v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-04-29 19:56:48    
Trembja e gjarprit me goditjen e barit

cri

Shprehja "Trembja e gjarprit me goditjen e barit" ka ardhur nga njė tregim i Kinės sė lashtė, ku thuhet se Vang Lu, administratori i njė distrikti, lakmonte shumė dhe pėrvetėsonte pasurinė pa pėrfillur moralin e ligjin si dhe funksionarėt nėn varėsinė e tij, duke marrė shembull nga ai, edhe ata vepronin ashtu si ai. Njė ditė, fshatarėt shkruan bashkarisht njė letėr pėr demaskimin e funksionarėve dhe u bėnė gati t'i dorėzonin tė dėrguarit tė posaēėm tė perandorit qė kishte ardhur pėr inspektim pune. Mirėpo letra i ra nė dorė administratorit Vang Lu, i cili u frikėsua shumė dhe u bė qull me djersė tė ftohta pasi e lexoi, sepse ēdo gjė, qė pėrmendej nė letėr, kishte lidhje edhe me tė. Kur u qetėsua pak, ai shėnoi nė letėr kėto fjalė: "Ju goditėt barin, ndėrsa unė u tremba si njė gjarpėr". Mė pas, shprehja "da cao jing she", qė do tė thotė "trembja e gjarprit me goditjen e barit" u bė njė idiomė e gjuhės kineze, me tė cilėn u emėrtua edhe njė taktikė ushtarake.

Por nė fushėn ushtarake, taktika "trembja e gjarprit me goditjen e barit" ka pasur dy pėrdorime diametrisht tė kundėrta. Njėri prej tyre ėshtė qė tė godasėsh qėllimisht barin pėr tė trembur gjarprin, kurse tjetri ėshtė qė tė shmangėsh trembjen e gjarprit me goditjen e barit.

Gjatė periudhės sė "Tri Perandorive" nė historinė kineze, Zhugė Liang, kėshilltari ushtarak i Shu-sė, zbatoi me sukses taktikėn e "goditjes qėllimisht tė barit pėr tė trembur gjarprin". Nė vitin 218 tė erės sonė, Cao Cao, udhėheqėsi i Veit, duke prirė trupat e tij prej 400 mijė vetash, nisi mėsymjen kundėr Shu-sė, qė kishte njė ushtri vetėm prej 100 mijė vetash. Tė dy palėt u kundėrvunė nė dy brigjet e lumit Hanshui. Me urdhrin e Zhugė Liangut, gjenerali Zhao Yun me 500 ushtarė u fshehėn prapa njė kodre nė bregun e lumit, duke marrė me vete daulle dhe bori. Kur binte muzgu i mbrėmjes ose nė mesnatė, ata fillonin t'u binin daulles dhe borisė, duke bėrė sikur do tė sulmonin. Meqė ata bėnė kėshtu tri net me radhė, Cao Cao u shqetėsua. Njė oficer i propozoi qė tė mos e merrte parasysh, sepse kjo ishte dredhi e Zhugė Liangut. Kurse Cao Cao tha: "Unė e di se kjo ėshtė dinakėria e tij. Por nėse do tė bėjnė njė sulm tė vėrtetė ndėr gėnjėshtrat e shumta, ne do tė pėsojmė." Pastaj i tėrhoqi trupat e tij 15 kilometra prapa.

Me taktikėn "trembja e gjarprit me goditjen e barit", Zhugė Liang e detyroi Cao Caon tė tėrhiqej dhe ai me trupat e tij kaluan lumin Hanshui duke pėrfituar nga rasti. Por shpesh herė, nė aksionet sekrete ushtarake, duhet tė shmanget "goditja e barit" qė tė mos "trembet gjarpri", domethėnė tė pėrballohet kundėrshtari duke ndėrmarrė veprim tė fshehtė dhe duke bėrė qė kundėrshtari tė mos keteė mundėsi tė tė diktojė. Taktika e "mosgoditjes sė barit" pėrdoret shpesh herė nga policia pėr zbulimin e plotė tė kriminelėve nė ēėshtjet penale kolektive. (Zheng)