v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-04-15 19:17:07    
Pedagogia e moshuar amerikane Bec Rivet qė punon nė qytetin Fuzhou tė Kinės

cri

dėgjoni

Amerikanja Bec Rivet rreth 80-vjeēare ka njė familje tė lumtur pėrtej Oqeanit Paqėsor. Ajo ka 3 bija, 11 mbesa dhe 5 stėrmbesa. Mund tė jetonte e lumtur nė vendlindje bashkė me tė afėrmit e saj, por ajo erdhi nga njė vend i largėt pėr tė punuar si pedagoge vullnetare nė Kinė. Deri tani, ajo ka rreth 16 vjet qė punon si pedagoge nė qytetin Fuzhou tė Kinės Juglindore.

Bec Rivet ėshtė njė psikologe me gradėn e doktoratės dhe ka 56 vjet qė punon si pedagoge. Para ardhjes nė Kinė, kishte vizituar mbi 70 vende tė botės. Njė pasdite, para 16 vjetėve, Beci qė porsa kishte dalė nė pension, lexoi rastėsisht nga gazeta njė reportazh pėr Institutin e Vajzave Huanan tė Fuzhout tė Kinės dhe kjo gjė i tėrhoqi asaj vėmendje tė madhe. Ajo i dėrgoi njė letėr autores sė reportazhit, mori telefon 5 pedagogė tė huaj nė Institutin e Vajzave Huanan, pyeti me hollėsi pėr gjendjen e kėtij instituti dhe mori pėrgjigjen unanime: "shkollė e mrekullueshme, njerėz tė mrekullueshėm, mjedis i mrekullueshėm." Kėshtu qė, Bec Rivet vendosi tė punojė nė Institutin e Vajzave Huanan.

"I thashė vetes sime se duhet tė provoj disa gjėra krejtėsisht tė reja dhe krejtėsisht tė ndryshme. Kultura kineze ka ndryshime shumė tė mėdha me kulturėn evropiane. Prandaj thashė: mirė, do ta provoj, por vetėm pėr 1 vit."

Nė gusht tė vitit 1992, Beci 64-vjeēare u nis vetėm pėr nė Fuzhou. Nė aeroplan, ajo pėrfytyronte vazhdimisht se si do tė ishte vendi ku do tė jetonte pėr 1 vit, a mund tė shkonte mirė me njerėzit e atjeshėm, a mund tė komunikonte lehtė me ato vajza. Ndėrsa, kur doli nga aeroporti i Fuzhout, iu zhdukėn tė gjitha dyshimet.

"Unė u nisa vetėm dhe nuk dija se ēfarė do tė gjeja nė pikėmbėrritje. Kur dola nga aeroporti, vura re se tre njerėz tė buzėqeshur mbanin njė tabelė tė shkruar 'Mirė se erdhėt nė Institutin e Vajzave Huanan'. Unė mendova: mirė, jam gati. Ndieva njė ngrohtėsi nga sjelljet e tyre. "

Instituti i Vajzave Huanan, ku punon Bec Rivet, ėshtė njė shkollė e lartė profesionale me njė histori rreth 100-vjeēare, posaēėrisht pėr vajza. Kjo shkollė gjendet nė njė shpat mali me mjedis tė qetė dhe tė bukur nė periferi tė qytetit Fuzhou. Prej kėtej mund tė shohim gjithė qyetin. Becit i pėlqen shumė kjo shkollė dhe ajo ėshtė ambientuar shpejt me jetėn e kėtushme.

Ajo jep mėsim nė fakultetin e anglishtes praktike dhe nė fakultein e edukatės sė fėmijėve. Ajo foli pėr pėrshtypjet qė i la ora e parė e mėsimit.

"Kur i pashė pėr herė tė parė, m'u duk se studentet e mia kishin tė njėjtėn fytyrė. Nuk i dalloja dot, sepse tė gjitha ato ishin me flokė tė zinj dhe ishin tė veshura pothuajse me rroba tė njėllojta. Puna e parė pėr mua ishte qė ato tė merrnin nga njė emėr nė anglisht, sepse shkolla jonė ėshtė njė institut i gjuhėve tė huaja. I shėnova tė gjithė emrat nė kartela dhe i vura nė tavolinė, qė t'i shihja nė ēdo kohė. Mė nė fund, arrita t'i dalloj studentet e mia. "

Gjatė bisedės me korrespondentin tonė, studentja Ēen Qiong tha se ajo ėshtė shumė e kėnaqur pėr metodėn mėsimdhėnėse tė pedagoges Bec.

"Kur isha nė shkollėn e mesme, lodhesha shumė duke mbajtur shėnim gjėrat qė shpjegonte mėsuesi. Kurse pedagogia Bec ka njė metodė tjetėr mėsimdhėnėse dhe unė e ndiej tė lehtė orėn e mėsimit. Ajo tha se shqiptimi ka mė shumė rėndėsi, sepse mund tė shkruajmė fare lehtė kur shqiptojmė drejtė. Ne mund tė mėsojmė shumė gjėra nga ajo."

Zoti Lin Benēun, rektori i Institutit tė Vajzave Huanan, tha se, pėr shkollėn e tij, roli i pedagoges Bec ėshtė i pazėvendėsueshėm.

"Ajo e do shumė Institutin Huanan dhe ka njė frymė tė kontributit pėr ta ēuar pėrpara arsimimin e vajzave. Shumė nga pedagogėt tanė tė huaj kanė ardhur me rekomandimin e saj. Ajo ka hapur edhe njė uebsajt pėr tė propaganduar shkollėn tonė. Studentet tona e duan shumė pedagogen Bec."

Nė vitn 2006, qeveria kineze i dha asaj ēmimin shtetėror tė Miqėsisė, duke ēmuar kontributin e saj nė zhvillimin e arsimit tė Kinės. Sa herė qė pėrmenden ndjenjat e saj pėr kėtė ēmim, ajo tregohet veēanėrisht modeste.

"Kėtė ēmim e fitova vitin e kaluar. Duhet tė dini se ky ēmim ėshtė shumė domethėnės. Bazamenti i kupės sė ēmimit ėshtė i derdhur me 99.99 % tė arit, prandaj ėshtė shumė i shtrenjtė. Por ėshtė i shtrenjtė jo vetėm sepse ėshtė i derdhur me ar, por edhe sepse ka domethėnie shumė tė thellė." (Zheng)