v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-04-11 21:20:08    
Flaka e lavdishme

cri


Dy vende tė lashta, e njėjta ėndėrr. Njė bashkim simbolik i civilizimeve Lindore dhe Perėndimore u realizua kur priftėresha me fustanin karakteristik ndezi pishtarin e dizenjuar posacėrisht pėr Lojrat Olimpike tė Pekinit nė tempullin e Olimpit.

Nė njė ceremoni tė kthjellėt midis rrezeve tė diellit mė 24 Mars, Priftėresha e Lartė Maria Nafpliotou ndezi Flakėn Olimpike me anėn e njė pasqyre tė lugtė pėrpara Tempullit Hera nė Olimp. Flaka mė pas u mbajt nė njė kopje urne pėr tė ndezur mė pas pishtarin e parė pėr lorjat verore qė do tė mbahen nė Pekin. Pishtari, qė ka formėn e njė mbėshtjelle letre me motive resh tė cilat simbolizojnė fat, ėshtė njė kombinim i gdhendur nga koha i urtėsisė Kineze dhe teknologjisė moderne.

"Dita e sotme simbolizon hapjen e Lojrave tė para Olimpike nė Kinė, ku njė e pesta e popullsisė sė botės i pret me padurim," tha Zhak Rozhe, Presidenti i Komitetit Ndėrkombėtar Olimpik, gjatė kėsaj ceremonie.

Gjatė katėr muajve tė ardhshėm flaka do tė udhėtojė nė 21 qytete rreth globit dhe nė mė shumė se nė 100 qytete nė Kinė pėrgjatė njė stafete qė "pėrgatit rrugėn pėr nė Pekin," shtoi Rozhe. "Lajmėtarėt do tė jenė qytetarė, tė rinj dhe tė moshuar, tė aftė dhe me aftėsi tė kufizuara, atletė dhe anėtarė tė Lėvizjes Olimpike, tė cilėt presin me padurim pėr tė treguar se sejcili prej nesh mund tė kontribuojė pėr njė botė mė tė mirė."

Pasi flaka Olimpike filloi "udhėtimin harmonik" nėn slloganin "ndize pasionin, pėr tė njėjtėn ėndėrr," ish Olimpikė, politikanė, nxėnės dhe njerėz tė thjeshtė shprehėn urimet e tyre mė tė pėrzemėta pėr stafetėn duke shpresuar se ajo do tė shpėrndante mesazhin pėr paqe nė botė ndėr pesė kontinentet.

"Ndjej se ėshtė njė nder i madh qė sė bashku dy qytetėrimet 5000 vjecare, ai Kinez dhe ai Grek, tė ndezin flakėn Olimpike," tha Luo Xuejuan pasi mbaroi pjesėn e saj tė stafetės nė Olimp. Ish atletja Olimpike 24 vjecare ėshtė Kinezja e parė qė mbajti pishtarin Olimpik.

Katėr vjet mė parė Luo fitoi titullin e vetėm nė not pėr Kinėn ne Athinė pėr garat e notit stil i lirė pėr gra. E njohur si "Mbretėresha nė Pishinė," ajo u kurorėzua si kampione bote pėr femra nė 50 metra dhe 100 metra nė vitet 2001 dhe 2003. Ajo deklaroi tėrheqjen nga sporti nė 2007 pėr arsye shėndetsore. Tashmė si studente e Universitetit tė Pekinit pėr Marrdhėnie Ndėrkombėtare, Luo shpreson qė stafeta e pishtarit tė shpėrndajė mesazhin e "Paqes Botėrore."

Urime tė ngrohta

Ditėn qė flaka u ndez nė Olimp, Komiteti Organizativ i Pekinit pėr Lojrat e Olimpiadės sė 29-tė filloi programin "urimet mė tė mira pėr stafetėn" nė uebsajtin e tij zyrtar. Brėnda dy ditėsh, pėrdorues tė internetit nga mė shumė se 20 vėnde dhe rajone, duke pėrfshirė Kinėn, ShBA-nė, Britaninė, Greqinė, Francėn dhe Australinė postuan mė shumė se 5000 mijė mesazhe nė uebsajt.

"Ne urojmė tė gjithė atletėve fat tė mbarė dhe shpresojmė qė Lojrat Olimpike tė jenė paqėsore dhe harmonike," thuhet nė njė email nga Klasa 6N e shkollės publike nė Bankstoun, Nju South uejėlls Australi.

Njė pėrdorues interneti nga ShBA i cili identifikohet me emrin Kris shkruan:"I uroj flakės Olimpike njė udhėtim madhėshtor e tė sigurt rreth Greqisė, botės dhe Kinės. I uroj gjithashtu Kinezėve tė kenė lojrat mė madhėshtore tė zhvilluara ndonjėherė. Fat tė mbarė Pekin 2008!"

Do tė jetė njė "nder i madh" kur flaka Olimpike tė kalojė nė Shėn Peterburg, njė nga pesė destinacionet nė kontinentin Europian, mė 5 prill, tha zėdhėnėsi i Komitetit Olimpik Rus Genadi Shvets. Tė gjithė kampionėt Olimpikė qė jetojnė nė Shėn Peterburg, atletė tė rinj dhe kampionė Olimpik nga e gjithė Rusia do tė jenė atje pėr tė marrė pjesė nė stafetėn 4 orėshe.

Shumė ditė pėrpara se stafeta tė fillonte Presidenti i SHBA Xhorxh Bush rikonfirmoi se ai do tė merrte pjesė nė Lojrat Olimpike tė Pekinit. Zėdhėnėsja e Shtėpisė sė Bardhe Dana Perino tha se Bush beson se Lojrat Olimpike janė njė shans pėr atletėt pėr tė garuar nė majat e klasit tė tyre.

Tepėr Simbolike

Yang Dong, Drejtor i Pėrgjithshėm i qėndrės pėr Kėrkimet Kulturore Olimpike pranė Universitetit tė Bashkuar tė Pekinit, tha se ceremonia e ndezjes sė pishtarit ishte simboli i takimit tė dy civilizimeve tė lashta dhe vuri nė dukje kėmbėnguljen e Pekinit pėr t'i bėrė Lojrat Olimpike njė ngjarje kulturore tė larmishme dhe tė orientuar nga njerėzit.

Yang tha se 293 edicione tė Lojrave Olimpike ishin mbajtur nga 776 B.C nė 393 A.D. E njėjta periudhė pėrkon me ngritjen e kulturės Kineze nė Kinėn e lashtė. Sportet, nė atė kohė, u zhvilluan paralelisht nė tė dyja vėndet. Duke qėnė se diferenca nė kulturė ishte e madhe, vėndet e lashta i praktikuan sportet nė mėnyra tė ndryshme. Pėr shembull, ndėrsa Grekėt i dhanė pėrparėsi pėrmasave trupore, Kinezėt i dhanė pėrparėsi shėndetit dhe jetėgjatėsisė, tha ai.

Sun Baoli, profesor nė Universitetin e Sporteve tė Pekinit, tha se Kina dhe Greqia trashėguan tradita tė vecanta sportive pėr shkak tė civilizimeve tė ndryshme nė agrikulturė dhe lundrim. Gjithsesi, theksoi ajo, diferencat pėrbėjnė njė mundėsi pėr tu bashkuar.

Sun tha se shpresonte qė stafeta e pishtarit do t'i tregonte mė mirė vendeve tė tjera pėr kėrkimin e paqes nė botė dhe premtimin pėr ngritjen e njė bote harmonike nga Kinezėt, duke pėrhapur vlerat Olimpike si paqja dhe miqėsia.