v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-05-06 20:08:15    
Ringjallja e shpirtit nė trupin e njė tjetri

cri

Tė dashur dėgjues, nė rubrikėn "Kultura tradicionale kineze" do tė flasim pėr taktikėn "Ringjallja e shpirtit nė trupin e njė tjetri", qė ėshtė taktika e 14-tė nga libri "Tridhjetė e gjashtė skemat strategjike dhe taktike", njė libėr klasik kinez pėr artin ushtarak.

Kinezėt e lashtėsisė besonin se shpirti i njeriut mund tė ekzistonte jashtė trupit tė tij. Nė bazė tė kėtij besimi, u krijua njė tregim mitologjik, ku thuhet se ekzistonte dikur njė qenie gjysmė-njeriu dhe gjysmė-shenjtori qė quhej Tie Guai Li. Njė ditė, shpirti i tij shkoi nė qiell pėr tė kėrkuar doktrinėn mbi jetėn dhe, para nisjes, e porositi nxėnėsin e tij qė ta ruante trupin e tij pėr 7 ditė. I tha qė, nėse ai nuk do tė kthehej deri nė ditėn e 7-tė, trupi i tij tė digjej. Mirėpo, nė ditėn e 6-tė, njė burrė i ardhur nga fshati i tha nxėnėsit se e kishte nėnėn tė sėmurė rėndė, prandaj ky nxėnės e dogji trupin e Tie Guai Li-sė dhe shkoi nė shtėpi pėr tė parė nėnėn. Nė ditėn e 7-tė, kur u kthye nga qielli, Tei Guai Li nuk e gjente dot trupin e tij dhe u detyrua tė ringjallej nė kufomėn e njė lypėsi tė vdekur. Taktika "Ringjallja e shpirtit nė trupin e njė tjetri", e emėrtuar sipas kėtij tregimi mitologjik, do tė thotė korrjen e suksesit duke shfrytėzuar njė gjė qė duket e pashfrytėzueshme.

Mjaft politikanė dhe strategė tė njohur tė Kinės sė lashtė korrėn suksese tė paparashikuara duke pėrdorur kėtė taktikė. Nė vitet e fundit tė dinastisė Ēin, njė kolonė ushtarėsh tė rinj, tė porsarekrutuar nga fshati, po marshonin pėr t'u dislokuar nė Yuyang. Mirėpo, pėr shkak se rrugėt u pėrmbytėn nga uji i shiut tė rrėmbyeshėm qė ra disa ditė me radhė, ata u vonuan shumė dhe nuk mundėn tė mbėrrinin nė kohėn e caktuar. Sipas ligjit tė atėhershėm, ata mund tė dėnoheshin me vdekje. Prandaj krerėt e kolonės, Ēen Sheng dhe Vu Guang, deshėn tė rebeloheshin duke prirė tė gjithė. Meqė tė dy nuk kishin prestigjin e duhur, vendosėn tė shfrytėzonin prestigjin e tė tjerėve.

Para kėsaj, dy personat gėzonin prestigj tė lartė nė popull. Njėri ishte princi trashėgimtar Fusu, vėllai i madh i perandorit Huhai. Nė fakt Fusu, qė ishte njeri i zoti dhe me virtyte tė larta, u vra nga Huhai para se tė ngrihej nė fron, por populli nuk e dinte kėtė gjė dhe shpresonte gjithnjė se ai do ta zėvendėsonte Huhain, qė ishte njė sundimtar tiranik. Tjetri ishte Siang Yan, gjeneral i ish-shtetit Ēu, i cili pati merita tė mėdha dhe i donte ushtarėt e tij, por u zhduk fare pas shfarosjes sė shtetit Ēu. Ēen Sheng dhe Vu Guan vendosėn qė tė shpallnin kryengritjen nėn flamurin e Fusu-sė dhe Siang Yanit.

Ata shfrytėzuan edhe besėtytninė. Njė mesnatė, Vu Gaun doli nė fushė dhe hodhi parullėn duke imituar tė lehurat e dhelprės: "Da Ēu Sing, Ēen Sheng vang", qė do tė thotė se do tė rilindė shteti Ēu dhe Ēen Sheng do tė bėhet mbret. Edhe para kėsaj, duke gatuar drekėn, dikush nxori nga barku i peshkut njė copė letėr tė shkruar "Ēen Sheng vang". Pas pėrhapjes sė kėtyre dy ndodhive misterioze, tė gjithė u bindėn se Ēen Sheng nuk ishte njeri i rėndomtė, por ishte i dėrguari i perėndisė pėr udhėheqjen e kryengritjes. Duke parė se erdhi rasti i volitshėm, Ēen Sheng dhe Vu Guang ngritėn flamurin e kryengritjes kundėr dinastisė Ēin. Radhėt e tyre u zgjeruan pandėrprerė dhe fitorja e tyre ishte njė goditje e rėndė pėr regjimin e dinastisė Ēin. (Zheng)