v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-04-22 19:24:19    
Kap njė dash duke ecur rrugės

cri

Nė gjuhėn kineze, shprehja "Kap njė dash duke ecur rrugės" ka pasur kuptim tė keq, sepse nė jetėn e pėrditshme ajo pėrdoret pėr tė shėnuar nxjerrjen e dobisė rastėsisht ose pėr vjedhjet e vogla. Kurse nė fushėn ushtarake, me kėtė shprehje ėshtė emėrtuar njė taktikė qė do tė thotė korrja e fitores duke shfrytėzuar situatėn e volitshme. Ka pasur mjaft shembuj tė pėrdorimit tė kėsaj taktike nė luftėrat e Kinės sė lashtė dhe nė ato tė kohės moderne nė botė. Njė nga shembujt ka qenė njė ngjarje gjatė Luftės sė Dytė Botėrore.

Musolini, si kreu i fashistėve italianė, ėndėrronte ta rimėkėmbte Perandorinė Romake dhe ta shndėrronte Mesdheun nė "liqen tė brendshėm" tė Romės. Pas shpėrthimit tė Luftės sė Dytė Botėrore, ai kujtoi se i erdhi rasti. Por ai e kishte tė qartė se Italia nuk ishte nė gjendje tė ndėrmerrte veēas veprim kundėr Anglisė qė kishte epėrsi nė Mesdhe, prandaj ai ua drejtoi sytė vendeve tė vogla, duke u orvatur qė, me potencialin ushtarak tė Italisė, t'i nėnshtronte ato. Ai zgjodhi nė radhė tė parė Greqinė, duke qenė i sigurt se Greqia e vogėl dhe e dobėt nuk kishte forca luftarake, prandaj urdhėroi trupat e tij tė sulmonin me afat tė caktuar.

Mė 28 tetor tė vitit 1940, ambasadori i Italisė nė Greqi, i autorizuar nga Musolini, i dorėzoi kryeministrit grek njė notė, ku i kėrkohej Greqisė qė tė ofronte njė bazė mbėshtetėse tė pėrhershme pėr trupat italiane dhe tė ruante asnjanėsinė. Por kryeministri i Greqisė refuzoi nė mėnyrė tė prerė notėn energjike tė Italisė dhe nisi tė mobilizonte mbarė vendin pėr t'iu kundėrpėrgjigjur vendosmėrisht mėsymjes sė trupave italiane. Megjithėse shtabi i pėrgjithshėm i trupave italiane besonte se nuk mund tė fitonin shpejt mbi Greqinė, Musolini prapėseprapė dha urdhėr pėr tė sulmuar menjėherė. Doli se, pas disa ditė luftimesh tė vėshtira, 2 divizionet e trupave italiane qė sulmuan, pėsuan disfatė tė rėndė. Pas njė jave tjetėr, trupat praparojė greke u hodhėn nė luftė, kėshtu qė trupat italiane u detyruan tė tėrhiqeshin nė pozicionet nga erdhėn. Trupat greke kundėrsulmuan dhe morėn nė dorė kėshtjellėn e prapavijės tė trupave italiane. Pėr tė shpėtuar nga asgjėsimi i plotė, Musolini u detyrua qė, pa pėrfillur turpin, tė kėrkonte ndihmė nga Gjermania e Hitlerit. Vetėm e vetėm duke u mbėshtetur nė ndihmėn gjermane, shpėtuan trupat italiane tė mbetura. Por Gjermania, qė i dha ndihmė Italisė, pushtoi territorin e Greqisė, duke pėrdorur taktikėn "Kap njė dash duke ecur rrugės". Sigurisht, kjo ishte njė luftė e padrejtė.

Strategėt e Kinės sė lashtė thoshin se "Ai qė di mirė tė luftojė, nuk e lė dobinė qė i bie nė dorė; nuk humb rastin qė i vjen". Kėto fjalė janė shpjegimi mė i saktė i taktikės "Kap njė dash duke ecur rrugės". Thelbi i kėsaj taktike ėshtė qė, nė luftėn reale, tė zbulohen dhe tė shfrytėzohen me pėrpikėri shpėrfillja dhe pikat e dobėta tė palės kundėrshtare gjatė lėvizjes, pėr tė korrur fitoren duke mėsyrė pikat mė tė dobėta. (Zheng)