v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-04-01 18:45:40    
Ndėrmarrja e aksionit nėpėr njė rrugė tė papritur

cri

Taktika "ndėrmarrja e aksionit nėpėr njė rrugė tė papritur" lindi nga njė operacion i njohur i luftės nė Kinėn e lashtė dhe quhet shpesh herė edhe "Shtrirja haptazi e shtigjeve, kalimi fshehurazi nė Ēencang". "Shtigjet" do tė thotė rrugė tė ngushta tė shtruara asokohe me dėrrasa nėpėr shkėmb, ndėrsa "Ēencang" ishte njė distrikt i provincės Shensi tė sotme.

Nė shekullin e 3-tė para erės sonė, korrupsioni nė jetėn politike tė dinastisė Ēin shkaktoi kryengritjen fshatare nė shkallė kombėtare pėr pėrmbysjen e regjimit tė asaj dinastie. Ndėr kryengritėsit, ata tė udhėhequr nga Liu Bang dhe ata tė udhėhequr nga Siang Yu ishin forcat mė tė fuqishme. Liu Bang sulmoi i pari deri nė njė zonė afėr kryeqytetit Ēang-an, mirėpo ai u mund shpejt nga Siang Yu dhe u detyrua tė tėrhiqej nė Hanzhong, qė kishte qenė baza mbėshtetėse e forcave tė tij. Pėr tė mashtruar Siang Yu-nė, duke u tėrhequr, Liu Bang dha urdhrin qė tė digjeshin tė gjitha shtigjet me dėrrasa qė shkonin pėr nė kryeqytet, duke bėrė sikur nuk do tė kthehej mė. Por ai nuk harroi asnjėherė objektivin e tij pėr tė shfarosur forcat e Siang Yusė dhe pėr tė marrė nė dorė pushtetin.

Nė vitin 206 para erės sonė, pasi u rritėn forcat e tiij, Liu Bang dėrgoi gjeneralin Han Sin qė tė matej me Siang Yunė. Han Sin dėrgoi njė numėr ushtarėsh pėr tė rimėkėmbur shtigjet e djegura, duke bėrė sikur do tė sulmonin po nėpėr atė rrugė. Nė tė njėtėn kohė, ai dėrgoi forcat kryesore qė, duke kaluar nėpėr distriktin Ēencang, tė bėheshin gati pėr tė sulmuar Siang Yunė. Tė mashtruara nga dukuria false, forcat kryesore tė Siang Yusė u pėrqendruan nė kėshtjellat nėpėr ish-shtigjet me darrasa. Kėshtu, forcat e Liu Bangut, qė kaluan nėpėr Ēencang, sulmuan befasisht, fituan mbi forcat kundėrshtare dhe, mė tej, marshuan drejt kryeqytetit, duke dhėnė kontribut tė rėndėsishėm pėr ribashkimin e vendit dhe pėr shpalljen e dinastisė Han.

Njė taktikė e ngjashme u zbatua edhe nė luftėn moderne. Nė vitin 1800, nė operacionin e dytė nė Itali, pėr tė kaluar grykėn Grand Saint Bernard tė Alpere, qė ndodhen nė kufirin Itali-Zvicėr, Napoloni pėrhapi informatėn false se gjoja Franca formoi njė repart tė fortė nė zonėn Dijon afėr kėsaj gryke, por nė fakt ai thoshte vetėm pėr 7 a 8 mijė ushtrarė, shumė prej tė cilėve ishin tė plagosur. Kur mori informatėn, kryekomandanti i trupave austriake tha se Napoloni bėri kėtė vetėm pėr tė mashtruar dhe qėllimi i tij i vėrtetė ishte qė tė sulmonte Genovėn nė Italinė jugore. Prandaj kryekomandanti austriak humbi vigjilencėn. Mė pas, dhjetėra mijėra trupa tė Napononit u pėrqendruan fshehurazi nė zonat kufitare tė Francės, kaluan me sukses Alpet nėpėr grykėn Grand Saint Bernard dhe hynė nė prapavijėn e trupave austriake. Napoloni zbatoi nė mėnyrė krijuese njė taktikė tė ngjashme me taktikėn "Shtrirja haptazi e shtigjeve, kalimi fshehurazi nė Ēencang". Ai mashtroi me sukses kundėrshtarin duke bashkuar "shtrirjen haptazi" dhe "kalimin fshehurazi". (Zheng)