v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-05-13 18:53:20    
Joshja e tigrit nga mali

cri

Tė dashur dėgjues, nė rubrikėn "Kultura tradicionale kineze" do tė flasim pėr taktikėn "Joshja e tigrit nga mali", qė ėshtė taktika e 15-tė nga libri "Tridhjetė e gjashtė skemat strategjike dhe taktike", njė libėr klasik kinez pėr artin ushtarak.

Nė Kinėn e lashtė, tigri quhej "mbreti i malit". Meqenėse tigrat e maleve rrezikonin seriozisht jetėn e njeriut, fshatarėt pėrpiqeshin gjithmonė t'i asgjėsonin ata dhe, pėr t'i vrarė mė lehtė, pėrdornin mėnyra tė ndryshme joshjeje qė tigrat tė largoheshin nga malet ku rronin. Mė vonė, shprehja "Joshja e tigrit nga mali" u pėrdor nė fushėn ushtarake pėr tė emėrtuar njė taktikė, e cila do tė thotė qė, pėr tė mposhtur mė lehtė kundėrshtarin, tė pėrdorėsh mėnyra mashtruese qė kundėrshtari tė largohet nga baza e tij mbėshtetėse duke e humbur epėrsinė e mėparshme.

Nė librin "Arti ushtarak i Suncit", njė libėr mbi strategjinė dhe taktikat tradicionale kineze, vihet nė dukje se mėsymja me tė gjitha forcat pėr tė marrė njė kėshtjellė, pa marrė parasysh kushtet, ėshtė njė ide e nivelit tė ulėt, qė mund tė shpjerė nė disfatė. Vlera thelbėsore e taktikės "Joshja e tigrit nga mali" qėndron nė "joshjen", siē u vėrtetua nė njė luftim tė lashtėsisė.

Nė fillim tė shekullit tė 2-tė tė erės sonė, gjatė periudhės sė "Tri perandorive" nė historinė kineze, Sun Cė, sundimtari i Vu-sė, deshi tė shtinte nė dorė Lugjangun, njė qytet me pozitė strategjike qė mund tė mbrohej lehtė, ndėrsa ishte shumė e vėshtirė tė merrej me armė, sepse relievi i atjeshėm ishte shumė i rrezikshėm. Sun Cė-ja e kishte tė qartė se ishte pothuajse e pamundshme qė ta merrte me forcė atė qytet, prandaj vendosi tė pėrdorte taktikėn "Joshja e tigrit nga mali". Ai e njihte mirė karakterin e gjeneralit Liu Shyn, qė mbronte Lugjangun. Dobėsia mė e madhe e atij gjenerali ishte adhurimi i pasurisė, prandaj Sun Cė-ja i dėrgoi nėpėrmjet pėrfaqėsuesit njė dhuratė jashtėzakonisht tė shtrenjtė dhe njė letėr, ku e ngrinte nė qiell, duke u shprehur se e nderonte shumė dhe donte tė miqėsohej me tė, dhe i kėrkonte ndihmė pėr vetėmbrojtje, duke thėnė se kėrcėnohej nga trupat kundėrshtare nė Shangliao. Liu Shyni, i gėzuar pa masė nga dhurata e shtrenjtė dhe nga lajkat e Sun Cė-sė, nisi luftėn kundėr Shangliaos duke prirė shumicėn e trupave tė tij dhe duke e lėnė qytetin Lugjang pothuajse tė pambrojtur, vetėm me qėllim qė tė zhdukte kėrcėnimin ndaj Sun Cė-sė. Edhe Sun Cė-ja u gėzua pa masė qė kundėrshtari ra nė grackė. Ai mėsyu menjėherė Lugjangun dhe e mori nė dorė lehtė, sepse pothuajse nuk ndeshi nė qėndresė. Ndėrsa Liu Shyni jo vetėm qė humbi vatrėn e tij, por dėshtoi edhe nė luftėn me Shangliaon. Mė nė fund, duke qenė i pastrehė, Liu Shyni u hodh nė prehrin e njė sundimtari tjetėr.

Taktika "Joshja e tigrit nga mali" ėshtė pėrdorur gjerėsisht e shpesh edhe nė luftėrat moderne. Nė kohėn e Luftės sė Dytė Botėrore, agresorėve japonezė, qė hynė nė Kinė, u pėlqente tė pushtonin qytete tė mėdha dhe ndėrtonin kudo kėshtjella pėr tė mbrojtur qytetet e pushtuara. Kurse partizanėt kinezė, duke pėrdorur taktikėn "Joshja e tigrit nga mali", merrnin lloj-lloj masash pėr t'i larguar ata nga kėshtjellat dhe i asgjėsonin njė nga njė, duke arritur rezultate tė dėshirueshme. (Zheng)