v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-04-21 19:54:25    
Melodi tė interpretuara nė fyell nga Chen Dawei (2)

cri

dėgjoni

Nė kėtė program do t'ju paraqit njė grup tjetėr melodish tė interpretuara nė fyell nga Chen Dawei. Sė pari ju ftoj tė shijoni melodinė me titull "Shėtitja nėpėr park", interpretuar nė fyell nga Chen Dawei.

Melodia qė ndoqėt titullohet "Shėtitja nėpėr park", tė cilėn e ka krijuar Chen Dawei. Kjo melodi e pastėr dhe e freskėt dhe me ritme tė shpejta e tė qarta pėrshkruan ardhjen e pranverės dhe gėzimin e njerėzve qė shkojnė nė periferi tė qytetit pėr shėtitje dhe pėr soditjen e natyrės sė bukur.

Tė dashur dėgjues, ju tregova nė programin e kaluar se Chen Dawei ėshtė instrumentist solo i fyellit nė Asamblin Artistik tė Radios sė Tianjinit. Qė nė moshėn e vogėl, Chen Daweit i pėlqente muzika dhe mėsonte t'i binte fyellit. Mė vonė u bė nxėnėsi i fundit i mjeshtėrit tė madh kinez pėr interpretimin e fyellit Liu Guanle.

Gjatė shumė vjetėve, krahas shfaqjeve Chen Dawei kėmbėngulet nė krijimtarinė muzikore dhe ka kompozuar shumė pjesė muzikore me fyell. Ndėr to pjesėt muzikore "Stepa pranverore", "Gėzimi" etj. Tė cilat i ndoqėt nė programin e kaluar janė mirėpritur ngrohtėsisht nga amatorėt e fyellit dhe dėgjuesit e janė tė pėrhapura gjerėsisht. Mė poshtė do tė shijojmė sė bashku melodinė "Zheguiling", interpretuar nga Chen Dawei nė fyell.

Melodia qė po ndiqni, titullohet "Zheguiling", interpretuar nė fyell nga Chen Dawei. Kėtė melodi e ka krijuar Chen Dawei nė bazė tė melodive tė pjesės nė jug tė lumit jance qė interpretohen me vegla me tela dhe vegla frymore e nė bazė tė operės lokale Kun. Kjo melodi ėshtė e bukur, e butė, ka ritme tė shtruara dhe stil tė veēantė. Kėtė melodi Chen Dawei e interpreton me mjeshtėri tė madhe, duke treguar aftėsinė e tij tė kontrollit tė frymėmarrjes.

Nė vitin 2002, Chen Dawei nxori albumin e tij me titull " Lauresha", ku pėrfshihen vetėm pjesėt muzikore tė krijuara dhe tė pėrpunuara prej tij, tė cilat kėrkojnė rreptėsi nga ana cilėsore dhe janė tė vėshtira pėr interpretim. Prandaj me t'u nxjerrė nė qarkullim, ky album ka gjetur jehonė tė madhe nė gjirin e amatorėve kinezė tė fyellit. Meloditė qė keni dėgjuar dhe po dėgjoni nė programin tonė janė nga ky album. Nė fund tė programit, ju ftoj tė shijoni melodinė me titull "Gėzimi".

Kjo ėshtė njė melodi e hareshme, modeste, krenare, e pastėr dhe e ngrohtė, ajo ka marrė si materiale kėngė tė shkurtra popullore tė provincės Hebei dhe tė provincave tė tjera tė Kinės veriore dhe pasqyron nė mėnyrė tė gjallė gėzimin e fshatarėve pas korrjeve tė bollshme.

Ju flet Radio e Jashtme e Kinės! Tė dashur dėgjues, ndoqėt njė grup melodish tė interpretuara nė fyell nga Chen Dawei. Mirudėgjofshim tė shtunėn tjetėr. Nė mikrofon pėr ju, Pina.