v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-04-22 20:18:04    
Thirrja e specialistėve pėr ngritjen e vigjilencės ndaj sėmundjeve tė veshkės

cri

dėgjoni

Sėmundjet e veshkės janė njė sėmundje me pėrqindje tė lartė tė shfaqjes dhe tė vdekshmėrisė, por meqė ato janė tė fshehura dhe gjendja e zhvillimit tė tyre nuk duket qartė, shumė njerėz, qė i zėnė kėto sėmundje, nuk ndiejnė dhe nuk vėnė re se janė tė sėmurė. Specialistėt pėrkatės thonė se zbulimi i hershėm i kėtyre sėmundjeve ėshtė metoda mė e efektshme e parandalimit dhe mjekimit tė tyre. Ata paralajmėrojnė se shtetasit kinezė duhet tė mbajnė vigjilencė tė lartė ndaj sėmundjeve tė veshkave, sepse sot nė Kinė ėshtė shumė serioze gjendja e parandalimit dhe mjekimit tė kėtyre sėmundjeve.

Veshka ėshtė njė organ i rėndėsishėm nė organizmin e njeriut, sepse ajo funksionon jo vetėm pėr jashtėqitjen e lėndėve tė panevojshme e tė dėmshme, por edhe pėr rregullimin e tensionit tė gjakur e tė ekuilibrit tė mjedisit tė trupit dhe luan rol tė rėndėsishėm edhe pėr funksionet e gjakut e skeletit tė njeriut. Li Shyn, shefi i seksionit pėr sėmundjet kronike pranė Ministrisė sė Shėndetėsisė tė Kinės, tha se sot nė shkallė botėrore vihet re njė prirje e rritjes sė pėrqindjes sė shfaqjes sė sėmundjeve tė veshkės. Ai tha se, me pėrmirėsimin e jetės materiale dhe tė kushteve tė punės, kanė ndodhur dhe po ndodhin disa ndryshime jo racionale nė mėnyrėn e jetesės sė popullit. Pėr shembull, disa njerėz asimilojnė elemente tepėr tė shumta ushqyuese; disa tė tjerė e kanė gjendjen psikologjike tepėr tė tendosur pėr njė kohė tė gjatė dhe nuk flenė gjumė tė mjaftueshėm; disa tė tjerė pinė duhan e pėrdorin jashtė masės pije alkoolike; pėrveē kėtyre, po rritet pėrqindja e shfaqjes sė diabetit, tensionit tė lartė tė gjakut dhe tė sėmundjeve tė metabolizmit dhe disa njerėz shpėrdorojnė barnat. Tė gjitha kėto shpien nė shfaqjen e sėmundjeve kronike tė veshkės.

"Ne po ndiejmė gjithnjė e mė shumė rrezikun e madh tė sėmundjeve tė veshkave dhe sfidėn qė ato na sjellin nė drejtime tė ndryshme. Pas sėmundjeve tė enėve tė gjakut tė zemrės, kancerit dhe diabetit, sėmundjet e veshkės janė bėrė njė tjetėr grup sėmundjesh tė keqija qė rrezikon shėndetin tonė dhe pėrbėn njė problem global tė shėndetėsisė sė pėrgjithshme."

Ne nuk jemi optimistė pėr gjendjen e Kinės nė kėtė drejtim. Nga njė anketė e sektorėve pėrkatės del se 18.7 % e kinezėve mbi 40 vjeēė vuajnė nga sėmundja e veshkės. Zheng Falei, profesor i repartit tė neuropatologjisė tė spitalit Siehe tė Pekinit, thotė se shtetasit e thjeshtė kinezė, madje edhe disa mjekė, nuk e njohin drejt rrezikun e sėmundjeve tė veshkės. Disa njerėz vijnė pėr mjekim vetėm nė kohėn kur sėmundja ėshtė zhvilluar nė shkallė tė rrezikshme. Por zbulimi i hershėm ėshtė mėnyra mė e mirė e parandalimit dhe mjekimit tė kėsaj sėmundjeje.

"Te disa njerėz, shenjat fillestare tė sėmundjeve kronike tė veshkės nuk duken qartė, madje nuk duken fare. Megjithatė, me zhvillimin gradual tė sėmundjes, ata mund tė ndiejnė disa shenja, si lodhje e paarsyeshme, ulje e oreksit, ērregullim i gjumit ose ėnjtje nė trup te disa njerėz. Tė gjitha kėto janė shenja tė hershme tė sėmundjeve tė veshkės."

Profesor Zheng thotė se sėmundja e veshkės nuk gjykohet vetėm sipas kėtyre shenjave, prandaj analiza e hershme ėshtė shumė e rėndėsishme. Po mė e rėndėsishmja ėshtė qė analiza tė bėhet ēdo vit, pėr tė shoshitur gjendjen shėndetėsore. Pėr njerėzit mbi 40 vjeēė, ēdo vit duhet tė bėhet analiza e rregullt e uresė dhe e funksioneve tė veshkės, ndėrsa pėr ata qė vuajnė nga tensioni i lartė i gjakut dhe nga diabeti, kjo analizė duhet bėrė dy herė nė vit.

Profesor Zheng vuri nė dukje veēanėrisht njė gjė qė shpėrfillet shpesh herė nė jetėn e pėrditshme. Sa herė qė janė shumė tė zėnė me punė, disa njerėz harrojnė tė pinė ujė dhe nganjėherė vonojnė edhe jashtėqitjen, mė tej e bėjnė pak nga pak durimin e jashtėqitjes sė ujit tė hollė si njė zakon. Por ky ėshtė njė zakon shumė i dėmshėm pėr shėndetin e njeriut nė pėrgjithėsi dhe pėr veshkat nė veēanti.

Ai tha se tashmė janė gjetur metoda tė efektshme tė mjekimit tė disa sėmundjeve tė veshkės. Megjithėse ėshtė e vėshtirė tė shėrohen pėrfundimisht sėmundjet e veshkės, ėshė e mundshme qė, duke u pėrdorur disa terapi tė pėrshtatshme dhe nėpėrmjet ndryshimit tė zakoneve nė jetė, mund tė ngadalėsohet, madje tė ndalet, zhvillimi dhe keqėsimi i mėtejshėm i kėtyre sėmundjeve, nė mėnyrė qė tė sigurohet cilėsia e jetės e tė sėmurėve dhe tė kursehen shpenzimet e mjekimit pėr tė mirėn e familjeve dhe tė gjithė shoqėrisė.

"Sėmundjet e veshkave janė tė tmerrshme dhe quhen vrasėse tė fshehura. Por kėtu bėhet fjalė pėr sėmundjet e vonshme tė veshkės. Pėr sa i pėrket sėmundjeve tė hershme, mund tė frenohet zhvillimi i tyre dhe i sėmuri mund tė jetojė normalisht. Kyēi ėshtė zbulimi dhe mjekimi i hershėm." (Zheng)