v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-05-06 20:27:06    
Ėndrrat e fėmijėve pėr fushėn e blertė---njė vizitė nė Shkollėn e Futbollit tė Kinės nė Qinhuangdao

cri
Sot do tė vazhdojmė serinė e programeve pėr qytetin Qinhuangdao, njė nga 6 qytetet koordinuese tė Lojėrave Olimpike tė Pekinit.

Secili nga kėto 6 qytete koordinuese ka kulturė tė veēantė sportive dhe nuk pėrjashtohet as Qinhuangdao. Nė kėtė qytet gjendet e vetmja shkollė e futbollit nė rang kombėtar, ku shumė fėmijė tė talentuar kėrkojnė tė realiyojnė ėndrrat e tyre pėr fushėn e blertė. Sot do t'ju sjell nė kėtė "terren tė shenjtė" nė zemrėn e djemve e vajzave futbolldashėse.

"Mė pėlqen futbolli qė nga mosha 6 vjeēe, sepse edhe im atė luan futboll. Kur ai luante futboll, vrapoja dhe gjuaja topin."

"Tani nė fushė jam kapiten i ekipit. Kapiteni duhet tė jetė i zgjuar dhe, kur has probleme, duhet tė dijė si t'i trajtojė. P.sh. nėse njė anėtar i ekipit nxiton shumė, nuk mund tė shėnojė gol, atėherė unė duhet ta qetėsoj qė tė vazhdojė ndeshjen nė mėnyrė tė qėndrueshme dhe duhet tė pėrdor traktikat e trajnerit nė mėnyrė tė arsyeshme."

Djali qė sapo foli quhet Xiao Yanan. Megjithėse ėshtė vetėm 13 vjeē, ai ka ndjekur disa vjet shkollėn e futbollit tė Kinės. Nė saje tė talentit tė dalluar nė futboll dhe tė vullnetit kėmbėngulės, ai ėshtė shquar nė mes tė shokėve dhe u zgjodh nė ekipin kombėtar tė futbollit tė fėmijėve. Mėsuesja e kėsaj shkolle, Xue Liyan, qė pėrgjigjet pėr edukimin kulturor, u shpreh se Xiao Yanan ėshtė njė djalė me tru. 

"Nėse do tė ketė ndeshje tė nesėrmen, po tė ketė kohė, ai patjetėr do tė mendojė vetė taktika. Ai ėshtė i aftė qė tė mendojė nė mėnyrė tė pavarur dhe pikėrisht pėr kėtė arsye ai luan mirė futboll."

"Ndiej se nxėnėsit futbollistė janė shumė simpatikė. Ata janė tė zgjuar, reagojnė shpejt dhe kanė shpirtin e fortė tė bashkimit. Futbolli thekson nderin kolektiv, prandaj ata s'kanė problem nė bashkėpunim, janė shumė bujarė. Nganjėherė, edukimi i tyre ėshtė mė i lehtė nė krahasim me edukimin e nxėnėsve nė shkollat e zakonshme, sepse mund tė diskutoj lehtėsisht me ta dhe ata pranojnė lehtė konceptet e mendimet e mira."

Shumė nga nxėnėsit e shkollės sė futbollit largohen nga prindėrit qė tė vegjėl. Nė fillim ata kanė shumė mall pėr mamanė dhe babanė qė ndodhen larg, por mėsuesit dhe trajnerėt nė shkollė kujdesin pėr ta si prindėr, kėshtu qė nxėnėsit mėsohen shpejt me jetėn nė shkollėn e futbollit.

Pėr tė garantuar cilėsinė e mėsimdhėnies, shkolla fton shumė trajnerė tė shquar kinezė dhe tė huaj, qė u zhvillojnė nxėnėsve stėrvitje sistematike dhe profesionale nė futboll. Ftohen shpesh nė shkollė edhe specialistė tė futbollit tė famshėm nė botė, qė nxėnėsit tė kenė mundėsi tė njihen me karakteristikat e taktikave tė ekipeve tė forta nė botė.

Nė vitin 2008, nė qytetin Qinhuangdao do tė organizohen 11 ndeshje futbolli tė Lojėrave Olimpike, prandaj ėshtė e pashmangshme qė shkolla e futbollit e Kinės tė lidhet ngushtė me Lojėrat Olimpike. Pamja e shkollės ka ndryshuar nė saje tė organizimit tė Lojėrave Olimpike dhe, nxėnėsit e shkollės janė shumė tė emocionuar pėr arsye tė takimit tė drejtpėrdrejtė me Olimpiadėn.

Gjatė dy vjetėve tė fundit, u investuan 150 milionė juanė nė riparimin dhe zgjerimin e korpusit tė shkollės. Gjatė Lojėrave Olimpike tė Pekinit, sheshet futbollistike tė shkollės do tė pėrdoren si fusha stėrvitjeje pėr ekipet qė do tė marrin pjesė nė ndeshjet olimpike nė Qinhuangdao. Sot, shumė nxėnės tė vogjėl nė shkollė kanė dėshirė tė madhe qė tė bėhen vullnetarė tė Lojėrave Olimpike. Njė djalė i vogėl me mbiemrin Wang u shpreh: 

"Dua tė shkoj nė fushėn e ndeshjeve. Po tė kem rast, dua tė shkėmbej edhe fanellėn me yjet e futbollit."

Nėse do tė keni rast tė shkoni nė Qinhuangdao nė gusht tė vitit tė 2008 pėr tė parė ndeshje futbolli, ndoshta do tė takoni pranė fushės kėta djem e vajza simpatike futbolldashėse. (Wang Lei)