v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-04-29 20:14:18    
Hyjmė nė Qendrėn Sportive Olimpike nė Qinhuangdao

cri



dėgjoni

 

Nė programet e kaluara, ju njoha me gjendjen pėrgatitore tė qytetit Qinhuangdao, si dhe trashėgiminė e famshme kulturore tė kėtij qyteti, grykėn Shanhaiguan, pikėnisjen nė lindje tė Murit tė Madh kinez. Sot do tė mbetemi pėrsėri nė qytetin Qinhuangdao dhe do tė hyjmė nė Qendrėn Sportive Olimpike, ku do tė zhvillohen ndeshjet e futbollit tė Lojėrave Olimpike.

Qendra Sportive Olimpike e qytetit Qinhuangdao u pėrurua dhe u vu zyrtarisht nė shfrytėzim qė nga korriku i vitit 2004, e para ndėr terrenet koordinuese tė ndeshjeve tė futbollit tė Lojėrave Olimpike 2008.

Kjo qendėr, qė ndodhet nė bregdetin e qytetit, zė njė sipėrfaqe prej 74.6 mijė metrash katrorė dhe mund tė mbajė mbi 30 mijė shikues. Investimet e pėrgjithshme arritėn nė 150 milionė juanė.

Po ta shohėsh nga larg, stadiumi kryesor i qendrės duket si njė varkė me vela qė ėshtė e gatshme tė lundrojė nė det. Meriton tė pėrmendet ēatia e kėtij stadiumi, pėr tė cilėn ėshtė pėrdorur materiali i bardhė i "cipės". Ditėn, kur hyjnė rrezet e diellit, tėrė stadiumi mbushet plot me dritė natyrore tė shpėrhapur, qė nuk shkakton hije, as shkėlqim verbues.

Ky stadium ėshtė i pajisur me njė sistem tė pėrparuar tė garantimit tė sigurisė. 185 kamera vėzhguese pėrfshijnė tėrė stadiumin. Edhe sistemi i kontrollit tė sigurisė nė portat e kėtij stadiumi ka karakter tė veēantė. Ky sistem, sė bashku me sistemin e shitjes dhe tė kontrollit tė biletave, pėrdorin tė njėjtėn bankė tė tė dhėnave. Tė gjitha biletat e shitura shėnohen nė kėtė bankė tė tė dhėnave. Kur shikuesi hyn nė portėn e stadiumit, atij i kėrkohet tė japė biletėn pėr kontroll. Atėherė, sistemi i kontrollit tė sigurisė do tė lexojė automatikisht tė dhėnat e kėsaj bilete dhe qendra e kontrollit do tė zotėrojė nė ēdo kohė gjendjen e shikuesve dhe mund tė parandalohen biletat false.

Pėr tė eksperimentuar funksionimin e tėrė stadiumit dhe pėr tė garantuar sigurinė e plotė tė ndeshjeve olimpike, pas vėnies nė shfrytėzim tė kėsaj qendre sportive, qyteti Qinhuangdao ka organizuar me radhė shumė veprimtari tė mėdha sportive kombėtare dhe ndėrkombėtare. Zv/menaxheri i pėrgjithshėm i Kompanisė sė Zhvillimit tė Fizkulturės dhe tė Sporteve tė qytetit Qinhuangdao, z. Zhao Qinghua, na prezantoi:

"Pas pėrurimit tė qendrės, kemi organizuar me radhė disa veprimtari tė mėdha sportive, si Lojėrat e Provincės Hebei, ndeshjet e yjeve tė futbollit etj. Nė vitin 2006, organizuam ndeshjet e futbollit tė ekipit kinez me ekipin japonez, ekipin tajlandez dhe atė sirian. Me kėtė rast, eksperimentuam jo vetėm funksionimin e brendshėm tė stadiumit, por edhe nė funksionimin e gjithė qytetit."

Z. Zhao Qinghua tha se, meqė Qendra Sportive Olimpike e qytetit Qinghuangdao ėshtė i pari stadium i pėruruar pėr ndeshjet e futbollit pėr Lojėrat Olimpike 2008, ajo ka shumė pika pėr t'u pėrmirėsuar. Vitin e kaluar, nėnkryetari i Federatės Ndėrkombėtare tė Futbollit Isa Hajatu e vizitoi kėtė qendėr dhe paraqiti disa kėrkesa pėr pėrmirėsim.

"Sipas kėrkesave tė komisionit organizativ tė Lojėrave Olimpike tė Pekinit dhe tė Federatės Ndėrkombėtare tė Futbollit bėmė rregullime dhe pėrmirėsime. P. sh., shtuam numrin e sallave tė pushimit tė sportistėve nga 2 nė 4, rregulluam dritėn nė fushat e hapura tė stėrvitjes dhe transformuam disa fusha sportive tė shkollave tė larta pėrreth si rezervė tė fushave tė stėrvitjes. Kėto punė u miratuan plotėsisht nga komisioni organizativ i Lojėrave Olimpike."

Nė Qendrėn Sportive Olimpike tė qytetit Qinhuangdao ka 3 ndėrtesa kryesore. Pėrveē stadiumit kryesor, ka edhe njė pallat sportiv dhe njė pallat kompleks tė stėrvitjeve, tė cilat janė rezervė pėr stėrvitjet gjatė Lojėrave Olimpike. Pėr qytetin Qinhuangdao me vetėm 440 mijė banorė, shfrytėzimi i kėsaj qendre me shpenzime kolosale pas Lojėrave Olimpike ka qenė temė e vėmendjes. Pėr kėtė, menaxheri Zhao kishte shumė pėr tė folur:

"Pėr sa i pėrket shfrytėzimit tė kėsaj qendre sportive pas Lojėrave Olimpike, kemi menduar shumė. Sė pari, tė gjitha ndėrtesat pėrreth qendrės, qė do tė pėrdoren gjatė Lojėrave Olimpike, do tė shfrytėzohen pėr tregti, duke pėrfshirė njė supermarket shumė tė madh. Disa vepra tė tjera tė qendrės do tė pėrurohet pas Lojėrave Olimpike, si qendra e tenisit, fusha e patinazhit me rrota, fushat e vogla tė stėrvitjeve pėr futboll, basketboll dhe volejboll, qė do tė pėrbėjnė njė park sportiv pėr qytetarėt."

Nė vitin 2008, nė Qendrėn Sportive Olimpike tė qytetit Qinhuangdao do tė zhvillohen 5 ndeshje tė futbollit pėr femra dhe 6 pėr meshkuj. Kemi arsye tė besojmė se nė kėtė qytet tė vogėl bregdetar, sportistėt nga vende tė ndryshme tė botės do tė zhvillojnė ndeshje tė mrekullueshme. (Wang Lei)