v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-04-04 18:40:12    
Soditja e zjarrit duke qėndruar pėrtej lumit

cri
Ju flet radio e Jashtme e Kinės. Tė dashur dėgjues, nė rubrikėn "Kultura tradicionale kineze" do tė flasim pėr taktikėn "Soditja e zjarrit duke qėndruar pėrtej lumit", qė ėshtė taktika e 9-tė nga libri "Tridhjetė e gjashtė skemat strategjike dhe taktike", njė libėr klasik kinez pėr artin ushtarak.

Nė jetėn e pėrditshme, me shprehjen "Soditja e zjarrit duke qėndruar pėrtej lumit" flasim me metaforė pėr atė qė sodit me kureshtje rrezikun e njė tjetri, duke mbajtur duart nė ije. Por nė strategjinė dhe taktikėn ushtarake, kjo shprehje do tė thotė qė, nė raste tė pėrleshjeve tė brendshme nė radhėt e kundėrshtarit, tė mos e mėsyjmė hėpėrhė. Pėrndryshe, ata do tė kundėrsulmojnė bashkarisht, duke i lėnė mėnjanė kontradiktat e brendshme. Nė kėto rrethana, duhet t'i shmangemi dhe tė presim ndodhjen e rrėmujave nė radhėt e kundėrshtarit.

Kjo taktikė u pėrdor shpesh nė luftėrat e lashtėsisė. Njė herė nė periudhėn nga viti 220 deri nė vitin 280 tė erės sonė, vitet e fundit tė dinastisė Han Lindore, kur ushtarakėt rivalizonin pėr tė marrė nė dorė pushtetin, gjenerali Yuan Shao vdiq ngaqė pėsoi njė disfatė fatale dhe dy bijtė e tij filluan pėrleshje me njėri-tjetrin pėr tė marrė nė dorė tė drejtat e komandimit. Cao Cao, qė ishte kundėrshtari i tyre, vendosi t'i mundte ata. Tė dy vėllezėrit Yuan u hodhėn nė prehrin e shtetit Uhuan. Cao Cao mėsyu menjėherė dhe mposhti Uhuanin. Tė dy vėllezėrit Yuan u detyruan tė hidheshin nė radhėt e trupave tė Gongsun Kangut, guvernatori i krahinės Liaodong. Gjeneralėt e Cao Caos sugjeronin qė, duke pėrfituar nga rasti, tė pushtonin krahinėn Liaodong dhe tė kapnin dy vėllezėrit Yuan. Kurse Cao Cao qeshi dhe tha?"Jo! Sė shpejti Gongsun Kangu do tė na dėrgojė kokat e dy vėllezėrve Yuan."Pastaj, duke prirė trupat e tij, u kthye nė Shyēang, qė ishte plasdarmi i tij, dhe filloi tė priste zhvillimin e gjendjes.

Puna ishte se, kur ishte gjallė, Yuan Shao me dy bijtė e tij kishin ambicie tė shtinin nė dorė krahinėn Liaodong, prandaj guvernatori Gongsun Kang dyshonte tek dy vėllezėrit Yuan. Ai e dinte se dy vėllezėrit Yuan u hodhėn te ai sepse kishin mbetur si dy qen pa strehė. Ata mund ta ndihmonin nė pėrballimin e mėsymjes sė mundshme tė Cao Caos. Por, meqė Cao Cao ishte kthyer nė Shyēang, krahina Liaodong nuk kishte rrezik hėpėrhė. Atėherė, t'i mbante dy vėllezėrit Yuan nė Liaodong nuk ishte gjė e flefshme pėr tė, madje ishte diēka e dėmshme, sepse mund tė zemėronte Cao Caon qė kishte forca tė fuqishme. Prandaj ai urdhrėoi qė tė vriteshin dy vėllezėrit Yuan dhe kokat e tyre tė dėrgoheshin nė kazermėn e trupave tė Cao Caos.

Cao Cao e zotėroi mirė gjendjen, duke marrė me mend botėn shpirtėrore tė Gongsun Kangut, prandaj asgjėsoi lehtė forcat e familjes Yuan. Ai zbatoi me pėrpikėri taktikėn "Soditja e zjarrit duke qėndruar pėrtej lumit". Roli i kėsaj taktike mishėrohet edhe nė shprehje tė tjera, si "soditja e kacafytjes sė tigrave duke ndenjur nė kodėr" dhe "soditja e pėrmbysjes sė anijes duke ndenjur nė vilėn Huanhelou". E ngjashme ėshtė edhe shprehja "peshkatari pėrfiton me anė tė kontradiktės sė lejlekut me guaskėn", ku thuhet se njė lejlek futi sqepin pėr tė ngrėnė mishin e guaskės, por, meqė sqepi u shtrėngua nga guaska, tė dy nuk lėviznin dot dhe tė dy u kapėn nga peshkatari. (Zheng)