v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-04-07 16:51:34    
Kėngėt popullore tė kėnduara nga kėngėtarja e kombėsisė mongole Dedema

cri

dėgjoni

Dedema-ja 60 vjeēare ka lindur nė njė familje blegtori tė qarkut Alashan nė Rajonin Autonom tė Mogolisė sė Brendshme nė veri tė Kinės, prindėrit e saj janė kėngėtarė tė njohur vendorė. Stepa e pafund dhe kullota e bukur ia kanė dhėnė Dedema-sė talentin muzikor. Kur ishte 13 vjeēe, ajo hyri nė ekipin artistik Wulamuqi si njė artiste e vogėl. Nė vitin 1964 ajo u pranua nė Konservatorin e Kinės, ku studioi nė mėnyrė sistematike muzikėn vokale. Pas diplomimit Dedema-ja u kthye nė vendlindje duke filluar karrierėn e saj prej kėngėtareje.

Kėnga qė ndoqėt ėshtė njė kėngė me shije tė theksuar stepe me titull "Kam ardhur nga stepa", kėnduar nga Dedema-ja.

Dedema-ja u bė e njohur mė vonė nė krahasim me moshatarėt e saj. Gjatė 10 vjetėve pas diplomimit ajo punonte si soliste nė Ansamblin e kėngėve dhe valleve tė Mongolisė sė Brendshme dhe nuk tėrhoqi vėmendjen e spektatorėve. Kur ishte 31 vjeēare, nė njė shfaqje nė Guanzhou tė Kinės jugore Dedema-ja kėndoi kėngėn "Stepa e bukur, shtėpia ime" dhe u mirėprit me duartrokitjet e tė gjithė spektatorėve. Zėri i saj kumbues dhe i veēantė, i butė dhe i bukur dhe interpretimi me ndjenja tė pėrzemėrta e bėnė atė tė njohur nė mbarė vendin. Tani le tė shijojmė sė bashku kėngėn "Stepa e bukur, shtėpia ime".

Nė vitin 1982 Dedema-ja erdhi nė Pekin dhe filloi tė punojė nė Ansamblin Qendror tė kėngėve e valleve tė Kombėsive si nsoliste. Duke kombinuar mėnyrėn e kėndimit klasik me atė mongol, ajo ka pėrsosur e zhvilluar pandėrprerė mjeshtėrinė e kėndimit, duke ruajtur veēoritė e kombėsisė ka krijuar gradualisht stilin e vetė tė veēantė artistik. Interpretimi i saj me zė tė bukur dhe me diapazon tė gjerė ka forcė tė fuqishme prekėse artistike. Shumė kėngė tė stilit tė kombėsisė mongole tė interpretuara prej saj janė tė pėrhapura gjerėsisht nė Kinė.

Tė dashur dėgjues, kėnga qė po ndiqni titullohet "Era nė qiell", kėnduar nga Dedema-ja nė gjuhėn han e mongole. Kjo ėshtė njė kėngė e lashtė popullore e kombėsisė mongole, nė vitet 90' tė shekullit tė kaluar, Dedema-ja e interpretoi kėtė kėngė. Kjo kėngė me gjuhė tė thjeshtė e figurative dhe me melodi tė bukur e tė rrjedhshme pėrshkruan qendrimin pėrparimtar e aktiv tė banorėve mongolė pėr jetėn dhe shpreh ėndrrėn e tyre pėr tė ardhmen.

Nė kėngė thuhet: "Nė qiell nuk ka re tė pashpėrndara, nė tokė nuk ka vite tė pavdekshme. Vitet nuk mund tė jenė tė pėrjetshme, ne duhet ta ēmojmė kohėn e bukur. Rrezet e yjeve ndriēojnė qiellin e natės, menēuria e gjelbėron zbrazėtinė e jetės. Le tė hapim krahėt e shpresave, pėr ta pėrqafuar idealin me duart tona."

Pikėrisht nė kohėn kur Dedema-ja kėndonte me gjithė forcėn e shpirtin, fatkėqėsia i ra nė kokė. Nė vitin 1998, Dedema-ja u ftua nė njė koncert tė madh nė Japoni. Kur interpretonte kėngėn e 2-tė, ajo e ndjente veten shumė tė pafuqishme. Atė e zuri hemorragjia cerebrale dhe u paralizua e gjithė pjesa e djathtė e trupit. Por sėmundja nuk e shpartalloi shpirtin e saj, ajo filloi njė luftė tė gjatė dhe tė vėshtirė me sėmundje.

Pas njė mjekimi 9 mujor, nė tetor tė vitit 1999 Dedema-ja u ngrit pėrsėri nė skenė. Ajo tha se pas provave pėr jetė a vdekje, ajo ka pasur njė kuptim tė ri pėr jetėn dhe filloi pėrsėri karrierėn e saj artistik. Nė fund tė vitit 2001, Dedema-ja nxori albumin e saj tė 3-tė me titull "Bariu". Pas njė viti ajo nxori albumin tjetėr me titull "Ēadra e kuqe e Dedema-sė".

Tė dashur dėgjues, kėnga qė ndiqni, titullohet "Bariu". Nė fillim vegla muzikore popullore matouqin ekzekutoi melodinė e shtruar dhe tė thellė, dhe fill pas kėsaj doli kėnga e Dedema-sė me ndjenja tė thella, duke shprehur plotėsisht vėshtirėsitė e jetės shtegtare tė blegtorėve mongolė dhe frymėn e tyre kėmbėngulėse dhe optimiste.

Tani Dedema-ja po aktivizohet pėrsėri nė skenėn e muzikės popullore kineze. Nė vitin 2007 ajo organizoi koncertin recital. Nė fund tė programit do tė dėgjojmė sė bashku kėngėn "Nė mes tė vjeshtės sė kohės".(pina)