v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-04-15 19:45:41    
"Stafeta e pishtarit olimpik, do tė mbaroj me njė paraqitje shumė tė mirė"

cri

dėgjoni

Kėto ditė stafeta globale e pishtarit tė Lojėrave Olimpike tė Pekinit po zhvillohet nė mbarė botėn, ndėrkohė Kina po bėn pėrgatitje edhe pėr stafetėn brenda vendit. Gjatė stafetės sė pishtarit nė Kinė, njė nga fokuset do tė jetė ngjitja e pishtarit olimpik nė majėn Xhomolongma, maja mė e lartė nė botė. Ditėt e fundit, mbėrriti nė Lhasa grupi i posaēėm i radios sonė prej 4 vetash pėr tė intervistuar pėr stafetėn e pishtarit olimpik nė majėn Xhomolongma. Me tu mbėrritur, anėtari i grupit, Lin Chen hasi njė pishtarmbajtėse, qė do tė marrė pjesė nė stafetėn e pishtarit olimpik nė Tibet.

28 vjeēarja Deqing Baizhen, njė vajzė me origjinė tibetiane, ėshtė korrespondentja e radios sonė nė stacionin e Tibetit. Tani, ajo ka njė status tė ri, pishtarmbajtėsja e stafetės sė pishtarit tė Lojėrave Olimpike nė Tibet.

"Afėrsisht nė fund tė vitit tė kaluar, kur isha duke shėtitur, befasisht mora njė telefon qė mė lajmėroi se do tė bėhesha pishtarmbajtėse. U ndjeva shumė e prekur dhe nuk m`u besua se kjo ishte e vėrtetė."

Baizheni kupton se pishtarmbajtėsit marrin pėrsipėr misionin e lavdishėm qė tė pėrhapė paqen dhe miqėsinė. Pėr tė kryer kėtė detyrė tė ndershme, Baizheni, qė merret rrallė me stėrvitjet sportive gjatė punės, filloi tė shtojė kalitjet fizike, qė tė garantojė kryerjen e 200 metrave tė veta gjatė stafetės me paraqitje mė tė mirė.

"Tani ngul kėmbė nė ecjen mė kėmbė pėr afro 5 km gjatė rrugės pėr nė punė dhe pas pune. Krahas kėtyre, kam ngulur kėmbė tė notoj nė fundjavė."

Kur u pyet ē'ėshtė presioni mė i madh pėr tani tė, Baizheni u pėrgjigj me humor se nė krahasim me statusin si pishtarmbajtėse, koha me mė shumė presion pėr tė ėshtė kur ndodhet pėrpara mikrofonit tė shumė kolegėve.

Nė krahasim me presionin e Baizhenit, presioni i parė pėr grupin e posaēėm tė radios sonė tė njoftimit pėr stafetėn e pishtarit nė Tibet ėshtė sfida nga 'Sėmundja e Lartėsisė'. Ky grup mbėrriti nė aeroportin Gonggar tė Lhasas mė 12 prill pasdite. Nė kėtė qytezė tė lashtė tė rrafshnaltės me njė histori prej afro 1300 vjetėsh, pėrshtypja fillestare e korrespondentėve tė radios sonė ėshtė atmosfera e lashtė, e thjeshtė dhe harmonike. Por si pasojė tė lodhjes gjatė udhėtimit si dhe 'Sėmundjes sė Lartėsisė', 4 antarėve tė grupit u merret mendja dhe s'kanė forcė nė gjithė trupin. Nė kėto rrethanė, shėtitja rreth banesės ėshtė bėrė e vetmja lėvizje e pranueshme e kėtyre korrespondentėve.

Rreth banesės sė tyre janė kryesisht ndėrtesat tipike tibetiane. Rrugica ėshtė shumė e qetė. Tibetianėt nė rrugė vishen me veshmbathje tė stileve tė ndryshme. Ndėr ta ka burra nė moshė tė mesme me kostum tibetian, ka gjithashtu vajza tė reja me kostume moderne. Kėtu, korrespondentėt e radios sonė do tė pėrshtaten me mjedisin e rrafshnaltės, duke bėrė pėrgatitje pėr njoftimet e stafetės sė pishtarit tė Lojėrave Olimpike tė Pekinit nė majėn Xhomolongma. (Wang Lei)