė 16 korrik tė vitit 1997, pak kohė pas shpalljes sė Ēongēingut si qyteti i 4-t i varur direkt nga Qendra nė Kinė, Ēen Shu dhe 38 kuadro tė tjerė me titullin e doktorit erdhėn pėr tė marrė pjesė nė ndėrtimin e kėtij qyteti si anėtarė tė tė parit "grupi shėrbyes tė doktorėve". Ardhja e tyre ishte njė nga masat qė mori qyteti Ēongēing pėr tėrheqjen e kuadrove nga ministritė dhe komisionet e qeverisė kineze dhe njėsitė e tjera tė organeve shtetėrore. Pas njė vit pune, Ēen Shu vendosi tė mbetet kėtu, duke thėnė se dėshiron tė punojė nė Ēongēing derisa tė dalė nė pension, sepse kėtu ndien gjalėrinė e jetės.

Njėri prej kuadrove tė talentuar, tė ardhur nė Ēongēing bashkė me Ēen Shu, ėshtė edhe rektori i Universitetit tė Komunikacionit tė Ēongēingut, Tang Boming, qė punoi mė parė si profesor dhe udhėheqės i aspirantėve tė doktoratės nė Universitetin Shtetėror tė Teknologjive Nagaoka tė Japonisė. Megjithėse atje pati kushte mė tė mira tė jetesės, ai vendosi tė kthehet nė atdhe, duke shpresuar se teoria e pėrvetėsuar prej tij nė Japoni do tė luajė rolin e duhur nė praktikė dhe arritjet e tij nė kėrkimet shkencore do tė zbatohen nė mėnyrė tė dėshirueshme dhe duke qenė i sigurt se dėshira e tij do tė bėhet relitet nė ndėrtimin e vrullshėm tė Kinės.

"Unė kam specialitetin e komunikacionit. Ndėrtimi i urave, shtrimi i rrugėve dhe hapja e tuneleve kėrkojnė punime praktike. Duke ndenjur ditė pėr ditė nė laborator, mund tė zgjidh disa probleme teorike, por zgjidhja e problemeve tė dala nė praktikėn e punimeve kėrkon pėrpjekjet e punonjėsve tė vijės sė parė. Prandaj mė lindi atėherė dėshira e madhe pėr t'u kthyer nė atdhe qė tė punoj nė njė post tė lidhur mė ngushtė me punimet e ndėrtimit, ku mund tė tregoj mė mirė epėrsinė time profesionale duke dhėnė kontributin tim."

Gjatė kohės kur punoi si zv-drejtor i Drejtorisė sė rrugėve automobilistike tė qytetit Ēongēing, Tang Boming zbuloi mjaft probleme teknike qė kėrkonin studim me ngut dhe drejtoi studimet e mbi 20 temave, duke zgjidhur probleme tė shumta tė dala nė prodhim dhe nė administrim. Ndėr arritjet e tij, ajo e projektimit tė reformuar tė rrugėve automobilistike ėshtė mė e suksesshmja, sepse me kėtė metodė projektimi, qeveria kurseu 60 milionė juanė nė investime. Mė pas, Tang Boming u bė drejtor i Drejtorisė sė rrugėve automobilistike dhe fitoi "ēmimin kombėtar tė arritjeve" pėr sukseset e punonjėsve tė studiuar jashtė vendit dhe tė kthyer pėr punė nė atdhe.

Sie Sin, zv-drejtori i pėrhershėm i zyrės sė kuadrove pranė Komitetit tė Partisė tė qytetit Ēongēing, thotė se, gjatė mė shumė se 10 vjetėve si qytet i varur direkt nga Qendra, Ēongēingu ka tėrhequr njė numėr tė madh talentesh tė shquara.

"Gjatė kėtyre viteve, theksi i punės sonė me kuadrot iu vu tėrheqjes sė talenteve tė shquara. I kushtuam vėmendje tė veēantė tėrheqjes sė kuadrove tė nivelit tė lartė qė na nevojiten me ngut dhe qė nuk mund tė pėrgatiten pėr njė kohė tė shkurtėr. Nė pėrgjithėsi, ne i marrim kėta kuadro nga krahina tė tjera dhe nga vende tė huaja. Deri tani, nėpėrmjet rrugėve tė ndryshme, kemi pranuar mbi 800 kuadro tė nivelit tė lartė, me shkollim tė lartė dhe me teknikė tė lartė, ndėr tė cilėt 290 veta kanė titullin e doktorit dhe merren me profesione tė ngutshme. Kemi nėnshkruar edhe njė marrėveshje bashkėpunimi me Akademinė e Shkencave tė Kinės, nė bazė tė sė cilės instituti i saj i inteligjencės do tė vendoset nė Parkun e Industrisė sė Mikro-elektronikės tė Ēongēingut."(Zheng)