v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-05-06 20:06:53    
Stafeta globale e pishtarit olimpik i demonstroi botės mrekulli

cri

dėgjoni

Aktualisht zjarri i shenjtė i Lojėrave Olimpike tė Pekinit ėshtė nė stafetėn brenda Kinės, ndėrsa para kėsaj stafeta globale, nėpėrmjet transmetimit dorė mė dorė nga afro 2000 pishtarmbajtės, i demonstroi botės mrekullitė e 19 qyteteve tė 5 kontinenteve. Do tė dėgjoni tani njė reportazh nga korrespondentja e posaēme e radios sonė Peng Yanyuan.

Stafeta e pishtarit olimpik ka fuqi tė madhe ndikuese dhe nganjėherė ėshtė reklama mė e mirė pėr qytetin qė kėrkon tė drejtėn e organizimit tė Lojėrave Olimpike.

"Stambolli ėshtė njė qytet i bukur dhe gjithashtu qytet qė kėrkon tė drejtėn e organizimit tė Lojėrave Olimpike 2020, prandaj e konsiderojmė kėtė ndalesė tė stafetės sė pishtarit olimpik si njė gur themeltar pėr realizimin e synimit tonė."

Stambolli ishte ndalesa e dytė e stafetės globale tė pishtarit tė Lojėrave Olimpike tė Pekinit. Pėr tė shfaqur plotėsisht forcėn tėrheqėse tė kėtij qytetit, kryetari i komisionit tė Stambollit pėr kėrkimin e sė drejtės sė organizimit tė Lojėrave Olimpike, z. Yasin Aksoy, u vetėngarkua si bashkėrendues i pėrgjithshėm i stafetės sė pishtarit olimpik nė Stamboll. Nė fakt, historia e kultura magjepsėse e Stambollit, si dhe vendosmėria e banorėve tė kėtij qyteti qė ka paraqitur 4 herė kėrkesė pėr organizimin e Olimpiadės dhe 4 herė ka humbur, i la pėrshtypje tė thellė botės gjatė stafetės sė pishtarit olimpik. Ambasadori i Kinės nė Turqi Sun Guoxiang tha:

"Turqit thanė se stafeta e pishtarit olimpik u dha njė rast pėr paraqitjen e Turqisė dhe tė Stambollit, qė tė hedhė njė bazė tė mirė pėr kėtė qytet nė konkurrimin pėr Olimpiadėn 2020."

Stafeta e pishtarit olimpik, me forcėn e madhe ndikuese, ėshtė gjithashtu njė makinė e fuqishme farėhedhėse pėr ato qytete qė shpresojnė tė zgjerojnė tregun turistik.

Kryeqyteti i Omanit Muskat ėshtė i pari qytet qė i shkroi Komisionit Organizativ tė Lojėrave Olimpike tė Pekinit pėr zhvillimin e stafetės sė pishtarit olimpik. Omani, ky vend e Gjirit me histori tė lashtė, ka monumente tė pasura kulturore dhe panorama tė bukura natyrore, por nuk ėshtė i njohur pėr botėn. Ata aspirojnė qė stafeta e pishtarit olimpik do t'i krijojė Omanit mundėsi tė mirė pėr "paraqitjen pėrpara botės". Ambasadori i Kinės nė Oman, Pan Weifang, tha:

"Omani ka dėshirė tė madhe pėr tėrheqjen e turistėve tė huaj. Ata shpresojnė tė tregojnė figurėn e banorėve tė Omanit si dhe historinė, qytetėrimin, kulturėn dhe traditat e tyre. Nė kėtė drejtim, ata mendojnė se stafeta e pishtarit olimpik ėshtė njė rast i mirė."

Nėpėrmjet flakės sė shenjtė olimpike, ėndrra e popullit tė Omanit ėshtė bėrė realitet. Me zjarrin e shenjtė, janė pėrhapur nė gjithė botėn fakti historik qė Muskati ka qenė port i rėndėsishėm i "Rrugės sė lashtė tė mėndafshit" nė det, si dhe tregimin magjepsės qė "i pari tregtar arab qė shkoi nė Kinė ishte nga Omani".

Stafeta e pishtarit olimpik ėshtė gjithashtu njė arenė e mirė pėr vendet qė shpresojnė tė krijojnė figurėn e re nė botė.

Kryeqyteti i Pakistanit Islamabad ėshtė ndalesa e parė e zjarrit tė shenjtė olimpik. Mirėpo pėr Pakistanin rėndėsia e kėsaj stafete nuk kufizohet kėtu. Ambasadori i Kinės nė Pakistan Luo Zhaohui tha:

"Stafeta e pishtarit olimpik pėr qeverinė e tanishme pakistaneze ėshtė njė rast i rėndėsishėm. Kjo qeveri po ndodhet nė periudhėn e ndryshimit politik dhe ka nevojė tė madhe pėr kėtė rast qė t'i shfaqė komunitetit ndėrkombėtar anėn pozitive, aktive, tė pėrparuar dhe tė qėndrueshme. Prandaj ata e falėnderuan shumė Komisionin Organizativ tė Lojėrave Olimpike tė Pekinit, qė e pėrcaktoi ndalesėn e parė nė Pakistan, dhe mendojnė se kjo ėshtė nder dhe lavdi pėr ta."

Nė ceremoninė e nisjes sė stafetės nė Islamabad, presidenti i Pakistanit Perez Musharaf, qė u rizgjodh nė fund tė vitit tė kaluar, dhe kryeministri i ri Yousuf Gillani ngritėn sė bashku pishtarin olimpik dhe, nė atė ēast, e gjithė bota vėrtetoi pikėnisjen e re tė kėtij vendi.

Jo vetėm Pakistani, po edhe shumė vende nė zhvillim, ku arriti pishtari olimpik, patėn rastin e ēmuar pėr demonstrimin e zhvillimit dhe figurės sė vendit.

Pėr shkaqe tė ndryshme, Koreja e Veriut ka qenė njė vend jo i njohur nga bota. Stafeta e pishtarit olimpik nė Phenian i hapi Koresė sė Veriut njė dritare. Ambasadori i Kinės nė Korenėn e Veriut Liu Xiaoming tha:

"Populli koreanoverior e mirėpriti kėtė stafetė tė pishtarit. Ata shpresuan, dhe mendoj se ia kanė dalė, qė nėpėrmjet stafetės sė pishtarit olimpik t'i paraqitin botės sukseset e arritura nga populli punėtor dhe trim koreanoverior, si dhe vendin e tyre tė lulėzuar. Gėzohem pėr popullin koreanoverior!"

Ho Shi Mini ishte qyteti i fundit i huaj nė stafetėn globale tė pishtarit tė Lojėrave Olimpike tė Pekinit. Kryetari i Komitetit Olimpik tė Vietnamit Nguyen Danh Thai e titulloi kėtė ndalesė tė zjarrit olimpik si "rasti i shėnimit tė qytetit Ho Shi Min nė histori". Ambasadori kinez nė Vietnam Hu Qian Wen e shpjegoi mė tej rėndėsinė e kėtij rasti.

"Vietnami i tanishėm ėshtė i qėndrueshėm politikisht dhe ka pasur zhvillim tė shpejtė ekonomik. Pėrparimet mishėrohen nė tė gjitha fushat. Kjo stafetė e pishtarit olimpik ushtron ndikim pozitiv mbi prestigjin dhe figurėn e qytetit Ho Shi Min dhe, mė tej, do tė ushtrojė ndikim tė rėndėsishėm edhe pėr tėrė Vietnamin."

Stafeta e pishtarit tė Lojėrave Olimpike tė Pekinit nė vende tė tjera pėrfundoi, duke shpėrfaqur jo vetėm figurėn e Kinės e tė kinezėve dhe mrekullitė e ēdo qyteti ku ndaloi, por mė e rėndėsishmja ėshtė qė ajo pasqyron edhe energjinė kolosale tė Olimpiadės mbi botėn. Edhe pse pati qytete, si Parisi, Los Anxhelosi etj., ku stafeta e pishtarit pėsoi pengesa nga njė numėr i vogėl njerėzish, prapėsėprapė flaka e shenjtė olimpike la gjėra tė vlefshme, duke ngjallur nė mbarė botėn mendime dhe diskutime tė thella pėr problemin "Ē'ėshtė Olimpiada". Pas shumė vjetėve, kur njerėzit e ardhshėm t'i hedhin njė vėshtrim kėtij turneu tė jashtėzakonshėm, ata do tė zbulojnė se kjo ėshtė "trashėgimia" e ēmuar e lėnė nga stafeta e pishtarit tė Lojėrave Olimpike tė Pekinit pėr popujt e botės. (Wang Lei) (Artan)