v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-05-05 20:21:11    
Kėngė popullore tė interpretuara nga Jiang Jiaqiang(1)

cri

Tė dashur dėgjues, ju pėrshėndes pėrsėri nga Pekini. Nė programin e kėngėve popullore do t'ju paraqit disa kėngė popullore kineze tė interpretuara nga kėngėtari i njohur kinez Jiang Jiaqiang. Sė pari ju ftoj tė ndiqni kėngėn me titull "Shkoj nė Sėchuan"

Kjo ėshtė njė kėngė popullore e pėrhapur gjerėsisht nė provincėn Gansu tė Kinės perėndimore. Kjo kėngė me melodi tė bukur e me zigzage pėrshkruan dashurinė e thellė tė njė djali qė merret me transportin e mallrave nė distancė tė gjatė pėr vajzėn e zemrės. Nė kėngė thuhet: "Nėpėr vargmale tė larta, po shkoj nė Sichuan. Duke e shkelur udhėn me kėmbė, mė merr malli pėr ty."

Jiang Jiaqiang, tenori i njohur kinez, ka lindur nė vitin 1935 nė provincėn Zhejiang tė Kinės jugore. Nė vitin 1956 Jiang Jiaqiang hyri nė Filarmoninė Qendrore tė Kombėsive, duke filluar karrierėn e tij prej kėngėtari. Nė vitin 1957, nė Festivalin e 6-tė botėror tė tė rinjve ai kėndoi si solist i korit kėngėn me titull "Kėnga e malit tė ēajit" dhe fitoi medaljen e artė. Gjatė gjysmė shekulli, Jiang Jiaqiang ka interpretuar shumė kėngė kineze e tė huaja dhe ka krijuar stilin e vet nė qarqet e muzikės vokale popullore, ai jo vetėm ka fituar zemrėn e dhjetėra mijė dėgjuesve, por edhe ėshtė vlerėsuar lart nga specialistėt e qarqeve muzikore e kulturore. Mė poshtė le tė shjojmė kėngėn popullore tė provincės Yunnan tė Kinės jugperėndimore me titull "Kėnga e malit tė ēajit".

Kėnga qė ndoqėt, titullohet "Kėnga e malit tė ēajit", kėnduar nga Jiang Jiaqiang dhe sopranoja Xie Lin. Kjo kėngė e ėmbėl dashurie shpreh kėrkesėn e tė rinjve pėr dashurinė e bukur. Nė kėngė thuhet: "Hajde tė kėndojmė kėngė malėsore, pa kėnduar kėngė malėsore, lulet nuk ēelin. Vajza si lule ēaji lėshon erė tė kėndshme, djali si bletė vjen nga mali. Le tė takohemi ne tė dashuruarit nė malin e ēajit."

Pėr tė bėrė qė sa mė shumė njerėz tė kuptojnė mirė kėngėt popullore me karakter tė theksuar vendės, Jiang Jiaqiang i interpreton kėto kėngė nė gjuhėn letrare e nuk imiton thjesht mėnyrėn e kėndimit origjinal. Kėngėt popullore Jiang Jiaqiang i kėndon me ngjyrė tė theksuar lokale, me shqiptim tė qartė dhe me shije tė veēantė.

Kėnga qė ndoqėt ėshtė kėnga popullore e provincės Zhejiang me titull "Dingdingdang". Kjo ėshtė njė kėngė e gėzueshme qė shpreh harenė e njerėzve.

Gjatė shumė vjetėve, Jiang Jiaqiang ka fituar mė se njė herė ēmime nė konkurse tė ndryshme muzikore. Nė vitin 1987 Radio Qendrore Popullore e zgjodhi atė "Kėngėtarin mė tė pėlqyer nga dėgjuesit e mbarė vendit". Ai ka shkuar pėr shfaqje nė mbi 10 vende, si nė ish-Bashkimin Sovjetik, SHBA, Gjermani, Francė, Austri, Belgjikė, Japoni etj. dhe ėshtė ftuar pėr dhėnien e leksioneve nė Japoni e Singapor, ku ėshtė vlerėsuar lart nga miqtė e vendeve tė tjera.

Nė fund tė programit, do tė shijojmė sė bashku kėngėn popullore tė provincės Sichuan me titull "Gėzohemi shumė kur del dielli", kėnduar nga Jiang Jiaqiang.

Kjo ėshtė njė kėngė e pėrhapur nė lindje tė provincės Sichuan. Fėmijėt e atjeshėm shkojnė nė male pėr tė prerė dru duke kėnduar kėtė kėngė, qė shpreh mostrembjen e fėmijėve para vėshtirėsive dhe dashurinė e tyre pėr punėn, pėr vendlindjen dhe pėr jetėn. Melodia e saj ėshtė e lartė dhe e thjeshtė, ritmet janė tė qarta. Kėtė kėngė Jiang Jiaqiang e kėndon nė mėnyrė tė shtruar, tė ēiltėr dhe optimiste. Le ta shijojmė. ?pina?