v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-03-28 18:57:31    
Trillimi i qenies nga hiēi

cri

Shprehja "Trillimi i qenies nga hiēi" ka ardhur nga "Libri i moralit", vepėr e filozofit kinez i lashtėsisė Laoci, qė ėshtė vepėr klasike e taoizmit, njė shkollė akademike dhe fe e Kinės sė lashtė. Nė kėtė libėr thuhet se "Ēdo gjė nė Tokė vjen nga qenia dhe ēdo qenie vjen nga hiēi". "Qenia" dhe "hiēi", si kategori filozofike, sjellin nė dritė ligjin e vartėsisė reciproke dhe tė ndryshimit reciprok tė gjėrave.

Nga kuptimi leksikor, "qenia" do tė thotė ekzistencė dhe "hiēi" do tė thotė asgjė. Ndėrsa nė taktikėn "Trillimi i qenies nga hiēi", "qenia" tregon gjėnė e vėrtetė dhe reale, kurse "hiēi" tregon gjėnė e falsifikuar dhe tė zbrazėt. Kuptimi origjinal i taktikės "Trillimi i qenies nga hiēi" ėshtė falsifikimi i gjėsė sė paqenė pėr tė mashtruar kundėrshtarin, qė tė arrij qėllimin duke shfrytėzuar gabimin e kundėrshtarit nė gjykimin e situatės dhe nė veprim. Zbatimi i kėsaj taktike nė fushėn e betejės kėrkon shumė kujdes.

Nė kapitullin e 36-tė tė romanit klasik kinez "Tri perandoritė", pėrshkruhet nė mėnyrė tė gjallė njė tregim i pėrdorimit tė kėsaj taktike. Njė shembull tjetėr interesant nė kėtė drejtim ka qenė luftimi pėr mbrojtjen e qytetit Yongqiu nė shekullin e 8-tė tė erės sonė, nė kohėn e dinastisė Tang. Linghu Ēao, gjeneral i dinastisė Tang, u rebelua dhe filloi njė luftė antiqeveritare. Njė ditė, trupat rebele tė komanduara prej tij rrethuan qytetin Yongqiu dhe u bėnė gati tė sulmonin. Gjenerali Zhang Xun kishte pėr tė mbrojtur qytetin, po atij i mungonin armė, prandaj vuri nė jetė taktikėn e "Trillimi i qenies nga hiēi". Me urdhrin e tij, ushtarėt qeveritarė bėnė 1000 njerėz falsė prej kashte, i veshėn me uniforma tė zeza dhe i lėshuan me litarė nga muri i qytetit. Rebelėt kujtuan se ushtarėt qeveritarė filluan aksionin pėr tė thyer rrethimin, prandaj sulmuan due qėlluar me shigjeta. Nė kėtė mėnyrė, gjenerali Zhang shtiu nė dorė 100 mijė shigjeta. Mė pas, ai lėshoi me litarė disa ushtarė nga muri i qytetit. Rebelėt qeshėn pasi panė, sepse kujtonin se gjanerali Zhang mashtronte pėrsėri. Kėshtu, ai zgjodhi 500 ushtarė trima, qė zbritėn natėn me litarė nga muri i qytetit, sulmuan befasisht kazermėn e rebelėve dhe dogjėn perdet e kazermės. Trupat rebele ikėn me tė katra dhe u tėrhoqėn disa kilometra larg.

Nė pėrgjithėsi, nė taktikėn "Trillimi i qenies nga hiēi", "hiēi" ėshtė njė dukuri e falsifikuar vetėm pėr tė mashtruar kundėrshtarin dhe "qenia" ėshtė qėllim i vėretė i fshehur nėn dukurinė e falsifikuar. Tani edhe disa tregtarė pėrdorin shpesh herė kėtė taktikė gjatė konkurrencės sė ashpėr nė treg pėr tė mashtruar kundėrshtarin tregtar, nė mėnyrė qė tė arrijnė qėllimin e vet pėr tė nxjerrė sa mė shumė fitime. Por, po tė themi nga kėndvėshtrimi i moralit, pėrdorimi i kėsaj taktike nė tregti mund tė sjellė dyshimin pėr konkurrencė tė padrejtė. Prandaj ata duhet tė jenė shumė tė kujdesshėm dhe tė matur, po tė pėrdorin kėtė taktikė nė tregti. (Zheng)