v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-04-29 20:50:01    
Ndjenjat pėr "herėn e parė"

cri

dėgjoni

Deri mė sot, 29 prill, pishtari i Lojėrave Olimpike ka shkuar nė 19 qytete tė botės. Kur hartoi linjėn e stafetės globale tė pishtarit, Komiteti Organizativ i Lojėrave Olimpike tė Pekinit pėrcaktoi konceptin qė tė ēohet zjarri i shenjtė olimpik nė vende ku nuk ka arritur nė tė kaluarėn, qė sa mė shumė popuj tė kenė rastin tė kontaktojnė drejtpėrdrejt me pishtarin olimpik, simbolin e shpirtit olimpik. Po afron fundi i stafetės globale dhe ato qytete qė pritėn pėr herė tė parė zjarrin e shenjtė na ka lėnė pėrshtypje tė veēanta.

Ndalesa e parė e stafetės globale tė pishtarit ishte Almati, kryeqyteti i Kazakistanit. Ambasadori i Kinės nė Kazakistan Zhang Xiyun tha:

"Almati u zgjodh si qyteti i parė i stafetės globale. Kjo ėshtė njė ngjarje e madhe. Prandaj, jo vetėm pala kineze i kushtoi rėndėsi tė madhe, por edhe qeveria e Kazakistanit e kushtoi shumė rėndėsi."

Si qyteti i parė qė priti zjarrin e shenjtė tė Lojėrave Olimpike tė Pekinit, Almati tregoi shumė vėmendje nė hollėsirat. Ashtu siē vlerėsoi ambasadori Zhang, nė saje tė punėve tė hollėsishme, stafeta u zhvillua shumė mbarė. Nė kėtė qytet tė madh, ku nuk janė organizuar nė tė kaluarėn aktivitete tė tilla tė mėdha, na bėri pėrshtypje qė presidenti i Kazakistanit Nazarbajev, si pishtarmbajtės i parė i stafetės, me iniciativė tė lartė, i hodhi njė bazė tė mirė kėsaj "vizite harmonike" tė pishtarit nė vendin e vet. Ndėrkohė, 200 mijė banorė tė qytetit Almati hapėn stafetėn e pishtarit me buzėqeshjet e tyre tė sinqerta.

Kryeqyteti i Argjentinės Buenos-Ajres ėshtė i vetmi qytet i Amerikės sė Jugut ku bėri ndalesė pishtari i Lojėrave Olimpike tė Pekinit. Herėn e parė qė priti zjarrin e shenjtė olimpik, ky vend, qė ėshtė i ēmendur pas futbollit, "u ēmend" edhe nga Olimpiada. 500 mijė banorė mbushėn rrugėt dhe e ndoqėn pishtarin gjatė tėrė procesit. Nėse nuk ėshtė ēmenduri, me ēfarė fjale tjetėr tė pėrshkruhet ky entuziazėm kolosal? Entuziazmi i zjarrtė i banorėve ndikoi disi edhe mbi rendin e stafetės. Policia u detyrua tė pėrdorte makina tė saj pėr hapjen e rrugės pėr zjarrin e shenjtė dhe mijėra vullnetarė tė mbledhur nga Bashkia e qytetit gati "prishėn gojėn" duke kėshilluar shikuesit tė mos ngjesheshin tepėr. Mirėpo, kjo "ēmenduri" na la pėrshtypje tė bukur, sepse e gjitha kjo erdhi nga dashuria.

Gjithashtu ishte hera e parė qė Muskati, kryeqyteti i Omanit, priti zjarrin e shenjtė olimpik, por stafeta e pishtarit kėtu u zhvillua nė mėnyrė tė rregullt. Shkaku ėshtė shumė i thjeshtė: i pari qytet qė i paraqiti Komitetit Organizativ tė Lojėrave Olimpike tė Pekinit kėrkesėn pėr zhvillimin e stafetės sė pishtarit ishte pikėrisht Muskati. Nė saje tė inciativės dhe vetėbesimit tė kėtij qyteti, stafeta e pishtarit jo vetėm pasqyroi miqėsinė e popullit tė Omanit, por demonstroi edhe historinė e lashtė tė lidhjes sė kėtij vendi me Kinėn. Gjatė stafetės, ish-kryetari i Shoqatės sė Atletikės tė Omanit Saude Haumad u tha me krenari anėtarėve tė tjerė tė grupit tė funksionimit tė stafetės:

"Isha unė qė shkrova dy letrat e para pėr Komitetin Organizativ tė Lojėrave Olimpike tė Pekinit. Ėndrra ime u realizua! Sa mirė!"

Edhe kryeqyteti i Tajlandės Bangkok priti pėr tė parėn herė zjarrin e shenjtė olimpik. Pas fitimit tė sė drejtės sė organizimit tė Lojėrave Olimpike tė Pekinit, kinezėt nė mbarė botėn shpresojnė tė gėzojnė nderin e Olimpiadės, ndėrsa nė Tajlandė 1/5 e popullsisė e pėrbėjnė kinezėt. Kėsaj here, Bangkoku i dha rast bashkėsisė sė kinezėve, qė ka dhėnė kontribut tė madh pėr Tajlandėn. Ndėr 80 pishtarmbajtės, kinezėt zunė pjesėn dėrrmuese. Organizatori i stafetės dhe gjithashtu pishtarmbajtėsi i parė nė Tajlandė Anant Siripasraporn vetė ėshtė pasardhės kinez. Ai tha:

"Ne dėshirojmė tė demonstrojmė njė Bangkok tė tillė, ku Kina dhe Tajlanda kanė marrėdhėnie tė gjata miqėsore. Nė Tajlandė ka shumė kinezė. Ja shiko, edhe ceremonia e hapjes sė stafetės sė pishtarit u zhvillua nė Portin Kinez nė lagjen e kinezėve. Ky port u ndėrtua pėr familjen mbretėrore me dhurata nga kinezėt dhe emigrantėt kinezė nė Tajlandė."

Edhe nė Phenian, ku pėrfundoi stafeta e pishtarit olimpik para dy ditėve, u prit zjarri i shenjtė olimpik pėr herė tė parė. Gjatė kėtij kontakti tė parė tė kryeqytetit tė Koresė sė Veriut me zjarrin olimpik, pamė miqėsinė e thellė midis popullit kinez dhe popullit koreanoverior. Tė marrim njė shembull tė thjeshtė. Sipas palės koreanoveriore, pika ku ambasadori i Kinės nė Korenė e Veriut Liu Xiaoming mori pjesė nė stafetė u vendos nė Kullėn e Miqėsisė Koreanoverior-Kineze. Ky projekt ka kuptim tė thellė: nga njėra anė, kjo kullė ėshtė shenjė pėrkujtimore e historisė sė miqėsisė midis dy vendeve nė luftė; nga ana tjetėr, babai i ambasadorit Liu ishte anėtar i Ushtrisė sė Vullnetarėve tė Popullit Kinez, qė ndihmoi popullin koreanoverior nė luftėn kundėr agresionit amerikan. Nė ceremoninė kremtuese nė fund tė stafetės, kori i Ushtrisė sė Popullit tė Koresė sė Veriut kėndoi kėtė kėngė:

Kėnga qė ata kėnduan ėshtė "Dashuroj Kinėn time".

Olimpiada i pėrket gjithė botės. Atyre njerėzve qė nuk kishin kontaktuar nė tė kaluarėn me zjarrin e shenjtė olimpik, stafeta globale e pishtarit tė Lojėrave Olimpike tė Pekinit u dha njė rast tė ēmuar. Njė entuziazėm dhe gėzim i tillė do tė mbeten gjithmonė nė zemrėn e popujve qė shijuan stafetėn e pishtarit olimpik. (Wang Lei) (Artan)