v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-05-13 21:59:32    
Qyteti Tiancin ėshtė i gatshėm nė punėt pėrgatitore pėr Lojėrat Olimpike tė Pekinit

cri

dėgjoni

Tiancini ėshtė njė nga 4 qytetet e varura direkt nga qeveria qendrore e Kinės. Ai ndodhet nė pjesėn veri-lindore tė fushės Huabei nė Kinėn verirore dhe nė rrjedhjen e poshtme tė lumit Haihe. Qyteti Tiancin ndodhet vetėm 137km larg Pekinit, prandaj quhet edhe porta e kryeqyetit. Nė vitin 2008, si qytet bashkėrendues i Pekinit, nė Tiancin do tė organizohen 12 ndeshje futbollistike tė Lojėrave Olimpike.

Qė nga prilli i vitit 2005, Tiancini filloi punėt pėrgatitore. Zv/drejtori i Drejtorisė sė Fizkulturės dhe tė Sporteve tė Tiancinit, z. Xie Delong i tha korrespondentit:

"Pas punėve mbi njėvjeēare, patėm pėrparime nė disa drejtime. Sė pari, i pėruruan nė pėrgjithėsi fushat sportive dhe fushat e stėrvitjeve. Komiteti Olimpik Ndėrkombėtar ka standarde tė larta pėr fushėn e futbollit. Fatmirėsisht tė gjitha fushat futbollistike olimpike nė Tiancin janė tė reja, prandaj nga aspekti i projektimit, kėto fusha mund tė plotėsojnė kėrkesat e Lojėrave Olimpike."

Zoti Xie Delong u shpreh se gjatė ndėrtimit tė pallateve e stadiumeve, Komiteti Organizativ i Lojėrave Olimpike tė Pekinit paraqiti edhe disa kėrkesa tė veēanta, p.sh. si tė vendosen tribuna dhe vendet e gazetarėve etj. Njėkohėsisht, sipas standardit tė Lojėrave Olimpike, njė stadium duhet tė ketė bashkngjitur dhe 4 fusha stėrvitjeje. Pėr kėtė, Tiancini rindėrtoi edhe disa fusha rreth stadiumit kryesor.

Nė qytetin Tiancin, punėt e pritjes dhe shėrbimeve olimpike kanė njė karakteristikė tė veēantė, qė do tė thotė "tė transferohen hotele me 5 yje nė stadium". Sipas kėrkesės sė Komitetit Organizativ tė Lojėrave Olimpike tė Pekinit, gjatė zhvillimit tė ndeshjeve olimpike, Tiancini do tė ftojė disa kompani restorantesh tė nivelit tė lartė dhe me karakteristika pėrshtatėse nė stadium, qė t'u shėrbejnė shikuesve dhe mediave. Xie Delong ėshtė i mendimit se "transferimi i hoteleve me 5 yje nė stadium" mishėron kombinimin e ndėrtimit tė stadiumit me punėt pritėse e shėrbimet. Krahas kėtyre, nė Tiancin janė tė gatshme edhe punėt pritėse dhe shėrbimet jashtė stadiumit, si komunikacionet, akomodimi i shikuesve dhe vizitorėve etj.

"Pėrgatitjet nė shėrbime, i kemi zhvilluar paralelisht sė bashku me ndėrtimin e pallateve e stadiumeve. Tani mungon vetėm funksionimi eksperimental. Sa tė vijnė nė Tiancin vizitorė tė huaj, kėrkesat e tyre bazė nė ushqim, banim dhe komunikacion mund tė plotėsohen nė pėrgjithėsi." 

Pėr zhvillimin normal tė ndeshjeve, nė Tiancin u krijuan nė veēantri grupi i stadiumeve dhe grupi i ndeshjeve. I pari pėrgjigjet kryesisht pėr mbrojtjen e terrenit, pėr garantimin e funksionimit tė pallateve e stadiumeve nė pėrputhje me kėrkesat e veprimtarive olimpike. Ndėrsaj grupi tjetėr ngarkohet me punėt e garantimit tė sigurisė, tė teknikės dhe tė logjistikės, qė tė sigurojė zhvillimin normal tė ndeshjeve. Z. Xie Delong u shpreh se sipas kėrkesave tė ndeshjeve, njė pjesė vullnetare do tė hyjnė nė grupin e ndeshjeve. Deri tani nė Tiancin mbi 40 mijė u pranuan nė rreshtjat e vullnetarėve olimpikė dhe 90% prej tyre janė studentė nė shkolla tė larta.

Xie Delong shprehu shpresėn se nėpėrmjet organizimit tė Lojėrave Olimpike 2008, do tė formohet nė banorėt e Tiancinit atmosfera e mirė sportdashėse dhe e pjesėmarrjes aktive nė lėvizjet olimpike. Ai ėshtė i mendimit se kjo ėshtė rėndėsia e vėrtetė e organizimit nga Tiancini e ndeshjeve olimpike. 

"Do tė organizojmė ndeshje olimpike, banorėt do tė shikojnė ndeshje sportive nė terren. Kėshtu dita ditės, mund tė drejtojmė banorėt e thjeshtė nė kalitije fizike. Parulla jonė ėshtė 'Kalitijet fizike masive ecin sė bashku me Lojėrat Olimpike.' Nėpėrmjet organizimit tė ndeshjeve olimpike, do t'u krijojmė banorėve tė thjeshtė edhe kushte bazė tė kalitjes fizike, qė tė inkurajohet entuziazmi i tyre." (Wang Lei)