v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-04-29 19:54:01    
Mjekimi nė bashkėpunim favorizon shumicėn e fshatarėve

cri

Tė dashur dėgjues, nė rubrikėn "Shkenca, arsimi dhe shėndetėsia" do tė japim reportazhin "Mjekimi nė bashkėpunim favorizon shumicėn e fshatarėve", nė tė cilin do tė flasim pėr pėrpjekjet qė bėn qyteti Sinzhou i provincės Shansi tė Kinės Qendrore pėr krijimin e sistemit tė ri tė mjekimit nė bashkėpunim nė fshat, gjė qė u solli dobi pjesės mė tė madhe tė fshatarėve nė periferi tė kėtij qyteti.

"Sistemi i ri i mjekimit nė bashkėpunim nė fshat" ėshtė njė sistem mjekimi i organizuar nga qeveria, ku fshatarėt marrin pjesė me dėshirėn e vet dhe i japin ndihmė njėri-tjetrit. Nė kėtė sistem, fondet grumbullohen nėpėrmjet pagimit tė shpenzimeve tė individėve dhe subvencionit tė qeverisė. Sa herė qė fshatarėt pjesėmarrės sėmuren dhe mjekohen nė ambulancė ose shtrohen nė spital me shpenzime tė mėdha, qeveria u jep subvencion.

Fshatarėt e distriktit Sinfu nė periferi tė qytetit Sinzhou marrin pjesė nė kėtė sistem mjekimi qysh nga shkurti i vitit 2007. Ēdo fshatar i kėtushėm u bė pjesėtar duke paguar vetėm 15 juanė. Sot ata e vlerėsojnė shumė lart kėtė sistem mjekimi. Zoti Li Ventian, drejtor i shėndetėsisė i kėtij distrikti, mallėngjehet sa herė qė flet pėr kėtė ēėshtje.

"Fshatarėt tanė thonė se kėta 15 juanė, qė paguan pėr tė marrė pjesė nė sistemin e ri tė mjekimit tė kooperuar, janė mė tė leverdishėm sesa tė lindėsh njė djalė, sepse yt bir jo me siguri tė jep 10 mijė juanė nė momentin kyē, po tė jetė i paaftė, kurse shteti na ka dhėnė 10 mijė juanė pėr mjekim. Fshatarėt tanė u janė mirėnjohės partisė dhe qeverisė qė kanė pėrpiluar njė politikė kaq tė mirė."

Nė prill tė vitit tė kaluar, Huang Ēao Siu, njė fshatare 67-vjeēare nga fshati Gaojiazhuang nė periferi tė qytetit Sinzhou, tek po shkonte me biēikletė pėr nė ara, ra nga pakujdesia nė njė kanal ujitės dhe u plagos rėndė. Ajo u ēua menjėherė nė spital dhe u shkėput nga rreziku i vdekjes vetėm pas njė operacioni tė vėshtirė qė zgjati 11 orė. Disa thonė se mjekėt e "tėrhoqėn atė nga porta e djajve". Por, pasi erdhi nė vete, ajo u shqetėsua pėr shpenzimet e mjekimit.

"Pasi u zgjova, pyeta bijtė e mi pse u munduan tė mė shpėtonin. S' ka gjė po tė ikja unė. Me se do tė paguanim shpenzimet e mėdha tė mjekimit?"

Ajo u shqetėsua pėr shpenzimet e mjekimit sepse ajo i kishte tė ardhurat tė pakta dhe, aq mė tepėr, ajo kishte si detyrė pėr tė mbajtur vjehrrėn e saj 98-vjeēare. Nė atė ēast, mjeku i tha se nuk kishte pėrse tė shqetėsohej, meqenėse merr pjesė nė sistemin e mjekimit nė bashkėpunim dhe, aq mė tepėr, ajo ka tre bij, qė mund tė ndajnė shpenzimet. 10 ditė pas daljes sė saj nga spitali, Zyra e Mjekimit nė Bashkėpunim pranė distriktit Sinfu i dha asaj njė subvencion prej 12 mijė juanėsh.

"I kam ndier vetė tė mirat e politikės sė partisė dhe qeverisė. Ne fshatarėt kemi pėrfituar me tė vėrtetė nga sistemi i ri i mjekimit nė bashkėpunim."

Nė periferi tė qytetit Sinzhou ka edhe shumė fshatarė tė tjerė qė kanė pasur njė pėrvojė ashtu si fshatarja e moshuar Huang Ēaosiu. Zv-dejtori i shėndetėsisė i qytetit Sinzhou, zoti Gao Fanghua, tha se ekipi mjekėsor i qytetit tė tyre filloi qė nė vitin 2003 provėn pėr krijimin e sistemit tė ri tė mjekimit nė bashkėpunim dhe, deri tani, 1 milion e 610 mijė fshatarė tė 10 distrikteve marrin pjesė nė kėtė sistem.

"Administratat e instancave tė ndryshme i kushtuan vėmendje tė veēantė krijimit tė sistemit tė mjekimit nė bashkėpunim dhe dėrguan nė kohė paratė e nevojshme."

Ai tha se, pasi politika pėr krijimin e kėtij sistemi mjekimi ėshtė vėnė nė jetė nė tė gjitha fshatrat nė periferi tė qytetit Sinzhou, detyra kryesore e drejtorisė sė shėndetėsisė ėshtė shndėrruar nė mbikėqyrjen e punės nė kėtė drejtim e nė dėgjimin e vėrejtjeve dhe propozimeve tė fshatarėve pėr kėtė punė.

"Ne kemi qenė pėr tė kėrkuar vėrejtje nė ēdo fshat tė 185 lokaliteteve tė 14 distrikteve, me qėllim qė fshatarėt tė kėnaqen dhe tė ndiejnė me tė vėrtetė dobinė e kėtij sistemi tė ri mjekimi."

Para disa kohėsh, gjatė inspektimit nė provincėn Anhui, kryetari i shtetit i Kinės Hu Jin Tao parashtroi kėrkesėn qė tė ngrihet mė tej dhe nė tėrėsi sasia e subvencionit pėr fshatarėt nė raste mjekimi.

"Qeveria qendrore ka vendosur qė, brenda dy vjetėve, sasia mesatare e subvencionit qeveritar pėr sigurimin mjekėsor tė ngrihet nga 40 juanė pėr frymė nė 80 juanė pėr frymė. Nė kėtė mėnyrė, edhe niveli i subvencionit pėr mjekimin nė bashkėpunim nė fshat do tė ngrihet mė tej. Thuhet se ekzistojnė vėshtirėsi nė mjekim dhe disa nuk guxojnė tė mjekohen nė spital. Por ky problem do tė zgjidhet duke filluar me pėrpjekjet e qeverisė. "

Po zhvillohet mbarė puna pėr krijimin e sistemit tė ri tė mjekimit nė bashkėpunim qė filloi nė vitin 2003. Siē parashikojnė specialistėt pėrkatės, deri nė vitin 2010, ky sistem do tė mbulojė tė gjitha fshatrat e Kinės dhe ēdo fshatar kinez do tė pėrfitojė nga ky sistem. (Zheng)