v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-04-24 17:38:44    
Hysen Domi: Do tė pėrpiqemi pėr bashkėpunim mė tė gjerė me Kinėn

cri

dėgjoni

Tė dashur miqtė, mirė se vini nė programin tonė. Kėtė herė, do tė ndiqni pjesėn e tretė tė intervistės sė posaēme me presidentin e Komitetit Olimpik Kombėtar Shqiptar Hysen Domi.

Nė fillimin e muajit prill, presidenti i Komitetit Olimpik Kombėtar Shqiptar Hysen Domi arriti nė Pekin. Gjatė vizitės sė tij, Domi mori pjesė nė asamblenė e 16-tė tė Shoqatės sė Komiteteve Olimpike Kombėtare dhe diskutoi mbi tema tė sportit me kryetarėt e komiteteve olimpike tė vendeve tė ndryshme.

Gjatė intervistės sė tij pėr Radion e Jashtme tė Kinės, zoti Domi na tregoi jo vetėm gjendjen e pėrgatitjes sė palės shqiptare pėr pjesėmarrjen nė Lojėrat Olimpike tė Pekinit, por edhe na foli pėr synimet e shqiptarėve jashtė fushės olimpike. Krahas kėtyre, zoti Domi shprehu edhe mendimet e tij pėr bashkėpunimin midis Kinės dhe Shqipėrisė nė fushėn olimpike.

"Raportet e Komitetit Olimpik Shqiptar me Komitetin Olimpik Kinez, dhe sidomos kohėt e fundit me Komitetin Organizator tė Lojėrave Olimpike janė tepėr tė ngushta. E para sepse ėshtė njė detyrė jona qė tė krijojmė tė gjithė infrastrukturėn e nevojshme pėr akreditimin e sportistėve tanė njėlloj si sportistėt e tė gjithė botės. Sė dyti, ne me dy Komitetet Olimpike shkėmbimet direkte sportive, ndoshta pėr shkak tė largėsisė, ende nuk i kemi tė konsoliduara, por specialistė kinezė kanė qenė nė Shqipėri. Ne kemi bėrė disa takime nė ambasadėn e Kinės nė Tiranė, kemi planifikuar disa veprimtari promovuese olimpike me ambasadorin kinez nė Shqipėri. Ne kemi njė shkollė tė madhe sportive me tė rinj nė qytetin e Durrėsit, e vetmja nė Shqipėri, dhe kemi planifikuar, pasi tė kthehemi nga Pekini, qė bashkė me ambasadėn kineze, tė bėjmė njė promovim tė pėrgatitjeve qė po bėn Kina pėr Olimpiadėn, tė masave qė janė marrė, tė aktiviteteve qė do tė zhvillohen nė kėtė kuadėr, dhe ambasadori e pranoi me shumė kėnaqėsi."

Ndėrkohė, Domi ėshtė i bindur qė 2008-a ėshtė njė rast i mirė pėr forcimin e bashkėpunimit midis dy vendeve dhe sipas tij, ky bashkėpunim me siguri do tė bėhet mė i ngushtė nėpėrmjet mbėshtetjes sė palės kineze.

"Sigurisht qė 2008-a ėshtė njė rast shumė i mirė, sepse pėrfitimet do tė jenė shumė tė mėdha. Disa unė i pėrmenda. Olimpiada ėshtė eveniment i rrallė unikal, njė shans qė i jepet njė sportisti pėr tė marrė pjesė nė njė aktivitet tė tillė. Imagjinoni njė sportist, le tė themi tė nivelit mesatar, qė konkurron me sportistėt absolutė, me kampionin e botės, me medalistin e artė. Kėshtu qė pėrfitimet janė si nė eksperiencė, ashtu edhe nė anė tė tjera. Por ne, sidomos me disa sporte nė Kinė, do tė vazhdojmė pėrpjekjet qė tė kemi shkėmbime akoma mė tė gjera. Natyrisht ne e dimė qė Kina i ka sportet nė nivele shumė tė larta, ėshtė ndėr pretendentet pėr fitimin e mė shumė medaljeve nė tė gjithė botėn. Nė disa sporte natyrisht ne kemi shumė nevojė pėr mbėshtetje. Ka qenė traditė qė specialistėt kinezė kanė ardhur nė Shqipėri, sidomos nė sportin e volejbollit ? unė kam pasur vetė fatin tė stėrvitem me ta, ? nė atletikė, nė gjimnastikė, nė pingpong. Janė disa sporte pėr tė cilat niveli i lartė kinez mund tė kontribuojė shumė nė rritjen e nivelit tė tyre nė Shqipėri."

Kur ne e pyetėm nėse ka ndonjė problem ose divergjencė nė bashkėpunimin e tanishėm dypalėsh, Domi shprehu mendimet e tij, duke thėnė se problemi mė i madh ėshtė distanca gjeografike.

"Nuk bėhet fjalė pėr divergjenca, nuk ka absolutisht asnjė. Raportet janė absolutisht tė mira, pavarėsisht qė pėr shkak tė largėsisė, s'mund tė kemi kontakte tė shpeshta njerėzore, sepse informacionet me linjat moderne tė shkėmbimit tė informacioneve i kemi."

Domi u shpreh gjithashtu se me gjithė largėsinė, palės shqiptare i duhet edhe mbėshtetje mė konkrete nga miqtė kinezė.

"Problemi ėshtė qė ne kemi nevoja konkrete, dhe unė jam i sigurt qė pas Olimpiadės do tė konkretizohen disa nga ato qė ne kemi kėrkuar nga miqtė tanė, nga kolegėt tanė, pėr mbėshtetjen e sportit shqiptar. Pėr shembull, nė gjimnastikė kemi nevojė, sepse kemi gjimnaste shumė tė talentuara, por te ne ka njė nivel tė caktuar trajnerėsh, stafesh, dhe nuk mund tė shkojnė mė shumė pėrpara. Ne, pėr shembull, planifikojmė qė njė ose dy sportistė elitarė tanėt t'i sjellim tė stėrviten nė Kinė."

Tė dashur miqtė, kjo ishte pjesa e tretė e intervistės sė posaēme me presidentin e Komitetit Olimpik Kombėtar Shqiptar Hysen Domi, ju falėnderojmė pėr shoqėrinė, mirudėgjofshim! (Jiang Lei)