v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-05-12 19:26:59    
Kėngė popullore kineze tė interpretuara nga Jiang Jiaqiang(2)

cri

"Huaer"-i ėshtė njė formė e kėngėve malėsore me karakteristika tė theksuara vendore qė janė tė pėrhapura gjerėsisht nė provincat Gansu, Qinghai dhe Rajonin Autonom tė Ningxia-Huit tė Kinės Veriperėndimore. Kėnga "Sodis fushėn nga malet e larta" ėshtė njė nga kėngėt popullore mė tė pėrhapura, me ndikim mė tė madh dhe mė pėrfaqėsuese tė stilit "huaer". Teksti i kėngės ka domethėnie tė thellė, ka forcė imagjinuese, melodia e saj ėshtė e lartė dhe e hapur, e lirshme dhe e shtruar dhe ka ngjyrėn e muzikės sė Kinės Veriperėndimore. Nė kėngė thuhet: "Sodis fushėn nga malet e larta, nė fushė ka njė lule mudan, ėshtė e lehtė pėr ta parė dhe e vėshtirė pėr ta kėputur."

Nė programin e kaluar ju kallėzova se Jiang Jiaqiang-u ėshtė njė tenor i njohur kinez, i cili hyri nė Filarmoninė Qendrore tė Kombėsive nė vitin 1956, duke filluar karrierėn e tij prej kėngėtari. Gjatė gjysmė shekulli, ai ka interpretuar shumė kėngė kineze dhe tė huaja, ai kėndon nė mėnyrė herė elegante e herė madhėshtore, duke shprehur stilin e veēantė tė kulturės muzikore tė kombit kinez dhe ėshtė vlerėsuar lart nga dėgjuesit dhe specialistėt e qarqeve muzikore. Mė poshtė do tė shijojmė sė bashku kėngėn popullore tė provincės Anhui me titull "Kėnga e bariut tė buallit".

Kėnga qė ndoqėt titullohet "Kėnga e bariut tė buallit", kėnduar nga Jiang Jiaqiang-u. Kjo kėngė ėshtė e lehtė dhe e gjallė, ajo shpreh gėzimin e bariut dhe dashurinė e tij pėr kėngėt malėsore. Nė kėngė thuhet: "Nė mėngjes shkoj me buall nė shpat mali, kur mė sheh mua, buzėqesh dielli. Bualli ėshtė i shėndetshėm, unė gėzohem shumė dhe kėndoj." Kėtė kėngė Jing Jiaqiang-u e kėndon nė mėnyrė tė lehtė, tė gjallė dhe humoristike.

Nga vitet '80 tė shekullit tė kaluar, Jiang Jiaqiang-u filloi tė studiojė interpretimin e kėngėve me poezitė e lashta kineze si tekst. Ai studion me seriozitet poezitė e njohura klasike, e njeh kohėn, sfondin e krijimit tė tyre, dhe duke kombinuar ndjenjėn e vet ndaj veprave me idenė e kompozitorit, ka krijuar stilin e veēantė artistik tė interpretimit tė kėngėve tė tilla. Gjatė shumė vjetėve ai ka interpretuar mbi 100 kėngė me tekste poezitė klasike kineze, duke u quajtur "Personi i parė nė interpretimin e kėngėve me tekste poezitė klasike kineze". Tani le tė shijojmė kėngėn popullore tė provincės Hunan tė Kinės Jugore me titull "Pėrkulet lehtė njė bambu", kėnduar nga Jiang Jiaqiang-u.

Kjo ėshtė njė kėngė e gjallė dhe e shpejtė, e cila me fjalė tė thjeshta tregon njė tė vėrtetė tė pandryshuar: "Njė bambu ėshtė e lehtė pėr t'u pėrkulur. Nuk ėshtė e tmerrshme forca e vogėl, por vetmia ėshtė e tmerrshme". Kėtė kėngė Jiang Jiaqiang-u e kėndon me forcė dhe nė mėnyrė prekėse.

Jiang Jiaqiang-u ka njė familje tė lumtur, e shoqja Jin Jiaqin ėshtė gjithashtu njė kėngėtare e dalluar e Filarmonisė Qendrore tė Kombėsive. Nė vitin 1963 ata organizuan dasmėn e tyre gjatė udhėtimit pėr shfaqje. Gjatė mbi 40 vjetėve, ata kujdesen pėr njėri-tjetrin dhe ecin bashkė pėrpara, janė njė ēift shembullor. Tani ata kanė dalė nė pension, shėtitin shpesh nėpėr park dhe marrin pjesė nė aktivitetet masive tė kėngėve.

Nė fund tė programit do tė shijojmė sė bashku kėngėn popullore tė provincės Hubei me titull "---- ", kėnduar nga Jiang Jiaqiang-u dhe Jin Jiaqin-i.

Kjo ėshtė njė kėngė pune e pėrhapur nė provincėn Hubei, tė cilėn e kėndojnė njerėzit gjatė shirjes sė orizit. Ndėrthurja e kėngės me punėn bėn qė njerėzit tė harrojnė lodhjen. Kėtė kėngė Jiang Jiaqiang-u dhe Jin Jiaqin-i e kėndojnė nė mėnyrė tė veēantė. Le ta dėgjojmė. (pina)