v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-04-08 20:06:52    
Fshehja e hanxharit nė mes tė buzėqeshjes

cri

Tė dashur dėgjues, nė rubrikėn "Kultura tradicionale kineze" do tė flasim pėr taktikėn "Fshehja e hanxharit nė mes tė buzėqeshjes", taktika e 10-tė nga libri "Tridhjetė e gjashtė skemat strategjike dhe taktike", njė libėr klasik kinez pėr artin ushtarak.

Nė jetėn e pėrditshme, shprehja "Fshehja e hanxharit nė mes tė buzėqeshjes" pėrdoret pėr tė pėrcaktuar njė njeri qė hiqet si njeri modest, i ndershėm dhe i afrueshėm, por nė fakt ėshtė i lig dhe i rrezikshėm. Kurse nė fushėn ushtarake, me kėtė shprehje emėrtohet taktika e mashtrimit dhe vėnies nė gjumė tė kundėrshtarit me mėnyrat politike dhe diplomatike, me qėllim qė tė veprosh befasisht pėr tė fituar nė rrethanat kur kundėrshtari e ndien veten tė kėnaqur nė njė atmosferė miqėsie dhe ka humbur vigjilencėn e gatishmėrinė.

Kyēi i zbatimit tė taktikės "Fshehja e hanxharit nė mes tė buzėqeshjes" ėshtė vėnia nė gjumė e kundėrshtarit, me qėllim qė tė dobėsojė vigjilencėn. Nė lėndėt historike janė shėnuar mjaft shembuj tė zbatimit tė suksesshėm tė kėsaj taktike.

Nė shekulllin e 3-tė tė erės sonė, gjatė periudhės sė Tri Perandorive nė historinė kineze, perandoria Vei, qė ishte mė e fuqishmja, u mundua tė shfaroste perandoritė Vu dhe Shu, qė ishin me potencial relativisht tė dobėt. Prandaj kėto dy tė fundit u detyruan tė formonin njė aleancė kundėr Veit. Madje Liu Bei, monarku i Shu-sė, e mori pėr grua motrėn e Sun Qunait, monarku i Vu-sė. Por megjithatė, edhe midis Liu Beit dhe Sun Quanit shpėrthente luftė shumė shpesh, sepse secili prej tyre kishte ambicie pėr tė krijuar regjimin e vet tė centralizuar. Taktika "Fshehja e hanxharit nė mes tė buzėqeshjes" u pėrdor me sukses edhe nė luftėn midis tyre.

Qyteti Gjingzhou i Shu-sė ishte objekti qė dy tė tjerat synonin ta shtinin nė dorė, sepse kishte pozitė tė rėndėsishme strategjike. Gjenerali i famshėm Guan Yu ishte ngarkuar me detyrėn e mbrojtjes sė kėtij qyteti. Pėr ta vėnė atė nė gjumė, Lu Shyn, komandanti i ushtrisė sė Vu-sė, i dėrgoi Guan Yu-sė njė letėr, nė tė cilėn e ngriti nė qiell, duke shkruar se ai vetė, si njė gjeneral shumė i ri, e respektonte shumė dhe donte tė mėsonte nga pėrvoja e tij. Guan Yu-sė, qė gėzonte famė ndėr tė gjithė komandantėt e tė tri perandorive, iu rrit mendja mė tej. Ai u bind se Lu Shyni nuk pėrbėnte rrezik ndaj qytetit Gjingzhou, prandaj i vuri tė gjitha trupat pėr tė sulmuar perandorinė Vei. Por pikėrisht nė atė kohė, Lu Shyni u mor vesh me Vei pėr tė sulmuar Guan Yu-nė nga dy drejtimet.

Ndėrsa forcat kryesore tė Guan Yu-sė kishin arritur nė vijėn e parė tė frontit dhe kishin filluar luftimet me forcat e Veit, Vu-ja dėrgoi trupat e saj tė mprehura pėr tė marrė qytetin Gjingzhou. Ato u fshehėn nė anijet luftarake, tė kamufluara si anije tregtie, u afruan fshehurazi nė rrugėn lumore, mėsynė befasisht dhe morėn qytetin Gjingzhou me njė tė goditur. Pastaj, njerėzit e Veit e pėrhapėn qėllimisht kėtė lajm nė gjirin e forcave tė Guan Yu-sė, tė cilat u gjendėn menjėherė nė rrėmujė. Tregimi pėr kėtė ngjarje ėshtė ruajtur edhe sot nė popull, e quajtur "Rėnia e Gjingzhout nga pakujdesia". Guan Yu pėsoi disfatėn sepse ra nė grackėn e vėnė nga Lu Shyni, i cili zbatoi taktikėn "Fshehja e hanxharit nė mes tė buzėqeshjes". (Zheng)