v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-04-08 16:19:34    
Pėrpjekje pėr kufizimin e duhanit duke pėrfituar nga rasti i organizimit tė Lojėrave Olimpike

cri

dėgjoni

Dihet nga tė gjithė se duhani ėshtė i dėmshėm pėr shėndetin dhe se, ēdo vit nė Kinė, afro 1 milion njerėz vdesin nga sėmundjet e shkaktuara nga pirja e duhanit. Pėr tė krijuar njė mjedis shoqėror tė favorshėm pėr ndalimin e duhanit, qyteti Pekin shpalli kohėt e fundit njė rregullore, nė tė cilėn u paraqit pėr herė tė parė kėrkesa qė restorantet, holelet, qendrat e kualifikimit, kampet e pushimeve dhe lokalet e tjera tė jenė tė ndaluara pėr duhanin, gjė qė tėrhoqi vėmendjen shoqėrore.

"Mėrzitem shumė kur burri im pi cigare. Meqė nuk kam si ta ndaloj, unė i shmangem, kur ai pi sigare. Marr masa pėr tė ajrosur shpesh dendur dhomėn tonė."

Ju dėgjuat zėrin e zonjės Sun Siao Yan qė banon nė ligjen Vangjing tė Pekinit dhe qė shpreh pakėnaqėsi pėr veprimin e burit tė saj Li Gjanhua, i cili ka 30 vjet qė pi cigare duke e marrė kėtė si njė pjesė tė jetės sė tij tė pėrditshme.

"Mjaft raste mė ngjallin dėshirėn pėr tė pirė duhan. Kur e ndiej veten tė gėzuar, kur jam i mėrzitur, kur pres nė shtėpi ndonjė mik ose kur marr pjesė nė ndonjė takim, nuk mund tė mos pi cigare."Ja, kėshtu u mundua zoti Li pėr tė shfajėsuar.

Siē mėsohet, nė rregulloren e re tė qytetit Pekinit, qė do tė vihet nė zbatim nė fund tė majit, kėrkohet qartė se, nėse ndokush pi cigare nė vendet publike, pa pėrfillur kėshillat e tė tjerėve, tė gjobitet me 50 juanė. Ėshtė e qartė se funksionarėt e shėndetėsisė tė Pekinit i konsiderojnė Lojėrat Olimpike tė Pekinit si njė rast tė volitshėm pėr ta ēuar mė pėrpara punėn e ndalimit tė duhanit.

Rregullorja e re tėrhoqi vėmendjen e qytetarėve. Pjesa mė e madhe e qytetarėve shprehin pėrkrahjen e tyre pėr kėtė rregullore, duke thėnė se ndalimi i duhanit ėshtė gjė e dobishme pėr shėndetin e popullit dhe pėr krijimin e njė mjedisi tė shėndoshė shoqėror nė kuadrin e Lojėrave Olimpike qė do tė organizohen nė Pekin nė gusht tė kėtij viti. Njė nga pėrkrahėsit e kėsaj rregulloreje ėshtė edhe zonja Sun Siao Yan, qė u pėrmend mė sipėr.

"Unė e pėrkrah plotėsisht. Pavarėsisht se ku pi duhan, nė shtėpi apo nė vende publike, dėmton tė afėrmit dhe miqtė, prandaj askush nuk duhet tė bėjė diēka qė dėmton tė tjerėt dhe nuk ėshtė e dobishme as pėr veten e tij."

Specialistėt thonė se tymi i duhanit pėrmban mbi 40 lloje lėndėsh kancerogjene dhe mbi 10 lloje lėndėsh tė tjera qė stimulojnė zhvillimin e kancerit. Ndėr to, janė edhe nikotina, monoksidi i karbonit dhe lėndė tė tjera kimike qė janė mė tė rrezikshme pėr shėndetin e njeriut. Nikotina e njė cigareje mund tė vrasė njė mi tė bardhė. Ndoshta dėmet, qė sjellin duhanpirėsit, ia kalojnė pėrfytyrimit tonė. Nga arritjet e kėrkimeve shskencore del se, nė kohėn kur pinė cigare, duhanpirėsit u sjellin mė shumė dėm njerėzve qė janė pranė, sesa vetes sė tyre.

Siē mėsohet, dėmet e duhanit janė bėrė sot njė nga problemet mė serioze tė higjienės sė pėrgjithsme nė botė. Nga tė dhėnat statistikore tė Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė del se sot nė botė 1 miliard e 300 milionė njerėz pinė duhan dhe ēdo vit 5 milionė njerėz vdesin nga sėmundjet qė kanė lidhje me duhanin. Nė "Raportin mbi shėndetėsinė nė botė pėr vitin 2002" vihet nė dukje se, pa u frenuar pirja e duhanit, duke filluar nga viti 2020, do tė vdesin ēdo vit 9 milionė njerėz nga sėmundjet e shkaktuara nga pirja e duhanit.

Sivjet ėshtė viti i tretė pas hyrjes nė fuqi nė Kinė tė "Konventės sė Kornizės pėr kufizimin e duhanit" tė Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė. Shpejtimi i punės sė zbatimit tė kėsaj konvente dhe i ndėrtimit tė rrjetit tė frenimit tė duhanit ėshtė bėrė theksi i punės sė Kinės nė kėtė drejtim. Nė 31 provincat, rajonet autonome dhe qytetet e varura nga Qėndra, do tė bėhet puna vrojtuese pėr tė grumbulluar tė dhėna lidhur me pėrhapjen e duhanit dhe me aftėsinė e kufizimit tė duhanit, nė mėnyrė qė tė rritet aftėsia e kufizimit tė duhanit nė shkallė provinciale. Zonja Gjang Yuan, funksionare e njė sektori pėrkatės tė Pekinit, tha se pas vėnies nė jetė tė rregullores sė re tė sipėrpėrmendur tė Pekinit, numri i duhanpirėsve nė kėtė qytet do tė pakėsohet.

"Mua mė duket se, nė krahasim me vitet e kaluara, atmosfera e kufizimit tė duhanit ėshtė bėrė mė e mirė dhe pjesėmarrėsit nė kėto aktivitete janė shtuar. Shprehia shoqėrore ka filluar tė ndryshojė."

Do tė fillojnė sė shpejti nė Pekin Lojėrat e 29-ta Olimpike. Qeveria kineze i ka premtuar Komitetit Olimpik Ndėrkombėtar "Lojėra Olimpike pa tum duhani" dhe do tė organizojė aktivitete tė ndalimit tė duhanit nė qytetet pėrkatėse. (Zheng)