v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-04-15 19:25:23    
Tharja e kumbullės pėr hir tė pjeshkės

cri

Shprehja "Tharja e kumbullės pėr hir tė pjeshkės" ka ardhur nga njė vjershė e Kinės sė lashtė, ku thuhet se dikur pranė njė pusi, rriteshin si partnere dy pemė, njėra ishte kumbull dhe tjetra ishte pjeshkė. Njė ditė, njė tufė krimbash erdhėn pėr tė ngrėnė rrėnjėt e pjeshkės, por kumbulla u bre nga krimbat dhe u tha pėr hir tė pjeshkės. Me kėtė shprehje ėshtė emėrtuar taktika pėr tė cilėn po flasim. Nė tė ėshtė marrė pjesėrisht edhe kuptimi alegorik i subjektit tė kėsaj vjershe tė lashtė. Domethėnia e kėsaj taktike ėshtė se, gjatė luftės politike dhe ushtarake, nė rrethanat kur raporti i forcave tė tė dyja palėve ėshtė i barabartė ose kur humbja e palės sonė ėshtė e pashmangshme pėr shkak se forcat e kundėrshtarit janė relativisht tė mėdha, ne duhet tė bėjmė njė sakrificė tė vogėl pėr tė korrur fitoren e fundit ose pėr tė shmangur njė humbje mė tė madhe. Kjo taktikė u zbatua nė mjaft luftėra politike dhe ushtarake tė Kinės sė lashtė.

Nė shekullin e 3-tė para erės sonė, shteti Zhao pėsonte vazhdimisht ngacmimet e kalorėsve hunė, qė ishin fise blegtore shtegtare tė veriut, sepse Zhao kufizohej me territorin e hunėve. Prandaj populli i Zhaos nuk jetonte dhe punonte dot nė qetėsi. Mbreti i Zhaos dėrgoi gjeneralin Li Mu pėr mbrojtjen e Yanmenit, njė qytet qė rrezikohej nga hunėt. Pasi hipi nė postin e tij, Li Mu urdhėroi komandantėt dhe ushtarėt tė gjendeshin brenda, me tė mbyllur portėn e qytetit, dhe tė mos dilnin pėr tė luftuar jashtė. Hunėt, qė nuk e kuptonin qėllimin e tij, nuk guxonin tė mėsynin lehtazi. Li Mu stėrviste intensivisht trupat e tij, pėr tė pėrgatitur njė goditje tė fortė kundėr hunėve. Pas disa vjetėsh, forcat e Li Musė ishin rritur shumė dhe ushtarėt kishin vullnet tė fortė pėr luftim.

Para mėsymjes kundėr hunėve, Li Mu dėrgoi disa ushtarė qė, bashkė me disa blegtorė, tė dilnin nga qyteti dhe tė kullosnin bagėtitė. Duke parė kėtė gjendje, kreu i hunėve dėrgoi menjėherė kalorės pėr tė grabitur bagėtitė. Ushtarėt e Li Musė bėnė sikur po luftonin, por ikėn shpejt duke i lėnė bagėtitė, sikur dėshtuan. Kalorėsit e hunėve u kthyen duarplot. Kreu i hunėve u vėrsul duke prirė tė gjitha trupat e tij, sepse ai kujtonte se mė parė Li Mu nuk i lejonte ushtarėt e tij tė dilnin pėr luftim, ngaqė ishte i paaftė dhe frikacak.

Duke parė se taktika e tij dha rezultat, Li Mu nė radhė tė parė vuri pritė nėpėr rrugė dhe dėrgoi njė pjesė tė ushtarėve qė tė tėrhiqnin trupat hune nė pritė, pastaj mėsynė kundėr armiqve, duke i ndarė nė disa pika. Kėshtu qė hunėt pėsuan njė goditje tė fortė dhe kufiri i Zhaos fitoi qetėsi.

Taktika "Tharja e kumbullės pėr hir tė pjeshkės" pėrdoret shpeshherė edhe nė konkurrencėn tregtare, meqė tregtarėt kanė nevojė tė sakrifikojnė disa interesa tė pėrkohshme pėr hir tė interesave afatgjata. Njė herė, kjo taktikė u zbatua me sukses edhe nga shoqėria e famshme amerikane "Bausch & Lomb Inc." nė kohėn kur zgjodhi alternativėn vendimtare. (Zheng)